Përdoruesi:Eduart Ramci
Sakip Cami
Biografia e publicistit, shkrimtarit, poetit të njohur, Sakip Cami lindi në Bulqizë më 6 shkurt 1954. Mesimet e para i kreu në Viçisht dhe Gjoricë të Dibrës. Shkollën e mesme të përgjithshme e kreu në qytetin e Laçit nga viti 1978 - 1972 Srudimet ushtarake i përfundoi në vitin 1976 në Akademinë Ushtarake Tiranë. Në të njëjtin vit emërohet si oficer në Dibër, më pas në Burrel, Bulqizë, Krujë, Nga viti 1997 e deri në vitin 2003 ka shërbyer në Tiranë në fillim në Forcat Ajrore e më pas redaktor në gazetën "Ushtria" (1999-2000) dhe specialist për shtypin, mediat dhe botimet. Nga viti (2001-2003) në Drejtorinë e Shtypit dhe Informacionit në Ministrinë e Mbrojtjes. Shtator - dhjetor 2003, redaktor lajmesh në KOHA TV. Janar 2004 - Qershor 2005 specialist për publicitetin dhe marrëdhënjet me median e publikun në kompaninë e sigurimeve "SIGMA". Qershor 2005 - shkurt 2006 specialist për emergjencat civile në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Tani është gazetar dhe shkrimtar i lirë. Ka marrë pjesë në disa stërvitje shumëkombëshe brenda dhe jashtë vendit si gazetar ushtarak dhe oficer shtypi e informacioni, në Turqi, Bullgari, Gjermani, Suedi, dhe SHBA. Është dekoruar me medaljen "Naim Frashëri" për krijimtarinë publicistikedhe letrare si dhe me urdhërin e Sherbimit Ushtarak të klasit të tretë për kontributin e tij në radhët e Forcave të Armarosura. Ka botuar qindra artikuj në organet e shtypit si ne gazetën "Luftëtari", "Ushtria", revistën " Mbrojtja", "Policia", gazetën "Shekulli", Zëri i Popullit", "Rilindja Demokratike","Albania", "Republika","Telegraf","Veterani","Dibra"," Bulqiza"," Ushtima e Maleve","Kastriotet", "Rruga e Arbërit" etj. Ka qenë redaktor i gazetës "Ushtria", zv.kryeredaktore i gazetës lokale pluraliste "Bulqiza" gazetës së parë të këtij rrethi, kryeredaktor i gazetës "Sterbleva" etj. Ka redaktuar gjithashtu edhe disa libra me poezi dhe publicistikë. Ështe anëtar i Bashkimit të gazetarëve prefesionistë të Shqipërisë.
Titulli[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ka botuar këto libra
" Vërshimet e Drinit" 1996, poezi.
" Karateisti i vogël" 2000", poezi për fëmijë.
" Ujëvara të përgjakura", 2001, poezi.
" Daullja bie për ato që kanë veshë" 2003, fabula dhe satira.
" Fshati i martirizuar"2004, monografi.
" Drejt NATO-s"2004 (Personalitete dhe gjeneralë te NATO-S flasin për Shqipërinë,artikuj publicistikë 1999- 2003)
" Rrefime popullore dibrane"(2006)
" Muharrem Xhediku, kompozitor i tangos shqipëtare"2010
Është pjesëmarrës në Antologjinë e parë të poezisë dibrane, dhe në anëtologjinë e 100-vjetorit të poezisë dibrane.
Emri i tij është edhe në Enciklopedinë e Dibrës.
Ka në botim edhe libra të tjerë.
1 Ngjyrat e jetës : 55 poezi / Ilmi Dervishi; Mentor Hoxha; Sakip Cami
2 Ankthi i pritjes së gjatë : (vargje të dhimbjes njerëzore) / Hasan Miha; Sakip Cami
3 Vërshimet e Drinit : poezi / Sakip Cami; Perikli Jorgoni
4 Karateisti i vogël : vjersha për fëmijë / Sakip Cami; Riza Lahi
5 Ujëvara të përgjakura : poezi / Sakip Cami; Sadik Muraj
6 Daullja bie për ata që kanë veshë : kuartete me daullen më vete : nëntëdhjetë e nëntë epigrame, fabula, satira / Sakip Cami; Zenel Anxhaku
7 Fshati i martirizuar : historia e fshatit Viçisht të Dibrës që ka më shumë dëshmorë se sa shtëpi / Sakip Cami; Hasan Çipuri
8 Drejt NATO-s: personalitete e gjeneralë të NATO-s flasin për Shqipërinë dhe veprimtarinë e Forcave të Armatosura Shqiptare 1999-2003 publicistikë/Sakip Cami;
9 Rrëfime popullore dibrane / Sakip Cami; Shpëtim Cami
10 Dine Hoxha një filozof popullor në oborrin mbretëror : (referime historike, burime arkivore, poezi) / Halil Rama; Shaqir Skarra; Sakip Cami
11 Njerëz dhe realitete : përmbledhje artikujsh, intervista, opinione, shënime udhëtimi / Shpëtim Cami; Sakip Cami; Natasha Pepivani
12 [Vol.] 1 : 1844-1944 / Sakip Cami; Shpëtim Cami
13 Fisi Bruçi i Lukanit të Dibrës : monografi / Faik Bruçi; Sakip Cami; Halil Rama
14 Edhe unë kam të drejtat e mia : (vjersha për fëmijët e moshës 5-10 vjeç për të mësuar të drejtat e tyre) / Sakip Cami; Kreshnik Hoxhalli; Luljan Gina
15 Njeriu i mirë : iluzionisti dhe mjeku popullor Sami Matoshi / Sakip Cami; Sami Neza
16 Muharrem Xhediku (1917-1959), kompozitori i tangos shqiptare / Halil Rama; Sakip Cami; Shaqir Rexhvelaj; Mujë Buçpapaj
17 Hija përplaset me mua : poezi / Bilbil Shira; Sakip Cami
18 Marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-italiane : (një vështrim i shkurtër) / Valbona Ramçi; Sakip Cami
19 Dibra nëpërmjet këngëve dhe tregimeve të popullit : (visare të Dibrës) / Sakip Cami; Shpëtim Cami
20 Brenga e mërgimit : vjersha dhe poema / Elliott H. Moglica; Sakip Cami
21 Nëse në sytë e një vajze... : poezi / Valmira Fejza; Sakip Cami
22 Stebleva : natyrë e virgjër, tokë e përgjakur, njerëz të mrekullueshëm / Mersin Hoxha; Sakip Cami
23 Fundi i ""Rrugës së vetme" : publicistikë / Halil Rama; Sakip Cami
24 Përpëlitje në stacionin e fundit... / Hasan Miha; Sakip Cami
25 Jaho Sinan Islami, flamurmbajtësi i "Vatrës" shqiptare të Amerikës dhe i Luftës së Vlorës : monografi / Malko Zaçe; Sakip Cami
26 Hoxhë Hasan Moglica, klerik dhe luftëtar i shquar për lirinë dhe gjuhën shqipe : monografi / Valbona Ramçi; Sakip Cami
27 Albania e Amerikës : poezi, satira dhe fabula / Nazmi Hoxha; Sakip Cami
28 Burri i madh Hasan Moglica : (1854-1915) : biografi / Elliott H. Moglica; Sakip Cami