Mateo Kovačić: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 59: Rreshti 59:


== Kombëtarja ==
== Kombëtarja ==

Kovačić ka luajtur me kombëtaren kroate me mosha të ndryshme, duke debutuar në Maj 2008 në një ndeshje miqësore të U–15 kundër [[Kombëtarja sllovake U–15 e futbollit|Sllovakisë]] <ref name="hns">{{cite web|url=http://www.hns-cff.hr/?ln=hr&w=statistike&repka=U&id=156397|title=Statistike - Nastupi: Mateo Kovačić|publisher=[[Federata Kroate e Futbollit]]|language=Croatian|accessdate=20 Nëntor 2010}}</ref>. Që nga viti 2011, ai është një lojtar i kombëtareve [[Kombëtarja kroate U–19 e futbollit|U–19]] dhe [[Kombëtarja kroate U–21 e futbollit|U–21]]. Në Gusht 2012, Kovačić mori thirrjen e parë për të luajtur me kombëtaren kryesore për një ndeshje miqësore kundër [[Kombëtarja zvicerane e futbollit|Zvicrës]], por nuk luajti për shkak të një dëmtimi <ref>{{cite news|title=Štimac pozvao Kovačića|url=http://sportske.jutarnji.hr/igor-stimac-za-svicarsku-pozvao-malocu--vukusica--kovacica--sammir-jos-uvijek-na-cekanju/1044377/|language=Croatian|accessdate=31 January 2013|date=30 Korrik 2013.}}</ref>. Ai mori thirrjen e parë për të luajtur në ndeshjet zyrtare për [[2014 FIFA Kupa e Botës – Kualifikueset|kualfikueset e 2014 FIFA Kupa e Botës]] kundër [[Kombëtarja serbe e futbollit|Serbisë]] dhe [[Kombëtarja uellsiane e futbollit|Uellsit]] në Mars 2013. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren kundër [[Kombëtarja serbe e futbollit|Serbisë]] më 22 Mars 2013, ai luajti si mesfushor qëndre sëbashku me [[Luka Modrić]]. Në intervistat pas ndeshjes, shoku i tij, [[Niko Kranjčar]], e vlersoi performancën e tij duke e quajtur "profesor të futbollit" <ref>{{cite web|title=Štimac: "Odluku o Kovačiću 'prelomio' sam sinoć, odigrao je za desetku"|url=http://www.hrsport.net/vijesti/458465/nogomet-reprezentacija/stimac-odluku-o-kovacicu-prelomio-sam-sinoc-odigrao-je-za-desetku/|publisher=Sportnet.hr|accessdate=23 Mars 2013|language=Kroacisht}}</ref> <ref>{{cite web|title=Kovacic 'professor of football'|url=http://www.football-italia.net/32262/kovacic-professor-football|publisher=Football Italia|accessdate=8 Pril 2013}}</ref>. 4 ditë më vonë, ai luajti edhe kundër [[Kombëtarja uellsiane e futbollit|Uellsit]] duke hyrë në pjesën e dytë si zëvëndëues në fitoren 1–2.

== Stili i lojës ==
== Stili i lojës ==
== Statistikat ==
== Statistikat ==

Versioni i datës 11 janar 2014 12:36

Mateo Kovačić

Mateo Kovačić në vitin 2013.
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1994-05-06) 6 maj 1994 (29 vjeç)
VendlindjaLinz, Austria
Gjatësia1.81 m (5 ft 11+12 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri10
Karriera me të rinjtë
2000–2007LASK Linz
2007–2010Dinamo Zagreb
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2013Dinamo Zagreb43(7)
2013–Internazionale30(0)
Karriera ndërkombëtare
2008Kroacia U142(1)
2008Kroacia U152(0)
2009–2011Kroacia U–1715(0)
2011–Kroacia U–192(0)
2011–Kroacia U–214(0)
2013–Kroacia4(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 12 maj 2013
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 26 mars 2013

Mateo Kovačić (lindur më 6 Maj 1994) është një futbollistë kroat që luan si mesfushor, për skuadrën italiane të Serie A, Inter dhe për Kombëtaren Kroate të futbollit. Kovačić mund të luaj në qëndër të mesfushës, mund të luaj si organizator i skuadrës, por Inter e ka vendosur mesfushor të gjithanshëm, gjithashtu Kovačić mund të luaj si mesfushor në krahun e majtë [1] [2]. Kovačić e filloi karrierën e tij profesioniste me Dinamo Zagreb që në moshën 16 vjeçare, ku arriti të fitoj 2 Kampionate, përpara se të transferoheshe tek Inter në Janar 2013.

