Ymer Shkreli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ymer Shkreli[1] lindi në vitin 1945 në Shkrel të Rugovës. Është shkrimtar shqiptar, dramaturg, prozator, poet, radio-dramaturg dhe skenarist filmash. Është një ndër shkrimtarët më të njohur shqiptarë.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ymer Shkreli lindi në Shkrel të Rugovës më 1945. Shkollën Fillore ai e kreu në Haxhaj, shkollën normale në Prishtinë. Pak kohë punoi si mësues në Rugovë. Studioi Gjuhë e letërsi në Prishtinë. Shkroi një numër të madh romanesh, dramash e poezish për të rritur.

Ishte redaktor i Rilindjes për fëmijë dhe momentalisht jeton në Zvicër.

Botime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dramat: „Alter Ego”, monodramë, botoi revista „Fjala” nr 9 / 1969, Prishtinë „Hotel Kashta”, komedi, realizoi Teatri Popullor, 1975, Prishtinë „Trilogji ilire”, (tri drama: Pirrua, Teuta, Genci), botoi „Rilindja”, 1977, Prishtinë „Kërrasin sorrat mbi qytet”, botoi revista „Jehona” nr. 4 - 5 / 1978, Shkup „Meshari”, botoi revista letrare „Jeta e Re” nr. 5 - 6 / 1978 dhe 1 - 2 / 1979, Prishtinë „Shthurja”, botoi revista letrare „Jeta e Re” nr. 2 / 1982, Prishtinë „Zeka i Zi udhëton për në Babilon”, botoi „Rilindja”, 1984, Prishtinë „Teatri plak”, (katër drama: No Pasaran, Roja e shiut, Nëna shkon në parajsë, Teatri i vogël i Deli Ukës), botoi „Rilindja”, 1987, Prishtinë „Trilogjia e re”, (tri drama: Ulpiana 516, Shpend Sokoli i Sokol Shpendit, Paradoksi), botoi „Rilindja”, 1990, Prishtinë „Heronjtë e kombit”, farsë, Teatri „Dodona”, 1993, Prishtinë „Shqiptari me duar në xhepa”, monodramë, realizoi SHTF „AKT”, 1997, Prishtinë „Prometheu”, monodramë, realizoi Arnelproduction, 2012, Tetovë

Romanet: „Vjeshta e vdekur”, në vazhdime në „Flaka e vëllazërimit”, 1971, Shkup „Njeriu në bisht”, botoi „Rilindja”, 1975, Prishtinë „Vdekja në ajër të pastër”, botoi „Rilindja”, 1976, Prishtinë „Bima e dreqit”, tregime, botoi „Rilindja”, 1981, Prishtinë „Pikëpjekja”, botoi „Rilindja”, 1982, Prishtinë „Rapsodi kosovare”, (katër romane: Kali i Trojës, Heroi në gjumë, Shpendkeqja, Zeka i Zi), botoi „Rilindja”, 1986, Prishtinë „Doracak për tjetër botë”, botoi „Jeta e Re”, nr. 4 - 5 - 6 / 1986, Prishtinë „Ura e xhehnemit”, botoi „Rilindja”, 1989, Prishtinë „Azgal”, botoi „Rilindja”, 1993, Prishtinë

Poezitë: „Ditari i hajnit”, botoi „Rilindja”, 1971, Prishtinë „Romanella”, botim i autorit, 1974, Mitrovicë „Febris”, botoi „Rilindja”, 1975, Prishtinë „Kërkoj dënim me vdekje”, botoi „Flaka e Vllaznimit”, 1978, Shkup „Balcanica”, poemë, botoi „Rilindja”, 1980, Prishtinë

Për fëmijë: „Hana po shkon nuse”, tregime, botoi „Rilindja”, 1969, Prishtinë „Princesha e Dukagjinit”, poemë, botoi „Rilindja”, 1970, Prishtinë „Kthema pranverën time”, poezi, botoi „Rilindja”, 1972, Prishtinë „Princi i Bjeshkëve të Nemura”, poemë, botoi „Rilindja”, 1975, Prishtinë „Bali Katravella”, roman humoristik, botoi „Rilindja”, 1978, Prishtinë „Ditari i Lec Pazhecit”, poezi, botoi „Rilindja”, 1979, Prishtinë „Poezi të zgjedhura”, lektyrë shkollore, botoi Enti i teksteve, 1983/1999/2003/2012/..., Prishtinë „Lec Pazheci: Autobiografia”, ditar humoristik, botoi „Rilindja”, 1990, Prishtinë

