Yuna Ito

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Gjendeni te artikulli Yuna. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.
Yuna Ito
Yuna Ito
Yuna Ito
Informacione
Prejardhja Havai, Sh.B.A
Zhanri J-Pop
Label Sony Music
Vite aktiv 2005-2006-2007 - dhe në vazhdim


Yuna Ito (伊藤由奈, Itō Yuna / sqt Juna Ito) është një aktore, modele dhe këngëtare j-pop japoneze. E lindur më 20 shtator 1983, në Hawai, ajo është një këngtare premtuese për të ardhmen, me talent kryesisht në muzikë. Në fillimet e gjimnazit, fill pas fitimit të çmimit "Brown Bags" (konkurs në rreth kombëtar), ajo do të lidhte kontratë me Sony Music. Pas kontratës, ajo do të shkonte në Japoni ku do të fillonte karrierën e saj si këngëtare j-popi.

Më pas ajo do të përfshihej edhe në kinematografi. Në filmin "NANA the Movie", ajo do të luante rolin e Serizawa Reira. Mbas filmit, Yuna do të mënjanohej për një kohë të konsiderueshme nga publiku, për të arritur suksesin me albumin e saj single, të nxjerrur në Japoni, në shtator të 2005, "Endless Story".

Nga 4 tetori i 2005-ës deri më 28 mars të 2006-ës, Yuna ishte drejtuesja e një radio-show e ideuar nga ajo vetë. Ky radio-show, titullohej Journey dhe transmetohej në stacjonin Tokjo InterFM. Emisjoni në radio do të ndërprehej për shkak se Yuna nuk mund të gjente kohën e mjaftueshme për t’a drejtuar atë. E zënë me promovimin e këngëve dhe intervistave të shumta ajo do të hiqte dorë nga emisioni në radio përfundimisht. Me sa duket, Yunës do t’i mungonte puna në radio dhe stafi me të cilin punonte. Gjithmonë sipas saj, ajo do të dëshironte të mund të rifillonte punën atje dhe të komunikonte edhe një herë me adhuruesit e saj.

Single dhe Albume[redakto | redakto tekstin burimor]

Puna Artistike e Yuna Itos do të ishte një punë e frytshme gjithashtu. Yuna do të nxirrte në shitje një album këngësh më 24 janar të 2007-ës, me titull Heart (Zemra). Albumi do të korrte sukses, me një shitje prej 477 622, një numër ky që ndryshon vazhdimisht pasi ai akoma vazhdon të shitet në tregjet e muzikës. Albumi do të vinte pak më vonë se single-at, të cilët gjithashtu kishin korrur sukses më parë. Më poshtë paraqiten single-at sipas rradhës të daljes së tyre në shitje.

Albumi Të dhëna
Endless Story
Endlessstory.jpg
  • Data e lëshimit: 7 shtator 2005
  • Përfshirë në Albumin: Heart.
Faith / Pureyes
Faithpureyes.jpg
  • Data e lëshimit: 1 mars 2006
  • Përfshirë në Albumin: Heart.
Precious
Precious.jpg
  • Data e lëshimit: 3 maj 2006
  • Përfshirë në Albumin: Heart.
Stuck on you
Stuckonyou.jpg
  • Data e lëshimit: 9 gusht 2006
  • Nuk përfshihet në asnjë album.
Losin'
Losin.jpg
  • Data e lëshimit: 6 shtator 2006
  • Përfshirë në Albumin: Heart.
Truth
Truthyuna.jpg
  • Data e lëshimit: 6 dhjetor 2006
  • Përfshirë në Albumin: Heart.
I'm Here
Imhere.jpg
  • Data e lëshimit: 14 mars 2006
  • Përfshirë në Albumin: TBA.

Çmime[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Artistja më e mirë në moshë të re - Hiti më i mirë Kayousai më 21.11.2005
  • Artistja më e mirë në moshë të re - Japan Cable Awards më 17.12.2005
  • Special Award fituar me filmin NANA - Japan Record Awards çmimi i 47-të fituar më 31.12.2005
  • Artistja më e mirë në moshë të re - Japan Gold Disc Awards më 9.3.2006
  • Gold Artist Award - Hiti më i mirë Kayousai më 2006, 20.11.2006
  • Artistja më e mirë e zgjedhur nga publiku - Yusen Taishou çmimi i 39-të fituar më 16.12.2006

Filma[redakto | redakto tekstin burimor]

  • NANA -the movie- - në rolin e REIRA-s (Serizawa Reira më 2005)
  • NANA II - në rolin e REIRA-s (Serizawa Reira më 2006)

Hollësira[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Grupi i gjakut të saj është A.
  • Notat e saj në gjimnaz ishin gjithmonë shumë të larta. Mbase kjo një arsye se nëna e saj nuk donte që ajo të bëhej këngëtare.
  • Yuna ishte në të njëjtën klasë me Angela Aki, një tjetër kauntautore e njohur në Japoni.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]