Zenel Gjoleka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skulptura në Kuç

Zenel Gjoleka (Kuç, 1806 - Kerstiq, Mali i Zi, 1852) ka qenë ushtarak i Perandorisë Osmane, udhëheqës i kryengritjes së 1847 kundër Tanzimatit.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zenel Gjoleka është biri i Hito Gjolekës dhe Sabo Qordukes. Sipas gojëdhënës, i ati ishte artizan i punimit drurit, pastaj roje në qafat e maleve (dervenxhi). I vogli i Hitos mbeti jetim pa baba që 6 muajsh, kështu që u rrit nga nëna dhe i afërmi i tij, Mehmet Qorri[1].

Në rini shërbeu si pazh (sejmen) në shtëpinë e Vlorajve. Kur Ismail bej Vlora, gjyshi i Ismail Qemalit, u josh të shkonte në Janinë ku dhe u vra pabesisht. Ishte edhe Zejneli në shpurën e beut që përbëhej prej 600 vetësh, e që kishte qëndruar në jashtë kështjellës. Zenel Gjoleka i rënduar prej vrasjes së zotërisë, merr hakun dhe vret serasqerin Reshit pashë Darbehorin në Janinë.

U arratis dhe u kthye në Vlorë, ku u prit me nderime. Vlorajt për këtë besnikëri heroike të Gjolekës, i lidhën rrogë nderi atij dhe pasardhësve. Rrogë nderi të cilën i ka qëlluar edhe Eqrem bej Vlorës t'ua paguante.[2]

Kur filluan të zbatoheshin edhe në trojet shqiptare reformat e Tanzimatit, Gjoleka çoi në këmbë qëndresën kundër reformave në viset e veta. Kryengritja u shtyp, më vonë Gjoleka u amnistua nga Sulltan Abdyl Mexhidi I.

Më 1852 Gjoleka shkoi si mercenar në krye të trupave labe në mbrojtjen e kufijve të perandorisë. U vra në shkallën e Kerstiqit afër Podgoricës. Atje edhe u varros nga bashkëluftëtarët e tij, afër kullës së Oso Kukës ku gjendet ende varri i tij.[1]

Kushtime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bëmave të Gjolekës u janë kushtuar këngë pa fund, të mbledhura nga Karl Gurakuqi e Filip Fishta në vëllimin "Visaret e Kombit", ku janë radhitur 20 fragmente këngësh. Çajupi i ka kushtuar po ashtu një poezi trimit të Labërisë.[1]

Nderime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në qershor 2003 u vendos në vendlindje, ne sheshin kryesor në qendër të Kuçit, përmendorja e tij e bërë nga skulptori Zeqir Alizoti dhe sponsorizuar nga SHAK "Vëllazërimi kuçiot" dhe ish-deputeti Fatmir Toçi.

Më 28 prill 2012 President i kohes Bamir Topi në pasvdekje e nderoi Gjoleken me Urdhrin e Nderit te Kombit.[3]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c Llojdia G., Zenel Gjoleka - "prijësi i tradhtuar", [kujtimi i një komandanti: 160-vjetori i rënies së patriotit], Republika. - Nr. 95, 25 prill, 2012, f. 18.
  2. ^ Vlora E., Kujtime, Tiranë: IDK, 2003. fq. 294. ISBN 99927-780-6-7
  3. ^ Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dekoron atdhetarin e shquar Zenel Hito Gjoleka (Pas vdekjes) me Urdhrin “Nderi i Kombit” Arkivuar 2 korrik 2012 tek Wayback Machine, 2012-04-28