Radiodrama: „Bute Bardhi”, Radio Prishtina, 1975 „Lulja e këputur”, Radio Prishtina, 1978 „Rrushja e Rexhës në fund të livadhit”, Radio Prishtina, 1979 „Ekzodus”, Radio Prishtina, 1979 „Rexha i Lokës në grazhd të kalit”, Radio Prishtina, 1980 „Lulja e ndryshkur”, Radio Prishtina, 1982 „Kurtha për një pikë lot”, Radio Prishtina, 1987 „Letra pa adresë”, Radio Prishtina, 1988 „Mjegulla”, Radio Prishtina, 1988 „Shkretëtira”, Radio Prishtina, 1988 „Fundi i lojës”, Radio Prishtina, 1989

Për TV e film: „Turbullira në Bukramira”, lojë televizive për fëmijë, realizoi TVP, 1977, (regjia: N. Istrefi) „Ditari i Lec Pazhecit”, serial televiziv për fëmijë, realizoi TVP, 1978, (regjia: F. Imeri) „Kur pranvera vonohet”, skenar në bashkautorësi me Azem Shkrelin, e realizoi „Kosovafilm”, 1979, Prishtinë (regjia: E. Kryeziu) „Megjithatë, toka është e rrumbullakët”, lojë televizive për fëmijë, realizoi TVP, 1986, (regjia: L. Daka) „Maçoku Bum - Bum shetitë botën në gjumë”, lojë televizive për fëmijë, realizoi TVP, 1981 (regjia N. Matoshi)

Në skenat teatrore: „Alter Ego”, Teatri gjysmëprofesional, 1975, Prizren (regjia: S. Prekazi) „Hotel Kashta”, Teatri Popullor, 1975, Prishtinë (regjia: L. Millosheviq) „Genci”, Teatri Popullor, 1979, Prishtinë (regjia: B. Sahatçiu) „Turbullira në Bukramira”, për fëmijë, Teatri i Pakicave, 1981, Shkup (regjia: D Vellanoski) „Roja e shiut”, Teatri Popullor, 1982, Prishtinë (regjia: F. Hysaj) „Pirrua”, Teatri Popullor, 1983, Gjakovë (regjia: A. Sopi) „No Pasaran”, Teatri Popullor, 1984, Prishtinë (regjia: F. Hysaj) „Zeka i Zi udhëton për në Babilon”, Teatri i Pakicave, 1985, Shkup (regjia: F. Hysaj) „Teatri i vogel i Deli Ukës”, Teatri Popullor, 1986, Prishtinë, (regjia: A. Sopi) „Nëna shkon në parajsë”, Teatri Popullor, 1987, Prishtinë (regjia: B. Sahatçiu) „Shpend Sokoli i Sokol Shpendit”, Teatri Populllor, 1990, Prishtinë (regjia: I. Qosja) „Letra pa adresë”, monodramë, Teatri „Dodona”, 1992 (regjia: M. Qena) „Heronjtë e kombit”, groteskë, Teatri „Dodona”, 1993, Prishtinë (regjia: F. Begolli) „Shqiptari me duar në xhepa”, monodramë, realizoi SHFK „AKT”, 1997, Prishtinë (regjia: I. Qosja) „Zeka i Zi”, Teatri Kombëtar, 2007, Prishtinë, (regjia I. Qosja) „Prometheu”, monodramë, ARNEL Production, 2013, Tetovë (regjia: E. Xani)

Përkthime e përpilime: D.Eriq: „Bilbili e dielli”, poezi për fëmijë, botoi „Rilindja”, 1969, Prishtinë S.Mrozhek: „Tango”, dramë, botoi „Rilindja”, 1977, Prishtinë S.Bellou: „Viktima”, roman, botoi në vazhdime gazeta „Rilindja”, 1977, Prishtinë G.G.Markez: „Kobi i zi”, roman, botoi në vazhdime gazeta „Rilindja”, 1978, Prishtinë S.Bullajiq: „Shalajko”, roman për fëmijë, botoi „Rilindja”, 1979, Prishtinë E.L.Modoukroft: „Dejvi Kroket”, roman për fëmijë, botoi „Rilindja”, 1980, Prishtinë K.Hamsun: „Uria”, roman, botoi në vazhdime gazeta „Rilindja”, 1981, Prishtinë V.Sarojan: „Babë, ti je i krisur”, roman për fëmijë, botoi „Rilindja”, 1982, Prishtinë A.Hoziq: „Shoku Kokërrmel”, roman për fëmijë, botoi „Rilindja”, 1982, Prishtinë „Përralla në shkallë, dukati në ballë”, 33 përralla shqipe, botoi „Rilindja”, 1981, Prishtinë „77 përrallat e botës”, botoi „Rilindja”, 1982, Prishtinë „Nastradin Hoxha”, anekdota, botoi „Rilindja”, 1988, Prishtinë

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2021. Marrë më 20 dhjetor 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]