Zhou Yongkang
Zhou Yongkang (kinezçe: 周永康) lindur më dhjetorë 1942 është politikan kinez
Politiika [redakto]
Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, anëtar i Këshilit të Shtetit të Kinës: lindi në dhjetor të vitit 1942 në Wu Xi të provincës Jiang Su; u pranua në Partinë Komuniste të Kinës në nëntor të vitit 1964; filloi punën në shtator të vitit 1966; u diplomua në degën e kërkimeve gjeodezike të Institutit të Naftës të Pekinit; inxhinier i lartë në rangun e profesorit.
Nga viti 1998 deri në vitin 2007, ai ka qenë ministër i Burimeve Tokësore i Kinës, sekretar i Komitetit të Partisë Komuniste të Kinës për provincën Si Chuan, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, zv.sekretar i Komitetit Politiko-Juridik të Komitetit Qendror të PKK-së, ministri i Sigurimit Publik.
Ai u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të PKK-së në kongresin e 15-të, kongresin e 16-të e atë të 17-të; u zgjodh anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe sekretar i Sekretariatit në kongresin e 16-të, kurse në kongresin e 17-të u zgjodh anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së.