Karriera

Karriera në rini

Lindur në LinzAustrisë, me prindër Boshnjako-Korat, të cilët lëvizën në vitin 1991 nga Kotor Varoš të Bosnjas, Kovačić filloi të luante futboll në akademinë e LASK Linz [3]. Në vitin 2007, ku Kovačić ishte 13 vjeç, shumë klube europiane si: VfB Stuttgart, AFC Ajax, Juventus dhe Bayern München, shikuan talentin e mesfushorit Kroat, dhe dëshironin që ta transferonin në akademinë e tyre, por familja e Kovačić insistuan që të transferoheshin në Zagreb, ku Mateo Kovačić u transferua tek Dinamo Zagreb. Kovaçiç pësoi një dëmtim të rëndë në vitin 2009, pasi theu këmbën në një ndeshje, por pas një kohe të gjatë riaftësimi, Kovačić u rikthye të luante futboll 31 Maj 2010, dhe luajti ndeshjen e fundit me Kroacinë U–17, në ndeshjen kundër RNK Split U–17, ndeshja u fitua nga Kroacia U–17 me rezultatin 5–0.

Dinamo Zagreb

Kovačić filloi të stërviteshe me ekipin e parë nën urdhërat e trajnerit Vahid Halilhodžić 4 muaj më vonë, më 6 Tetor 2010, por vazhdoi të luante me akademinë në ndeshjet e kampionatit gjatë muajit Tetor. Më vonë në atë muaj, u raportua nga gazeta e përditëshme lokale Sportske novosti, se shefi i akademisë së Arsenal Steve Rowley, kishte mbërritur në Zagreb, për të parë talentin e lojtarit në ndeshjet U–17 kundër Cibalia dhe NK Zagreb. Në skuadrën e pare, Kovačić mori fanellën me numrin 8, një numër që e kishte mbajtur një nga legjendat më të mëdha të Zagrebit, Robert Prosinečki.

Mateo Kovačić përfundimisht arriti që të bëj debutimin e tij me skuadrën e pare, në ndeshjen e kampionatit midis Dinamo Zagreb dhe Hrvatski Dragovoljac më 20 Nëntor 2010, ku edhe shënoi Golin e katërt në fitoren 6–0 [4]. Kjo gjë e bëri Kovačićin lojtarin më të ri që arrin të shënoj 1 Gol në Kampionat, në moshën 16 vjeç e 198 ditë, duke thyer rekordin e Dino Špehar (16 vjeç e 278 ditë), i cili shënoi Golin e parë në kampionat vetëm 1 javë më përpara më 13 Nëntor 2010 [5] [6]. Në sezonin e tij të parë me Dinamo Zagreb, ai arriti të luaj 7 ndeshje dhe të shënonte 1 Gol, duke kontribuar në fitimin e titullit [7].

Në sezonin 2011–12, Kovačić e vendosi veten si një lojtar bazë i formacionit të skuadrës. Ai luajti zakonisht në pozicionin e mesfushorit të majtë në formacionin 4–2–3–1. Në fillim të sezonit, ai ndihmoi skuadrën të arrinte në fazën e grupeve të UEFA Champions Leagues për herë të parë pas 12 viteve. Duke qënë vetëm 17 vjeç, ai luajti si startues në ndeshjen e parë të grupit kundër Real Madrid [8]. Ai e përfundoi sezonin e tij të parë europian duke shënuar 1 Gol kundër Olympique Lyonnais në ndeshjen e fundit të grupit që u luajt në Zagreb duke u bërë lojtari më i ri që shënon 1 Gol në UEFA Champions League. Në ligë, Kovačić ishte një lojtar startues, ku luajti në 25 ndeshje dhe shënoi 5 Gola. Gjatë një ndeshje në ligë kundër NK Lučko, ai u bë Kapiten për herë të parë duke u bërë lojtari më i ri në historinë e klubit që vesh shiritin e kapitenit, duke e marrë shiritin nga Leandro Cufre [9]. Ishte një tjetër sezon i suksesshëm për Kovačić në ligë dhe kupë, pasi ai luajti 32 ndeshje në të 2 kompedicionet, duke ndihmuar Dinamo Zagrebin të fitonte titullin e 7 rradhazi dhe të 14 në histori. Ai gjithashtu shënoi në finalen e Kupën e Kroacisë kundër NK OsijekMaksimir Stadium. Në Dhjetor 2011, ai u shpall si Shpresa e Vitit të Futbollit Kroat [10].

