Zenoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Zenoni i Elesë

Zenoni i Elese[redakto | redakto tekstin burimor]

Zenoni i Elesë (lindur në Ele midis 490 dhe 485 para Krishtit) ishte një filozof grek pre-Sokratik i Italse Jugore.Vinte nga shkolla e Elesë, nxënës i Parmenidit, ai mohoi realitetin e lëvizjes; ai pretendoi se e provoi karakterin e saj iluzor dhe kontradiktat që përmban ajo në vetvete, nëpërmjet argumenteve të famshme mbi shigjetën dhe Akilin dhe breshkën. Zenoni lindi në ishullin Elea rreth vitit 485 p.e.s. Dimë se është nxënës i Parmenidit dhe se e shoqëroi mësuesin e tij. Zenoni është njëri nga nxënësit më të spikatur të shkollës së Elea-së. Mik dhe disipël i Parmenidhit e mohon lëvizjen dhe e arsyeton me të menduarit. Nga kjo pikëpamje shihet edhe kundërvënia doktrinës së Pitagorës i cili ndërlidh numrin me gjërat. Zenoni është i njohur si formulues i shum paradokseve me të cilat pasqyron pamundësinë dhe egzistencën e ndonjë materje që mund të ndahet në pafund si dhe lëvizjen, nëse pra hapësira dhe koha përbëhën nga pjesë të pandashme. Filozof që nxit debate në të cilat njëra palë mbron një tezë kurse tjetra mundohet të vërë në pah paqëndrueshmërinë dhe ta rrëzoj atë në absurditet. Për këtë lloj debati, Aristoteli e konsideron Zenonin shpikës të dialektikës. Të cekim se Zenoni shkroi një libër ku sulmon kundërshtarët e mësuesit të vet por madhështia e tij nuk vjen nga 200 fjalët që janë gjetur gjer më tash, ajo vjen më tepër nga citime të ndryshme mbi veprën e tij nga të tjerët e pjesa më e madhe, na bëhet e njohur nga Aristoteli. Paradoksi i shigjetës së hedhur drejt një caku : Poqese koha dhe hapësira përbëhen nga çaste dhe vënde, atëherë në çdo çast shigjeta duhet të jetë në një vend dhe kështu më tutje dhe kështu, nëse koha dhe hapësira janë të ndashme në pakufi, shigjeta nuk do të arij cakun... Nëse hapësira është e ndashme në pambarim, atëherë shigjeta duhet të kaloj më parë gjysmën e rrugës për te caku, mandej gjysmën që ngel për ta kaluar dhe kështu me rradhë e pasiqë nuk kemi largësi zero, shigjeta asnjëherë nuk do të arrij cakun. Të dy rastet faktikisht na bartin në një rrugë pa krye. Na do të thomi vetëm se është akoma e pamundur të vërtetohet diç rreth pranisë së pafundësisë absolute. Asnjë metodë racionale, e shëndoshë, nuk mund të provon një gjë të tillë pasiqë, nëse do të egzistonte një fund i pafundësisë, çdo gjë do të përfshihej në brendi të një sfere të përkufizuar në një pafund. Paradoksi i breshkës : Akili sheh para vehtes një breshkë dhe nxiton ta mbërij por kur është në vendin e nisjes së breshkës, ajo qartë, ka përparuar. Akili i shkathët vrapon dhe distanca ngushtohet por nuk arin breshkën e cila ka ecur para. Pradoks shembullor. Aristoteli e quajti ate shpikes te dialektit. Ai njihet me teper per paradokset e tij, te cilat Bertrand Russell i ka pershkruar si “jashtezakonisht delikate dhe te thella “

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Pak dihet me siguri per jeten e Zenonit. Edhe pse eshte shkruar thuajse nje shekull pas vdekjes se Zenonit, burimi i pare i informacionit mbi te eshte dialogu i Platonit i quajtur Parmenide.Ne dialog, Platoni pershkruan nje vizite te Zenonit dhe Parminedes ne Athine, ne nje kohe kur ky i fundit eshte rreth 65 vjec. Zenoni eshte afersisht 40 dhe Sokrati eshte nje djal shume i ri. Duke supozuar nje moshe rreth te njezetave per Sokratin,duke marre si vit lindjeje te Sokratit 469 p.e.s na jep 490 p.e.s si vit lindjeje te Zenonit.Platoni thote se Zenoni ishte “i gjate dhe i pashem” dhe ishte ne “ditet e rinise se tij” ,madje mendohet se mund te kete qene i dashur per Pamenidesin. Detaje te tjera ndoshta me pak te besueshme mbi jeten e Zenonit jepen nga Diogenes Laertius ne librin e tij “Jeta dhe mendimet e filozofeve te shquar”, ku thuehet se sihte djali i Teleutagoras, por djali i adoptuar i Parmennidesit, ishte ishte “i afte te argumentonte te anet e cfaredo pyetjeje,kritiku universal” dhe qe u arrestua dhe ndoshta u vra nga duart e nje tiran te Elese.Sipas Plutarkut, Zenoni tentoi te vriste tiranin Demylus dhe pasi deshtoi “me gjuhen e tij preu gjuhen e tij dhe e peshtyu ate ne fytyren e tiranit”.

Vepra[redakto | redakto tekstin burimor]

Edhe pse shume shkrimtare te antikitetit i referohen shkrimeve te Zenonit, asnje nga shkrimet e tij nuk mbijetoi e paprekur. Platoni thote se shkrimet e Zenonit ishin “sjelle nga Athina per here te pare me rastin e vizites se Zenonit dhe Parmenides. Platoni gjithashtu ka thene se puna e tij me qellin qe te mbroje argumentet e Parmenides, eshte shkruar gjate rinise se Zenonit, e vjedhur dhe e publikuar pa miratimin e tij. Platoni ka parafrazuar “tezen e pare te argumentit te pare”, te punes se Zenonit si vijon “ne qofte se te jesh eshte shume, duhet te jete si e ndryshme ashtu edhe e njejte, dhe kjo eshte e pamundur sepse e ndryshmja nuk mund te jete e ngjashme dhe as e ngjashmja e njejte”.Sipas Proklus ne komentin e tij mbi Parmeniden e Platonit, Zenoni prodhoi “jo me pak se dyzet argumenta duke zbuluar kontraditen.” por vetem 9 njihen tanime. Argumentet e Zenonit jane ndoshta shembulli i pare i metodes se provave i quajtur reductio ad absurdum qe do te thote fjale per fjale te reduktosh absurden. Thuhet se Parminedi ishte i pari qe e zbatoi kete stil argumenti. Kjo forme argumenti shpejt u be e njohur si epicheirema (greq.ἐπιχείρημα =biznes). Ne librin e tij te shtate Aristoteli thote se epicheirema eshte nje slogan dialektor. Kjo lidhet me nje pjese te arsyetimit se cili oponent eshte parashtruar si i vertete. Diskutimi synon te thyeje sloganin dialektor. metoda destruktive e argumentit ueshte ruajtur prej tij ne shkalle te tille qe seneka Younger komentoi disa shekuj me vone “ N.q.s i huj Parminedes nuk mbetet gje tjeter vec Nje Gjeje, n.q.s i hyj Zenonit as Nje gje nuk mbetet.”