Zëra nga burime të nxehta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Zëra nga burime të nxehta" tregime me Autor Sabri Godo. Shtëpia Botuese "Tirana Times", viti i botimit 2009. Faqet e librit 208. ISBN 978-99956-771-7-6

Mbi librin

"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë. Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepra që janë shkruar pa pasur në krahun e majtë "rregulloren" e realizmit socialist, me heroin pozitiv, partishmërinë, tendenciozitetin klasor e të tjera.

Dhe kjo sepse ka ekzistuar një letërsi e së vërtetës, thjesht realiste dhe pa bishtra të tjera, një letërsi e të vërtetave të historisë, të luftës e madje edhe të aktualitetit. Është në nderin e studiuesve dhe të botuesve që të shpluhurosin vlerat e fjetura që ta kthejnë fytyrën edhe ndaj tyre. "Zëra nga burime të nxehta" e Godos e pohojnë këtë kërkesë më së miri.