Në fillim të sezonit 2012–13, ai pësoi një lëndim të kockave metatarsal, duke bërë që të humbasë disa ndeshje të fazës kualifikuese për në UEFA Champions League. Ai u rikthye në kohë për të luajtur në ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër Portos. Kovačić luajti në të gjitha ndeshjet e Dinamo Zagrebit në fazën e grupeve të 2012–13 UEFA Champions League, kundër Portos, Paris Saint-Germain, dhe Dynamo Kyiv. Ai vazhdoi të impresionojë të tjetër me pjekurinë e tij në moshë të re gjatë gjysmës së parë të sezonit. Në Tetor 2012, ai u nomia për Golden Boy, një çmim që jepet nga gazetarë sportiv për talentin më impresionues gjatë 1 sezoni [11]. Gjatë merkatos dimërore të sezonit, bordi drejtues i klubit hodhi poshtë të gjithë spekullimet për një largim të mundshëm të Kovačić dhe gjithashtu thanë se ata kanë ndërtuar një talent tjetër të madhë me emrin Alen Halilović [12]. Më 30 Janar 2013, megjithatë, media, çuditërisht, zbuloi se Kovaçiç u shit tek InterSerie A.

Gjatë kohës së tij me Dinamo Zagrebin, Kovačić fitoi 2 herë ligën dhe 2 herë Kupën e Kroacisë, duke luajtur në total 73 ndeshje zyrtare, përfshirë 12 ndeshje në UEFA Champions League.

Inter

Skeda:Mateo Kovačić.jpg
Kovačić në aksion gjatë debutimit të tij.

Më 31 Janar 2013, Kovačić pranoi të transferohej tek Inter. U zbulua se marrëveshja ishte me vlerë 15 Milion , ku 13 Milion u paguan menjëherë dhe 2 Milion do të paguheshin nqs Inter do të kualifikohej për në UEFA Champions League [13]. Raportimet italiane gjithashtu zbuluan se Real Madrid, Manchester City, dhe Chelsea ishin interesuar për lojtarin, por ai më në fund u bashkua me skuadrën Nerazzurre. Pas mbërritjes, atij iu dhurua fanella me numrin 10, që më parë e kishte Wesley Sneijder [14].

Sezoni 2012–13

Kovačić bëri debutimin e tij me Interin 3 ditë më vonë, më 3 Shkurt, duke u futur në fushë në fillim të pjesës së dytë humbjen 3–1 kundër SienësSerie A [15]. Edhe pse u njoftua se do të luante titullar në ndeshjen tjetër të Serie A kundër Chievos, Kovačić humbi ndeshjen për shkak të një dëmtimi të vogël në muskuj [16]. Më 14 Shkurt, Kovačić bëri debutimin e tij europian në San Siro në ndeshjen kundër CFR Cluj. Ai dhuroi një assis shumë të bukur për Rodrigo Palacion, i cili shënoi Golin e dytë duke i dhuruar skuadrës fitoren 2–0 [17]. Ai gjithashtu luajti edhe 90 minuta në fitoren 3–0 në ndeshjen e kthimit kundër CFR Cluj, me Interin që avancoi për në raundin tjetër të 2012–13 UEFA Europa League.

