Bërno

Coordinates: 49°11′33″N 16°36′30″E / 49.19250°N 16.60833°E / 49.19250; 16.60833
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Brno)
Bërno
Brno
Në drejtim të akrepave të orës nga lart: Katedralja e Shën Pjetrit dhe Palit; Kalaja Veveří; Kisha e Shën Jakobit; Kalaja Špilberk; Ignis Brunensis; Rezervuari i Bërnos; Sheshi i Lirisë; Lužánky; Teatri Mahen; Aeroporti Brno–Tuřany; Masaryk Circuit; Qendra e Ekspozitave të Bërnos
Flamuri i Bërno
Stema Bërno
Official logo of Bërno
Bërno is located in Earth
Bërno (Earth)
Koordinatat: 49°11′33″N 16°36′30″E / 49.19250°N 16.60833°E / 49.19250; 16.60833
VendiRepublika Çeke Republika Çeke
RajoniMoravia Jugore
DistriktiBrno-City
Themeluarrr. 1000[1]
Qeveria
 • KryetariMarkéta Vaňková (ODS)
Sipërfaqja
 • Qyteti ligjor230,18 km2 (8,887 sq mi)
 • Sipërfaqe tokësore225,71 km2 (8,715 sq mi)
 • Sipërfaqe ujore4,47 km2 (173 sq mi)
 • Metro
3.170 km2 (1,220 sq mi)
Lartësia mbidetare237 m (778 ft)
Lartësia më e lartë
497 m (1,631 ft)
Lartësia më e ulët
190 m (620 ft)
Popullsia
 (2024-01-01)[4]
 • Qyteti ligjor400.566
 • Dendësia17/km2 (45/sq mi)
 • Metro
696.413[2]
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Postal code
600 00 – 650 00
Faqja zyrtarewww.brno.cz

Bërno është një qytet në Rajonin e Moravisë JugoreRepublikës Çeke. Qyteti shtrihet në bashkimin e lumenjve Svitava dhe Svratka, Bërno ka rreth 400,000 banorë, duke e bërë atë qytetin e dytë më të madh në Republikën Çeke pas kryeqytetit, Pragës, dhe një nga 100 qytetet më të mëdha të Bashkimit Evropian.[2][5]

Fakulteti i Teknollogjisë dhe Informatikës në Bërno

Në Bërno ndodhen selitë e autoritetit gjyqësor të Republikës Çeke. Atje është selia e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Gjykatës së Lartë Administrative, si dhe Zyra e Prokurorit të Lartë Publik. Qyteti është gjithashtu një qendër e rëndësishme administrative. Atje ndodhen zyrat e një numri autoritetesh shtetërore, duke përfshirë edhe Avokatin e Popullit, dhe Zyra për Mbrojtjen e Konkurrencës. Bërno është gjithashtu një qendër e rëndësishme e arsimit të lartë, me 33 fakultete që u përkasin 13 instituteve të arsimit të lartë me rreth 89.000 studentë.

Qendra e Ekspozitave të Bërnos renditet ndër qendrat më të mëdha të ekspozitave në Europë (e 23-ta në botë). Kompleksi u hap në vitin 1928 dhe themeloi traditën e ekspozitave të mëdha dhe panaireve të mbajtura në Bërno. Në Bërno zhvillohen garat e motoçikletave dhe gara të tjera në Pistën Masaryk, një traditë e themeluar në vitin 1930 në të cilin Kampionati Botëror i Garave të Motoçikletave është një nga garat më prestigjioze. Një tjetër traditë kulturore është një konkurs ndërkombëtar i fishekzjarreve, Ignis Brunensis,[6] që zakonisht tërheq dhjetëra mijëra vizitorë të përditshme.

Vendet më të vizituara të qytetit përfshijnë Kalaja Špilberk dhe kështjella dhe Katedralja e Shën Pjetrit dhe Palit në kodrën Petrov, dy ndërtesat mesjetare që dominojnë pamjen e qytetit dhe shpesh janë përshkruar si simbolet e tij tradicionalë. Kala të tjera të mëdha të ruajtur në afërsi të qytetit është Kalaja Veveří pranë Digës së Liqenit Bërno.[7][8][9] Kjo kala është vendi i një numri legjendash, si shumë vende të tjera në Bërno. Një tjetër monument arkitektural i Bërno është Villa Tugendhat me arkitekturë funksionaliste, që është përfshirë në listën e Trashëgimisë BotëroreUNESCO-s.[10] Një nga pamjet natyrore afër është Karstika moraviane.

Etimologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Etimologjia e emrit Brno është e diskutueshme. Kjo ndoshta vjen nga çekishtja e vjetër brnie (me baltë, moçalore). Prejardhje të tjera mund të jenë nga një folje sllavike brniti (blindoj ose fortifikoj), ose nga gjuha kelte e folur në zonë para se ajo të merrej nga popujt gjermanikë dhe më vonë nga popujt sllavë (kjo teori do ta bënte të përafërt me fjalë të tjera kelte për fjalën kodër, të tilla si fjala uellsiane bryn). Gjatë gjithë historisë së tij, vendasit në Brno gjithashtu i referohet qytetit në gjuhë të tjera, duke përfshirë Brünn në gjermanisht, ברין (Brin) në jidish dhe Bruna në latinisht.

Hisoria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ultësira e Bërnos ka qenë e banuar që nga kohët parahistorike, por paraardhësi i drejtpërdrejtë i qytetit ishte një vendbanim i fortifikuar i Perandorisë së Madhe të Moravisë, të njohur si Staré Zámky, cila ishte e banuar nga Epoka neolitike deri në fillim të shekullit të 11-të. Në fillim të shekullit të 11-të Bërno u themelua si një kështjellë e një princi jo-qeveritar nga Dinastia e Přemyslidëve, dhe Brno u bë një nga qendrat e Moravisë së bashku me Olomouc dhe Znojmo. Bërno është përmendur së pari në Chronica Boëmorum të Cosmas në vitin 1091, kur mbreti bohem Vratislav II rrethoi vëllain e tij Conrad në kështjellë Bërno.

Në mesin e shekullit të 11-të, Moravia ishte e ndarë në tre territore të veçanta. Secili prej tyre kishte sundimtarin e vet, që vinin nga dinastia Přemyslids, por ishin të pavarur nga dy të tjerë, dhe në vartësi vetëm të sundimtarit bohem në Pragë. Selitë e këtyre sundimtarëve pra dhe "kryeqytetet" e këtyre territoreve ishin përkatësisht kështjellat dhe qytetet Brno, Olomouc, dhe Znojmo. Në fund të shekullit të 12-të, Moravia filloi të ribashkohej, duke formuar Margraviatin e Moravisë. Që atëherë, deri në mes të shekullit të 17, nuk ishte e qartë cili qytet duhet të ishte kryeqyteti i Moravisë. Pushteti politik ishte pra "në mënyrë të barabartë", i ndarë midis Brno dhe Olomouc, por Znojmo gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm. Megjithatë, Bërno ishte selia zyrtare e Margravëve Moravianë (krerët e Moravia), dhe më pas pozita e tij gjeografike afër Vjenës u bë gjithashtu e rëndësishme. Deri në vitin 1642 Olomouc ishte më i madh se Brno për nga popullsia, dhe ishte selia dioqezës së vetme katolike në Moravi.

Në vitin 1243 Bërnos iu dhanë privilegjet e qyteteve të mëdha dhe të vogla nga mbreti dhe kështu u njoh si një qytet mbretëror. Në vitin 1324 Mbretëresha Elisabeth Richeza e Polonisë themeloi bazilikën aktuale të Zonjës së Mirë, e cila tani është vendi ku ndodhet varri i saj. Në shekullin e 14-të, Bërno u bë një nga qendrat për kuvendet moraviane rajonale, takimet e të cilëve alternoheshin mes Bërno dhe Olomouc. Këto kuvende morën vendime politike, juridike dhe financiare. Nga mesi i shekullit të 14-të deri në fillim të shekullit të 15-të Kalaja Špilberk kishte shërbyer si seli e përhershme e Margravëve të Moravisë (sundimtarët Moravianë). Njëri prej tyre u zgjodh mbreti i romakëve. Në shekullin e 15-të Bërno mbeti i rrethuar në vitin 1428 dhe përsëri në vitin 1430 nga Hussitët gjatë luftërave Hussite. Të dyja përpjekjet për të pushtuar qytetin dështuan.

