Zef Valentini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fotoporteti
P. Zef Valentini
Emri Giuseppe
Mbiemri Valentini
Lindur më 1 korrik, 1900
Lindur në Padovë, Italia
Vdiq më 16 nëntor 1979
Vdiq në Milano
Kombësia italian
Profesioni arsimtar, botues, historian
Mirënjohje
Urdhëri i Skënderbeut

Zef Valentini (it. Giuseppe Valentini; Padova, 1 korrik 1900 - Milano, 16 nëntor 1979) ka qenë prift, albanolog dhe bizantinist italian.[1][2][3] Me punimin shumëvëllimësh Acta Albaniae Veneta mori famë ndërkombëtare.[4] Për kontributin në kulturën dhe historinë e kombit shqiptar, Presidenti i Republikës Bamir Topi e nderoi postum me dekoratën e mirënjohjes Urdhëri i Skënderbeut.[5]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Padova më 1 korrik 1900, fëmija i parë i Alberto dhe Margherita Olivetto;[3] i ati ishte me zanat mermerpunues, ndërsa e ëma qe aq fetare sa edhe djalin e dytë e dorëzuan tek françeskanët.[6][4] Më 4 nëntor të vitit 1910 nisi studimet në Seminarin Ipeshkvnor e vendlindjes, por nga temperamenti dhe ligështitë e shëndetit që kishte, i dha mësim privat vetë rektori i Seminarit, Imzot Gaetano Sartori.[6] Për gjashtë vite, Valentini nxuri me Sartorin në Crespano del Grappa.[6][7] Sartori e përcolli edukimin e Valentinit deri në maturë më 1918.[6]

Shërbeu për gjashtë muaj në ushtrinë italiane në Pallatin Mbretëror të Kazertës (Caserta). Gjatë muajve mars-korrik të 1919 përfundoi studimet teologjike. Më 4 nëntor 1919, filloi rishtarinë në Gorizia, pranë Urdhërit të Jezuitëve. Pas dy vitesh rishtarie dhe një viti studimi pranë jezuitëve, shkoi për herë të parë në Shkodër në shtator të vitit 1922, si student në Kolegjin Saverian.[8]

Gjuhën shqipe, të cilën kishte filluar ta mësonte që në Gorizia, e nxuri më tej me gramatikën e Busettit.[9] Pas dy viteve në Shkodër, u kthye në Chieri ku në vitet 1924-1926 studioi filozofi.[8]

Më 1928 Valentini u kthye përsëri në Chieri ku studjoi teologji dhe mbaroi kurse të specializuara të organizimit jezuit. U shugurua prift më 15 korrik të vitit 1930 dhe më 1932 laureoi për teologji. Pas përfundimit të studimeve u kthye sërish në Shkodër, ku qe aktiv edhe në shtyp ndër të përkohshmet Lajmtari i Zemrës së Krishtit dhe Leka. Nisi të jepte mësim në Kolegjin Saverian në lëndët greqisht, latinisht, italisht, letërsi, gjimnastikë, religjion, histori e natyrës dhe muzikë. Vitin akademik 1934/35 dhe pas 1935 u vendos "përfundimisht" në Shkodër.[8] Pas kthesës së shtetit shqiptar ndaj shkollave minoritare,[10] kahja e politikave arsimore të shtetit shqiptar po diferencohej ndaj institucioneve arsimore të klerit katolik,[11] Valentini u bë mbrojtës i zëshëm i pavarësisë së shkollave katolike në përgjithësi dhe atyre jezuite e Kolegjit Saverian në veçanti.[12]

Në kohën e pushtimit italian u emërua anëtar Institutit të Studimeve Shqiptare më 5 dhjetor 1940,[13] më 1941 u vendos në Tiranë, ku u caktua edhe sekretar i këshillit të Institutit.[14] Me ardhjen e trupave gjermane më 1943,[8] u largua drejt Romës, vijoi punët në Institutin Oriental Papnor.[14]

Vjeshtën e 1946 i ftuar nga kardinali Schuster në Milano, iu besua drejtimi i revistës katolike Letture.[4] Gjatë viteve në vijim, ushtroi dhe detyrën e “Presidente dell’Associazione Internazionale delle Riviste Cattoliche di Critica Letteraria,” si dhe emërohet: “Presidente dell’Associazione Cattolica dei preti scrittori,” pastaj mori detyrën e “Assistente Generale dell’Unione Librai Cattolici Italiani.” etj. Valentini gjeti mbështetjen e kardinalit Montini, më vonë Papa Pali VI.