Kovačić bëri debutimin e tij në Serie A si titullar në humbjen 4–1 kundër Fiorentinës. Në raundin e 16 të UEFA Europa Leagues, Inter u vendos për të luajtur kundër Tottenham Hotspur. Pas humbjes 3–0 në Londër, Interit i duhej një fitore me rezultatin 4–0 në Milano për të kaluar në raundin tjetër. Ndeshja përfundoi me fitoren 4–1 të Zikaltërve pas kohës shtesë, me Kovačić që luajti si startues. Ai impresionoi me vetëpërmbajtjen e tij dhe stilin e të luajturit, duke u duartrokitur nga tifozët [18] [19]. Pas ndeshjes, trajneri Andrea Stramaccioni e cilësoi aftësinë e tij të pasimit "të pabesueshëm" [20]. Më 30 Mars, Kovačić luajti si statues në Derby d'Italia e parë të tij kundër JuventusitSan Siro. Derbi përfundoi me fitoren 1–2 të Juventusit, me Kovačić që nisi aksionin e Golit të barazimit të Rodrigo Palacios [21]. Pas humbjes kundër Juves, Inter duhej të kthehej tek fitoret për të arritur një vend për tu kualfikuar për në UEFA Champions League. Kovačić ishte statues në ndeshjen tjetër të Serie A kundër Sampdorias, dhe sigurisht në ndeshjen tjetër kundër AtalantësSan Siro ku Inter humbi me rezultatin 3–4, me Kovačić që dhuroi një assis për Golin e dytë të ndeshjes të shënuar nga Ricky Álvarez [22]. Deri në fund të sezonit, Kovačić ishte statues në të gjithë ndeshjet e Serie A, me Interin që e mbylli sezonin në vendin e nëntë duke mos u kualifikuar në kupat europiane. Kovačić luajti gjithsej 18 ndeshje në të gjitha kompedicionet. Në Maj, atij iu dhurua çmimi "Gentleman Revelation of the Year" nga tifozët e Interit.

Kombëtarja

Kovačić ka luajtur me kombëtaren kroate me mosha të ndryshme, duke debutuar në Maj 2008 në një ndeshje miqësore të U–15 kundër Sllovakisë [23]. Që nga viti 2011, ai është një lojtar i kombëtareve U–19 dhe U–21. Në Gusht 2012, Kovačić mori thirrjen e parë për të luajtur me kombëtaren kryesore për një ndeshje miqësore kundër Zvicrës, por nuk luajti për shkak të një dëmtimi [24]. Ai mori thirrjen e parë për të luajtur në ndeshjet zyrtare për kualfikueset e 2014 FIFA Kupa e Botës kundër Serbisë dhe Uellsit në Mars 2013. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren kundër Serbisë më 22 Mars 2013, ai luajti si mesfushor qëndre sëbashku me Luka Modrić. Në intervistat pas ndeshjes, shoku i tij, Niko Kranjčar, e vlersoi performancën e tij duke e quajtur "profesor të futbollit" [25] [26]. 4 ditë më vonë, ai luajti edhe kundër Uellsit duke hyrë në pjesën e dytë si zëvëndëues në fitoren 1–2.

Stili i lojës

Statistikat

Redaktuar më 6 Janar 2014

Skuadra Sezoni Liga Kupa Europa Total
Ndeshje Gola Assis Ndeshje Gola Assis Ndeshje Gola Assis Ndeshje Gola Assis
Dinamo Zagreb[27] 2010–11 7 1 0 2 0 0 0 0 0 9 1 0
2011–12 25 5 6 7 1 0 12 1 0 44 7 6
2012–13 11 1 4 1 0 0 8 0 0 20 1 4
Total 43 7 10 10 1 0 20 1 0 73 9 10
Inter 2012–13 13 0 1 1 0 0 4 0 1 18 0 2
2013–14 17 0 1 2 0 0 19 0 1
Total 30 0 2 3 0 0 4 0 1 37 0 3
Karriera në total 73 7 12 13 1 0 24 1 1 110 9 13

