Celula e parë komuniste

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Celula e parë komuniste u themelua në Elbasan në pranverë të vitit 1935 nga Dhimitër Shuteriqi, Gani Narazani, Ali Myftiu dhe disa arsimtarë të tjerë. Më pas në këtë celulë futen edhe anëtar me pikëpamje të grupit komunist të Korçës. Celula e Partisë Komuniste në Elbasan u krijua në vitin 1941. Mbledhja e themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë u mbajt në datat 8-14 nëntor 1941, koordinuar nga dy të dërguarit e Titos dhe Kominternit, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviq. Fjalimin e hapjes e mbajti Miladin Popoviq , i pranuar paraprakisht si delegat i komitetit. Rezolucioni i PKSH-së përfaqësonte qëndrimet e mëparshme dhjetëra vjeçare të Jugosllavisë kundrejt Shqipërisë. Prej leximeve të teksteve, citohet se dokumentet e konferencave nacionaliste të jenë përpiluar nga jugosllavët, duke nisur kështu një traditë që do të zgjaste deri më 1948-ën që sipas udhëzimeve të Beogradit rezolucioni i partisë theksonte që nuk duhej harruar rreziku “nga ndikimi nacionalist” .Është e njohur tashmë se organizimi i celulave komuniste në qytetin e Elbasanit ka filluar gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Këto celula filluan të organizoheshin në nivel lokal për të koordinuar veprimtarinë rezistente kundër pushtuesve fashistë dhe për të përhapur mesazhin e lirisë dhe pavarësisë.

Shikoni dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri në vjeshtën e vitit 1942, PKSH-ja ishte e izoluar. Dy grupe të qyteti të Shkodrës kishin paditur në polici grupin e Korçës sepse ata e konsideronin tradhti çlirimin. Për të dalë nga izolimi ata e fshehën Partin Komuniste pas një emrit tjetër, si Fronti Nacional Çlirimtar. Më 16 shtator 1942 u mbajt Mbledhja e Pezës, ku si qëllim real kishte shfaqjen publike për t’i dhënë PKSHsë një imazh gjithëpërfshirës dhe patriotik. Kjo iu shërbente edhe për të përgënjeshtruar akuzat për atësinë jugosllave të partisë së tyre, gjë që bëri edhe Abaz Kupin të binte brenda.

Në dhjetor 1942 -it PKSH-së i shkuan udhëzimet e radhës nga Josip Broz Tito. Ndër të tjera dje porosit për pastrimin e partisë nga elementët “antiparti” dhe grupet e vogla, për të krijuar kështu një udhëheqje të fortë. Llazar Fundos i lakohet emri në një paragraf posaçërisht më vete, për t’u likujduar.

Me misionet britanike në prillin e 1943-it, marrëdhëniet mes Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste u zbutën. Më 26 korrik 1943 mbahet takimi përgatitor para Mukjes në Tapizë ku FNÇ-ja përfaqësohej nga Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, A. Kupi dhe Myslym Peza. Të dyja palët hartuan platformën që do të propozohej në Mukje në datat 1-2 gusht kur arrihet Marrëveshja. Neni më i debatuar qe ai i Shqipërisë etnike, e cila më në fund arriti të përfshihet në platformë. Përfaqësuesit e FNÇ-së e kundërshtuan me forcë çështjen e Kosovës për shkak të aleatëve jugosllavë, edhe pse ranë dakord, marrëveshja nuk zgjati.

Në gusht të vitit 1943, PKSH nisi konfliktin me grupime të tjera luftuese shqiptare si Balli Kombëtar dhe Legaliteti. Pas mbajtjes së Konferencës së II-të të Labinotit nga 4 deri më 9 shtator 1943, PKSH u nda përfundimisht nga nacionalistët. U mor vendimi që të ngarkoheshin nacionalistët me përgjegjësi dhe të paraqiteshin argumente për shkëputjen nga bashkëpunimi i mëparshëm. Në një kohë të vogël pas kësaj, forcat partizane sulmuan çetat e Muharrem Bajraktarit, Gani Kryeziut, etj. Abaz Kupi u largua nga radhët e FNÇ-së pas një vrasjeje. Më pas, Hoxha pranoi se partia humbi moralisht dhe zgjodhi rrugën e gabuar, duke kaluar nga bashkëpunimi në terrorizëm. "Celula Çeribashi", njohur si celula e parë e Partisë Komuniste në Elbasan, ishte një nga strukturat e para organizative komuniste që u krijua në qytetin e Elbasanit gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Enciklopedia e Elbasanit

Lidhjet e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]