Zejnullah Rrahmani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Zejnullah Rrahmani
Zejnullah rrahmani.jpg
Ditëlindja: 1952
Vendlindja: Ballovc Podujevë
Nënshtetësia: shqiptar
Zhanri: Prozë, Kritikë letrare


Zejnullah Rrahmani lindi më 1952 në fshatin Ballovc të Podujevës, Kosovë, është shkrimtar shqiptar.

Prof. Dr. Zejnullah Rrahmani

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Podujevë. Ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.Studimet pasuniversitare i mbaroi në Degën e Letërsisë Shqipe dhe magjistroi më 1984. Më 1985 mbrojti tezën e doktoratës në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Një kohë të shkurtër 1972-s punoi si mësimdhënës në gjimnazin e Podujevës. Rreth katër vite ka punuar në Ndërmarrjen Rilindja, në revistën Fjala. Më 1977 është zgjedhur asistent në Fakultetin e Filologjisë, ku prej atëherë është avancuar në titullin ligjërues, docent (1985), profesor inordinar (1990) dhe profesor ordinar (1995) . Edhe tash ligjëron lëndën Teori e letërsisë, në Fakultetin e Filologjisë. Prej vitit 1992 është profesor i studimeve pasuniversitare, ku ligjëron lëndën Teoritë letrare. Këto studime i ka reformuar e udhëhequr nga viti 1992–1998 në cilësinë e Kryetarit të Kolegjumit të studimeve. Nga viti 1992 deri më 1996 ka qenë dekan i Fakultetit të Filologjisë. Anëtar i Kolegjumit të dekanëve të Universitetit të Prishtinës ishte në periudhën 1992- 1996. Më 1995 është zgjedhur drejtor i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Nga viti 1970 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Është anëtar i PEN Qendrës Shqiptare. Nga viti 1992 ka qenë anëtar i Këshillit Nacional të Shqipërisë për programet e letërsisë. Nga viti 1996 deri më 1999 e ka udhëhequr arsimin e Kosovës në cilësinë e Këshilltarit për arsim i kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova. Nga viti 1999 ka qëndruar disa herë në Kanada, përvojën arsimore–universitare të së cilës e njeh. Në dhjetor të vitit 2012 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Jeton në Prishtinë.

Veprat[redakto | redakto tekstin burimor]

I. Tekste mësimore[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Njohuri nga teoria e letërsisë, Tiranë, Libri shkollor, 1996, 1997, 1998, 2000...
  • Teoria e letërsisë për shkollat e mesme, Prishtinë, 1997, 1999...
  • Teoria e letërsisë, Fakulteti Filologjik, Prishtinë 1996
  • Si të shkruhet disertacioni, Prishtinë, 2001
  • Arti i poezisë, Prishtinë, 2001
  • Shkrimi dhe leximi, Prishtinë, 2003

II. Vepra letrare[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Zanoret e humbura, roman, 1974, 1979
  • Udhëtimi i një pikë uji, novelë, 1976
  • Sheshi i unazës, roman, Prishtinë, 1978, Tiranë 1982, Prishtinë 1985
  • E bukura e dheut, roman, 1986
  • Udhëtimi arbdhetar, roman, 1992
  • Mjeshtri i vetmisë, tregime, 1995
  • Jusufi, roman, 1999
  • Romani për Kosovën, roman, 1999
  • 99 Rruzaret prej smaragdi, roman 2006

III. Vepra - studime[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Romani ‘Lumi i vdekur’ i Jakov Xoxës, punim i magjistraturës, 1984,
  • Nga teoria e letërsisë shqipe, Prishtinë, 1986.
  • Teoritë letrare klasike, Prishtinë, 2001.
  • Malësorja e Nazmi Rrahmanit ose Arti i interpretimit, Prishtinë, 2001.
  • Arti i poezisë, Prishtinë, 2001.
  • Letërsia e Mesjetës, Prishtinë, 2002.
  • Ligjërata mbi artin e Renesansës, Prishtinë. 2004
  • Teoritë letrare moderne, Prishtinë, 2005
  • Letërsia e Lindjes, Prishtinë,2005
  • Gnosis, Prishtinë, 2005
  • 10 kryevepra poezie, 2007

IV. Përkthime[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Teoria e letërsisë , R. Welek - O. Woren, 1982
  • Historia e letërsisë botërore 4, 1986

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Faqja e shkrimtarit Zejnullah Rrahmani