Zyber Hallulli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
“Streha Vorfnore”, gusht 1921. Zyber Hallulli, i 6-ti nga e majta, ulur në rreshtin e mesit.

Hoxhë Zyber Hallulli (Tiranë, Perandoria Osmane, 1842 - 1927) ka qenë myfti dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës[1] prej vitit 1913 deri në vitin 1914.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Tiranë në vitin 1842 në një familje vendase. Studimet e para i kreu në qytetin e lindjes ku përfundoi shkollën e mesme ryzhdije. Më vonë ai u diplomua në Stamboll për filozofi dhe teologji, si i ati.[2]

U emërua Kryetar i Bashkisë së Tiranës nga Pleqësia e qytetit në vitin 1913. Zyber Hallulli ishte Myftiu i Tiranës.

Gjatë pushtimit austriak, më 1917 me nënprefektin Rauf Fico, myftiun Mytesim Këlliçi, Luigj Shalën dhe Xhelal beg Toptanin themeluan Strehën Vorfnore, jetimoren e parë publike në Tiranë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Valter Gjoni. "42 kryetarët e Tiranës. Album fotografik dhe biografik", Tiranë, Shkurt 2016.
  2. ^ "H. Zyber Hallulli (1842-1927)". islamgjakova.net. 24 korrik 2015.