Zorra e trashë, kura për shërimin e saj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Të sëmurët nga zorra e trashë duhet të kenë kujdes që jashtëqitja të mos jetë e fortë. Ata duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash. Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Por, për t u shëruar nga kalbja e zorrëve, duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta. Në të gjitha rastet kur tek të sëmurët pezmatohen nga hemorroidet, u këshillohet që të përdorin krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë, duke pasur kujdes që ato të mos përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies. Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve. Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut. Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e "gjallë" të përzihet dhe të hahet. Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. Ata që kanë zorrë përtace duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.

Hipokrati, babai i mjekësisë, para 2.500 vjetësh, këshillonte përdorimin e mollëve kundër infektimit të zorrëve, telasheve në mushkëri, të çrregullimeve të funksionit të veshkave, etj. Asnjë nga pemët nuk është ekzaminuar aq shpesh shkencërisht, sa molla. Zorra e trashë duhet të pastrohet me pemë të ëmbla, duke i ngrënë gjithnjë para bukës, pra me bark të zbrazët. Të sëmurët duhet të ziejnë komposte nga pemët e ëmbla. Kundër mbylljes kronike të zorrës së trashë (për rregullimin e jashtëqitjes), ndihmojnë gjethet e pelinit, lëvoret e dardhës si dhe kamomili, i cili mund të pihet në vend të ujit, gjysmë ore para bukës.

I sëmuri nga zorra e trashë, kur ka të bëj me majasëll të jashtëm (në lëkurë) duhet të ketë kujdes në ushqim dhe në kryerjen e nevojave. Është mirë që për çdo mëngjes, me bark të zbrazët, të hajë nga dhjetë kokrra kumbulla të thata (hoshaf ), që gjatë tërë natës duhet të vihen në një gotë me ujë të vakët, e pastaj t u pihet lëngu.