Zona ekuatoriale
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zona ekuatoriale dallohet me pyje të dendura shumëkatëshe, me numër të madh drunjësh, bimësh, kafshësh dhe shpezësh. Në zonën ekuatoriale reshje ka gjatë tërë vitit (në mes 10 e 12 muaj) temperaturat janë stabile e të larta në mes 25-30°C, prandaj bota bimore është aktive gjatë tëre vitit. Prej botës shtazore ka shumë lloje majmunësh, shpezësh, insektesh dhe rreshqitësish.