Pas vdekjes së Petrottës,[15] më 15 dhjetor 1955 mori ndër duar drejtimin e Katedrës së Gjuhës e të Letërsisë Shqipe pranë Universitetit të Palermos, që u bë një nga kështjellat e kulturës së vërtetë shqiptare jashtë Shqipërisë. Ndërkaq vijoi të drejtonte edhe Katedrën e Filologjisë Bizantine dhe atë të Letërsisë së Lashtë të Krishterë.[5] Pas kontributit të tij ndaj studimeve mbi arbëreshët, në mes të viteve ’60 i kërkoi Kongregacionit Shenjt mbi Kishat Lindore që të kalonte në ritin bizantin.[14] Më 1969 botoi “Domus Ecclesiae” mbi arkitekturën e kishave të hershme bizantine.[4]

Më 1975 doli në pension dhe pas një viti u shtrua në klinikë,[4] në përkujdesjen e murgeshave.[16] Vijoi të bashkëpunonte me revistën “Letture” dhe të studionte ikonat bizantine. Më 5 nëntor 1979 përkujtoi në dhomën e spitalit 60-vjetorin e jetës si rregulltar jezuit me një Meshë në gjuhën latine, të kremtuar nga Eprori i Shoqërisë dhe tre jezuitë, që punonin për botimin e “Letture”.[4]

Natën ndërmjet 15 e 16 nëntorit gjendja e tij shëndetësore u rëndua. Sivëllezërit jezuitë e morën në shtëpi, ku ndërroi jetë më 16 nëntor, në orën 13.[4]

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një bibliografi që ka bottuar te "Leka" më 1936, e ka nënshkrar me pseudonimin Zalvini, pseudonim që e ka përdorur edhe ndër artikujt e botuar te "Hylli i Dritës" dhe "Lajmëtari i zemrës s'Krishtit". Ndërsa shkrimet e tjera po tek e përkohshmja "Leka" gjatë viteve 1939-43 kapërdorur inicialet e veta A.Z.V.S.J.[17]

Historiografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me rastin e 50 vjetorit të Kolegjit Saverian në Shkodër, i kushtoi veprën e tij të parë “Kolegja Saveriane ndër 50 vjetët e para 1877/´78-1927/´28”, botuar shqip në Shkodër më 1928 dhe italisht në Chieri më 1929.[14] Gjatë studimeve, ndërmori kërkime në Arkivin Qytetas të Padovës më 1932, Arkivin e Ambasadës Spanjolle pranë Selisë Shenjte,[4] Arkivin e Shtetit në Romë dhe Arkivin e Vatikanit në vitet 1935-1938,[15] më 1939 të Napolit, më 1942 kur ishte inspektor i Arkivit të Korfuzit,[18] si dhe dendur atë të Venedikut.[15]

Drejtoi revistën Leka nga 1932 - përpos kur më 1934/35 e zëvendësoi sivëllau Dajani - deri më 1943. Me Valentinin historiografia shqiptare pati një përmirësim cilësor.[19] Botoi artikuj kritike letrare si dhe përkthime të veta, Poliecte i Corneille në prozë të ritmuar, Saul i Alfierit me metrikën e origjinalit në italisht dhe një biografi të Garcia Moreno. Gjithashtu botoi një traktat mbi metrikën shqipe, të cilin ia dha Ministrisë së Arsimit, por nuk mund ta botonte për t'u përdorur në shkollat e kohës nga trazirat që ngjanë në vitet 1943-44.[20]

Në bashkëautorësi me sivëllaun Cordignano, përpiluan Ese mbi një regjistër historik të Shqipërisë (it. Saggio di un regesto storico dell'Albania) i cili u botua nga 1937 deri më 1940, mbulon historiografinë e viseve shqiptare nga viti 1000 deri më 1568, u premiua nga Akademia Mbretërore Italiane me një financim.[21]

Gjuhësi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmonte ndër mësuesit e vet të gjuhës shqipe Mark Harapin, Mustafa Krujën, Gjon Karmën, Ndre Mjeden, Injac Zamputin, Karl Gurakuqin dhe Aleksandër Xhuvanin.[22] Botoi tek revista Leka artikuj të shumtë mbi qasjen ndaj gjuhës, ku theksonte vlerësimin, pasurimin dhe pastaj bashkim i dy dialekteve.[23] Më tej, interesimin e tij mbi gjuhësinë shqiptare e vijoi me artikuj të shumtë tek Shêjzat.[24]

Trashëgimia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me botimin e Acta Albaniae Veneta mori famë ndërkombëtare, aq sa Camaj kumton se në mjediset historiografike gjermane bëri mjaft bujë publikimi. Bartl çmonte se po të vazhdonte përpjekja e hershme e Valentinit për t'i bërë një kronologji historisë shqiptare, do të ishte një mjet ndihmës i madh.[25]

Në historiografinë shqiptare gjatë regjimit komunist (nga Rakip Beqaj) u trajtua si përfaqësues i ideologjisë fashiste, bashkëpunëtori më i ngushtë i Krujës dhe i Koliqit.[26]

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historiografike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • “Kolegja Saveriane ndër 50 vjetët e para 1877/´78-1927/´28”
  • “Kronologji mbi historinë e Shqipërisë nga viti 313 e deri në shekullin XIII”
  • “Akte shqiptaro-veneciane të shekujve XIV-XV”