Në vitin 1641, në mes të Luftës Tridhjetëvjeçare, perandori i Shenjtë romak dhe margravi i Moravisë Ferdinandi III urdhëroi zhvendosjen e përhershme të institucioneve të Moravisë nga Olomouc në Bërno, sepse Kolegji Nordik i Olomoukut e bëri atë një nga objektivat kryesore të sulmeve të trupave suedeze. Në vitin 1642 Olomouc u dorëzua tek ushtria suedeze e cila më pas qëndroi atje për 8 vjet. Ndërkohë, Bërno, si i vetmi qytet Moravian i cili nën udhëheqjen e Jean-Louis Raduit de Souches arriti të mbrohet nga suedezët nën Gjeneralin Lennart Torstenson, ka shërbyer si kryeqyteti i vetëm i shtetit (Margraviati i Moravisë). Pas përfundimit të Luftës Tridhjetëvjeçare (1648), Bërno ruajti statusin e tij si kryeqytet i vetëm. Kjo u konfirmua më vonë nga ana e Perandorit të Shenjtë Romak Joseph II në vitin 1782, dhe përsëri në vitin 1849 nga kushtetuta Moraviane.

Gjatë shekullit të 17-të Kalaja Špilberk u rindërtua si një kështjellë e madhe baroke. Në shekullin e 18-të Bërno u rrethua nga Prusianët në vitin 1742 nën udhëheqjen e Frederikut të Madh. Rrethimi ishte përfundimisht i pasuksesshëm. Në vitin 1777 u themelua peshkopata e Bërnos. Mathias Franz Graf von Chorinsky Freiherr von Ledske ishte Peshkopi i parë.

Shekulli i 19-të[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1839 treni i parë mbërriti në Bërno nga Vjena, ky ishte fillimi i transportit hekurudhor në atë që tani është Republika Çeke. Në vitet 1859-1864 fortifikimi qyteti u hoq pothuajse tërësisht. Në vitin 1869 një shërbim karrocave me kuaj të udhëtarëve filloi të operojë në Bërno.

Në dhjetor 1805 Beteja e Austerlitz-it u zhvillua në afërsi të qytetit; beteja njihet edhe si "Beteja e tre perandorëve". Vetë Bërno nuk ishte përfshirë me betejën, por Perandori francez Napoleon Bonaparte kaloi disa netë këtu në atë kohë dhe përsëri në 1809.

Transporti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një nga tramvajat e qytetit

Brno ka një Aeroport i quajtur Brno-Turany. Qyteti dhe zonat afër janë lidhur nga trami dhe linja autobuzash.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "History of the City of Brno" (në anglisht). The Statutory city of Brno. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2016. Marrë më 2020-06-01.
  2. ^ a b "Vymezení území pro Integrované teritoriální investice (ITI) v ČR" (PDF). mmr.cz (në çekisht). Ministria e Zhvillimit Rajonal të Republikës Çeke. mars 2020. fq. 19–20.
  3. ^ "Where in the world is Brno? – Statutory city of Brno" (në çekisht). The Statutory city of Brno. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2011. Marrë më 6 shtator 2011.
  4. ^ "Population of Municipalities – 1 January 2024" (në anglisht). Czech Statistical Office. 2024-05-17.
  5. ^ "Integrated Development Strategy 21+ | Brněnská metropolitní oblast" (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-01-31.
  6. ^ "About the festival" (në anglisht). Marrë më 7 shtator 2011.
  7. ^ "Weekend trip tip: hike to Veveří castle, take a ferry boat back to Brno" (në anglisht). Marrë më 7 shtator 2011.
  8. ^ "Veverské pověsti a legendy" (në çekisht). Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2013. Marrë më 7 shtator 2011.
  9. ^ "Old Town Hall of Brno". Brno Tourist Informations (në anglisht). Marrë më 7 shtator 2011.
  10. ^ "Introduction – Vila Tugendhat". tugendhat.eu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2011. Marrë më 7 shtator 2011.