Zejnel Bastari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Zenel Bastari)

Zejnel Bastari (Tiranë, 1767 – 1837) ka qenë hoxhë dhe bejtexhi bektashi shqiptar. Ai gjithashtu konsiderohet si një nga shkrimtarët e parë anti-feudalë në Shqipëri.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Tiranë mes viteve 1765–70, i biri i Ramë Hykës nga Bastari dhe i një gruaje vendase, kishte edhe një vëlla të quajtur Rexhep. Asokohe Tirana ka qenë pjesë e Sanxhakut të Shkodrës, në fund të shekullit të 18-të, dhe përmendet të ketë jetuar në epokën e Ali Pashë Tepelenës.

Zeneli bëri mësimet e tij të para në mejtep në Tiranë. Më vonë hyri në Medresenë e Tiranës dhe ndërkohë, hyri shegert tek një terzi i esnafit vendas, ku mori dhe zanatin. Pasi mbaroi medresenë, ai punoi si hoxhë për pjesën tjetër të jetës së tij. Nuk ka asnjë të dhënë mbi mësuesit e tij fetarë ose njerëzit që e ndikuan, por nga puna e tij kuptohet se ai ishte përgatitur shumë mirë në mistikën islame dhe ai ishte një ndjekës i tarikatit Bektashij.

Kuptohet se kishte marrëdhënie të mira me konakun e agallarëve Jella dhe përbuzte bejlerët Toptanas.[1]

Viti i vdekjes pranohet të jetë midis 1835 dhe 1840. Ai përmend në poezinë e tij Baba Shemimin, një figurë publike bektashiane nga Fushë-Kruja i cili vdiq në vitin 1831.

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Krasniqi, Nehat (2017) [2013]. Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale prej shekullit XVIII deri në fillimet e Rilindjes Kombëtare. Prishtinë: Instituti Albanologjik. fq. 423. ISBN 9789951240550.