Trofe

Skuadra

Flamuri Dinamo Zagreb

Personale

Referenca

  1. ^ "Who Is Inter New Boy Mateo Kovacic?". ForzaItalianFootball. Marrë më 8 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ "Ecco il regista per Strama". Gazzetta dello Sport. janar 30, 2013. Marrë më 8 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. ^ "Mateo Kovačić - Player changes, player transfers". Transfermarkt. Marrë më 20 nëntor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  4. ^ Rupnik, Borna (20 Nëntor 2010). "I Kovačić strijelac u Dinamovoj šestici". Sportnet.hr (në Croatian). Marrë më 20 Nëntor 2010. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  5. ^ "Mateo Kovačić najmlađi je strijelac Prve HNL" (në Croatian). TPortal. 20 Nëntor 2010. Marrë më 20 November 2010. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  6. ^ Plavčić, Mario (13 Nëntor 2010). "Špehar spasio bijelo-plave". Sportnet.hr (në Croatian). Marrë më 22 Nëntor 2010. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  7. ^ "Mateo Kovacic - Leistungsdaten der Saison 10/11". Marrë më 31 Janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  8. ^ "Spielbericht - Spielbericht GNK Dinamo Zagreb - Real Madrid, 14.09.2011 - UEFA Champions League - transfermarkt.de" (në German). Marrë më 30 Janar 2013. {{cite web}}: Parametri i panjohur |deadurl= është injoruar (sugjerohet |url-status=) (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  9. ^ "Kvačić najmlađi kapetan u Dnamovoj povijesti". tportal.hr. 27 Gusht 2011. Marrë më 31 Janar 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  10. ^ "Kovačiću trofej Nada godine: Liga prvaka je bila uživancija". 24 sata. Marrë më 31 Dhjetor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  11. ^ "Mateo Kovačić u konkurenciji za nagradu "Golden boy 2012."". 30 Tetor 2012. Marrë më 31 Janar 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  12. ^ "Kovačića i Halilovića nećemo prodati!". index.hr. Marrë më 8 Prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  13. ^ "Mamić: Predsjednik Arsenala me uvrijedio ponudom za Kovačića i Vrsaljka" (në Croatian). Marrë më 1 shkurt 2013.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  14. ^ "Kovačićev prvi da u Interu" (në Croatian). Marrë më 1 Shkurt 2013. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  15. ^ "Debi Kovačića u porazu Intera: Ima karizmu, zaslužuje broj 10" (në Kroacisht). 24sata.hr. Marrë më 8 Pril 2013. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  16. ^ "Kovacic injured-misses Chievo game". 10 Shkurt 2013. Sky Calcio. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Brace for Palacio Terrific Kovacic, but Milito stretchered off". Gazzetta dello Sport. 15 Shkurt 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  18. ^ "Inter pao u produžecima, Mateu Kovačiću ovacije". Večernji list (në Croatian). 14 Mars2013. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  19. ^ "Cassano fuoriclasse, Kovacic talento puro, Adebayor fortunato. Le pagelle di Inter-Tottenham!" (në Italian). parliamodicalcio.it. Marrë më 14 Mars 2013. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  20. ^ "Stramaccioni hails Mateo Kovacic". SportsMole.co.uk. 18 mars 2013. Marrë më 12 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  21. ^ "Inter-Juve. Con Kovacic e Pirlo, precisione al potere". Gazzetta Dello Sport (në Italian). 31 Mars 2013. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  22. ^ "Rocchi, Alvarez e Kovacic, eroi di una non favola" (në italisht). parliamodicalcio.it. Marrë më 12 Prill2013. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  23. ^ "Statistike - Nastupi: Mateo Kovačić" (në Croatian). Federata Kroate e Futbollit. Marrë më 20 Nëntor 2010. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  24. ^ "Štimac pozvao Kovačića" (në Croatian). 30 Korrik 2013. Marrë më 31 January 2013. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  25. ^ "Štimac: "Odluku o Kovačiću 'prelomio' sam sinoć, odigrao je za desetku"" (në Kroacisht). Sportnet.hr. Marrë më 23 Mars 2013. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  26. ^ "Kovacic 'professor of football'". Football Italia. Marrë më 8 Pril 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  27. ^ "Mateo Kovačić - stats" (në Croatian). hrsport.net. Marrë më 01/02/2013. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)

Lidhje të jashtëme