Zyhdi Ohri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zyhdi Ohri
Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë
U lind në1870
Vdiq1931
KombësiaShqiptar
Profesionijurist, kadi
Nënshkrimi

Zyhdi bej Ohri (Ohër, 1870 - Dijarbakër, 1931) ka qenë veprimtar politik i çështjes kombëtare shqiptare, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë me siglën Zuhdi Ohria.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Ohër. Studimet i përfundoi në Turqi. Ishte pjesë e lëvizjeve kombëtare dhe i luftës për çlirim nga osmanët. Ka organizuar veprimtari e tubime të ndryshme, duke propaganduar idetë kombëtare. I zgjedhur nga Ohri si delegat, mori pjesë në kuvendin e Vlorës dhe firmoi aktin e pavarësisë, me siglën “Zuhdi Ohria”. Ishte pjesë e Senatit të dalë nga qeveria e Ismail Qemalit. Më pas, shkoi në Elbasan, ku bashkëpunoi me Aqif pashë Biçakçiun. Mbështeti qeverinë e Sulejman Delvinës, të dalë nga Kongresi i Lushnjes më 1920.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Historia e Popullit të Shqipërisë" Akademia e Shkencave të Shqipërisë. ISBN 99927-1-623-1
  2. ^ Nënshkruesit e Aktit të Pavarësisë nga Struga e Ohri, Iliria News Agency, 26 korrik 2012