Zoltán Kodály

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Zolltan Kodalli (1882-1967), kompozitor, hungarez nga Hungaria.

Pas studimeve për kompozitor në Budapest, Kodalli filloi thellësisht të merret me muzikën popullore të vendlindjes. Ai u miqësua me kolegun e tij Bela Bartokun (Béla Bartók) dhe së bashku që të dy kompozitorët ndërmorën disa udhëtime në të cilat mblodhën këngë popullore. Këto mbledhje, atyre në një anë ju shërbenin për shkaqe shkencore dhe në anën tjetër ata i përdorën për krijimin e elementeve kryesore të stilit vetjakë të tyre. Kodolli i zgjerojë njohurit e tij me studimet një vjeçare që i bëri në Paris dhe Berlin. Në këto dy qytete ai mësojë të njohë muzikën moderne të kohës, së pari impresonalizmin, debuizmin e më vonë edhe romatiken e vonshme gjermane e cila po ashtu ndikoj shumë në muzikën e tij. Anash namit si kompozitor ai ishte i njohur edhe si pedagog i rëndësishëm i muzikës. Në vendlindje a vendosi një orar më të mirë të mësimit të muzikës, për fëmijët dhe të rriturit. Sipas mendimit të tij, themelet e çdo zanati të muzikantëve qëndrojnë në këndim, mendim i cili e shtini që të kompozojë shumë copa për korin e fëmijëve. Nga fundi i jetës së tij, nga viti 1946 deri më 1949, Kodalli mori funksionin e presidentit të Akademisë Hungareze së Shkencave. Gjatë kësaj kohe kjo akademi korri disa suksese të mira që e bënë Kodalin një muzikant, shkencëtar dhe ambasadorë të kulturës hungareze.