Antropologji[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përkthime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Garcia Moreno, Biografi, prej frëngjishtes, 1932.[27]
  • Pierre Corneille, Polieucte, tragjedi, përkthim së bashku me Injac Zamputin, 1936.[28]
  • Vittorio Alfieri, Sauli, tragjedi, përkthim me Zamputin.[28]
  • Ungjilli simbas Sh'Markut, përkthim i komentuar në dorëshkrim, 1944. Humbur nga sekuestrimet e regjimit komunist.[29]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Padre Giuseppe Valentini S.J. (1900–1979): Albanologo e bizantinista. Vita e opere". jesuitonlinebibliography.bc.edu (në italisht). Marrë më 24 shtator 2019.
  2. ^ Capizzi, Carmello (2001). La civiltà bizantina (në italisht). Editoriale Jaca Book. fq. 41. ISBN 9788816431133.
  3. ^ a b Ndreca, Ardian (2020). "Valentini, Giuseppe". treccani.it (në italisht).
  4. ^ a b c d e f g h "Atë Zef Valentini SJ: Ndihmesa e misionarit jezuit për kulturën shqiptare". archivioradiovaticana.va. 15 nëntor 2013.
  5. ^ a b "Albania. Onorificenza alla memoria di Padre Valentini". news.gesuiti.it (në italisht). 8 maj 2012.
  6. ^ a b c d Pisani, Caterina (2016). "Pagine di Albania. Padre Giuseppe Valentini S.J., Albanologo e Bizantinista" (në italisht). ISBN 9788892570269. Marrë më 24 shtator 2019.
  7. ^ Kulla, Ndriçim (30 janar 2014). "Studiuesi italian që punoi për Shqipërinë: një udhëtim kulturologjik në rrugët e Padovas, vendlindja e albanologut të shquar At Zef Valentini". Shekulli. Nr. 4214. fq. 18–19. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2019. Marrë më 24 shtator 2019.
  8. ^ a b c d Peters, Markus W. E. (2016). Shtëpia botuese më e vjetër e Shqipërisë dhe kontributi i saj për Lëvizjen Kombëtare, arsimimin dhe kulturën. Tiranë: Qendra Botuese Shoqata e Jezuitëve. fq. 534. ISBN 9789928433312.
  9. ^ Kazazi, Lindita (2014). "Pikëtakime dhe ndikime të italishtes (punim doktorature)" (PDF). fq. 105. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2019. Marrë më 24 shtator 2019.
  10. ^ Bello, Hasan (2019). Shqipëria, Kisha katolike dhe Vatikani (nga fundi i shek. XIX - 1939). Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë. fq. 273–4. ISBN 9789928261984.
  11. ^ Bello 2019, p. 276.
  12. ^ Bello 2019, p. 283-284.
  13. ^ Martucci, Donato (2016). Il sogno di un'opera monumentale: Fonti per la storia d'Albania (në italisht). Vëll. 5. Palaver. fq. 21. ISSN 2280-4250.
  14. ^ a b c d Kamsi, Vili (30 nëntor 2010). "Botimi i veprave të At Zef Valentinit, një iniciativë që i nderon botuesit". Marrë më 24 shtator 2019.
  15. ^ a b c Andoni, Ben (22 dhjetor 2004). "Vjen At Zef Valentini, jezuiti i madh italian që iu kushtua Shqipërisë". Korrieri. Nr. 304. fq. 14–15. Marrë më 24 shtator 2019.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  16. ^ Kulla, Ndriçim (mars–prill 2015). "At Zef Valentini, në Shqipëri si misionar kulturor" (PDF). Kumbona e së Diellës (3–4): 18–20.
  17. ^ Gashi, Sinan (2009). Pseudonimet e shkrimtarëve shqiptarë 1453-1982. Prishtinë. fq. 244.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  18. ^ Kulla, Ndriçim (28 korrik 2008). ""Dënimi" në liri i një albanologu". Panorama. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2019. Marrë më 24 shtator 2019.
  19. ^ Peters 2016, p. 535
  20. ^ Gurakuqi, Karl (1970). "Át Zef Valentini: cili asht ky burr i dijtun?". Shêjzat. XIV (10–12): 309–314.
  21. ^ Martucci 2016, p. 33
  22. ^ Valentini, Zef (1973). "Mustafa Kruja mjeshtër gjuhe". Shêjzat: 13.
  23. ^ Kulla, Ndriçim; Thomollari, Dritan (22 nëntor 2010). "Jezuiti At Zef Valentini, albanolog e historian i madh". 55 (322): 8.
  24. ^ "Me 16 nëntor kujtojmë Atë Zef Valentinin S. J. në përvjetorin e vdekjes". archivioradiovaticana.va. 16 nëntor 2016. Marrë më 2 tetor 2019.
  25. ^ Bartl, Peter (1970). "Zum historichen werk Giuseppe Valentini's". Shêjzat (në gjermanisht). XIV (10–12): 334.
  26. ^ Andoni, Ben (18 gusht 2013). "A ishte fashist At Zef Valentini?!". Gazeta Shqiptare, suplementi "Milosao". Nr. 6092. Marrë më 24 shtator 2019.
  27. ^ Peters 2016, p. 539
  28. ^ a b Peters 2016, p. 542
  29. ^ Peters 2016, p. 545