Zana Frashëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zana Frashëri studimet për muzikë i filloi për kanto në Liceun Artistik, ku mësoi katër vjet. Pas këtyre katër viteve për kanto klasike dhe solfezh konkurroi për Institutin e Arteve (sot Universitetit i Arteve) për këtë degë. I del e drejta e studimit për në Rumani por me ndërprerjen e marrëdhënieve i përfundon studimet me pedagogun Gjoni Athanas, një nga tenorët e TOB. Në vitin 1977 mbaroi studimet. Më vonë ka fituar një bursë nga Universiteti Santa Çiçilia në Romë të Italisë ku studioi në vitet 1985-87 në fushën pedagogjike.