Zagoll Shehu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zagoll Gani Shehu (1924-2013) ishte Veteran i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, shkrimtar dhe patriot.

Jeta deri ne Luftën e Dytë Botërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zagoll Shehu lindi më 15 janar 1924Bënçë të Tepelenës, në një familje fetare me tradita patriotike e atdhetare dhe vdiq në 10 dhjetor 2013 në Tepelenë. Zagolli që në momentet e para të LANÇ jo vetëm që e përkrahu atë, por dha ndihmesën e tij me pushkë në dorë. Doli partizan në çetën partizane Ismail Kaso e më pas në batalionin Baba Abaz, brigada e VI-të sulmuese. Për meritat e tij në dyluftim me pushtuesin nazi-fashist, shpirtin e tij luftarak, guximin, trimërinë e dashurnë për shokët shtabi i LANÇ për periudhën 1943-1945 i ngarkoi detyra të ndryshme, të cilat e kreu me devotshmëri. Luftoi edhe përtej kufijve shqiptarë, në VishegradJugosllavisë, më 9 maj 1945. Gjatë luftës ishte Zv. komandat çete si dhe komandant kompanie në batalionin Baba Abaz.

Periudha e luftës ishte një shkollë praktike për të, gjatë të cilës njohu artin ushtarak, të cilin e përvetësoi më mirë pas çlirimit, duke punuar si oficer ne Ushtrinë Popullore. Në vitet 1947-1948 studioi në Shkollën UshtarakeTiranë.

Detyra pas Luftës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Shef i zbulimit të kufirit verior të Republikës së Shqipërisë gjatë viteve 1948-1950.
  • Komandant divizioni i zbulimit të kufirit verior të Republikës së Shqipërisë gjatë viteve 1950-1952.
  • Shef operativ i divizionit të V-të të Labërisë në Gjirokastër gjatë viteve 1952-1955.

Pas lirimit nga detyra vendoset përfundimisht me gjithë familjen në qytetin e Tepelenës. Në jetën civile punon si kryetar i Komitetit të Këshillit Popullor në qytetin e Tepelenës, ekuivalent i kryetar bashkie në ditët e sotme.

Aktiviteti publicistik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Kolektivizimi i bujqësisë në Bënçë 1957
  • Feja Myslimane shek. XIV-XVI 1967
  • Fisi i Shehatëve në Bënçë 1959-1990
  • Të njohim Bënçën dhe banorët e saj (përgatiti)

Publicistika e Zagollit mbi vendlindjen e tij, janë një material i vyer për njohjen e traditave dhe zakoneve bënçiote gjatë shekujve, është një mesazh për brezat e ardhshëm. Këto libra kanë vlera historike për të njohur fshatin dhe popullin e Bënçës. Biblioteka e tij është e pasur, në të gjenden shkrime e kujtime historike që kanë vlera historike, si për banorët e Bënçës edhe për Tepelenën.

Burime të dhënash[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Zagoll Gani Shehu- Fazilet Kora