Zgjeba

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ç’është zgjeba (zhuga) ?[redakto | redakto tekstin burimor]

Zgjeba është një sëmundje e lëkurës që manifestohet me kruarje të shkaktuar prej organizmave shumë të vogla parazitore që jetojnë dhe shumëzohen në shtresën e epërme të lëkurës. Këto organizma shumë të vogla jetojnë vetëm në trupat e njerëzve. Disa shtazë mund të pezmatohen prej këtyre krijesave shumë të vogla parasite, por këto të shtazëve rrallëherë I infektojnë njerëzit. Zgjeba (zhuga) shkakton kruarje gjërësisht nëpër trup dhe gjymtyrë dhe njolla me puçrra (të kuqe në lëkurë të bardhë, purpure ose ngjyrë kafe në lëkurë më të pigmentuar). Nuk është e zakonshme të paraqitet në kokë dhe qafë. Kruarja keqësohet natën dhe në ambient të ngrohtë. Këto krijesa shumë të vogla bëjnë strofullën në lëkurë, sidomos rreth gishtave, por te fëmijët e vegjël edhe në duar dhe këmbë. Në këto vende mund të shkaktojnë flluska të vogla. Mund të gjinden edhe në bërryl, përreth sqetullave, në penis dhe në lëkurë të herdheve si dhe rreth majeve të gjinjëve. Personat e infektuar bëhen allergjik në këto krijesa parasite të lëkurës. Pastaj ata kaplohen me kruarje gjërësisht nëpër trup dhe fitojnë kruarje alergjike.

Si zhbartet zgjeba (zhuga)?[redakto | redakto tekstin burimor]

Zgjeba (zhuga) zhbartet te personat tjerë zakonisht përmes kontaktit të ngushtë me personin e infektuar, p.sh. duke u mbajt dorë për dore. Shpesh kalon prej një anëtari të families te tjetri. Fëmijët zakonisht e përcjellin prej njëri tjetrit duke lozur së bashku. Zgjeba nuk është rezultat I mungesës së higjienës personale. Krijesat e zgjebës (zhugës) nuk mund të mbijetojnë jasht trupit njerëzor, andaj dhe nuk mund t’ju ngjiten prej dyshemes apo orendive.

Si mund të parandalohet[redakto | redakto tekstin burimor]

Të gjithë familjarët dhe kontaktet e afërta të personit me zgjebë (zhugë) duhet të mjekohen, pavarsisht a janë ata apo jo të infektuar. Mjekimi i personit me zgjebë si dhe I kontakteve të tjera është ndër faktoret më të rëndësishëm në parandalimin e shpërndarjes së infektimit.