Pasaporta e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 70: Rreshti 70:
Zakonisht njerëzit preferojnë që fotot biometrike ti bëjnë në studio fotografike. Një mënyrë është kjo, por ekziston dhe mundësia që fotot biometrike ti porositni online.
Zakonisht njerëzit preferojnë që fotot biometrike ti bëjnë në studio fotografike. Një mënyrë është kjo, por ekziston dhe mundësia që fotot biometrike ti porositni online.


Kjo është shumë e thjeshtë, mjafton që të gjeni një aplikacaion i cili ju ofron opsionin për të bërë foto biometrike online. Një shembull i një aplikacioni të tillë është [https://passport-photo.online/ PhotoAid], i cilësuar si një aplikacion shumë i rregullt, ju ndihmon të keni një foto pasaporteje brenda një kohe të shkurtër. Mjafton që të bëni një foto me kamerën e telefonit tuaj, dhe gjithcka merret përsipër nga moderatorët e aplikacionit të cilët rregullojnë sfondin e fotos dhe e prejnë atë në përmasat që ju kërkohet
Kjo është shumë e thjeshtë, mjafton që të gjeni një aplikacaion i cili ju ofron opsionin për të bërë foto [https://passport-photo.online/photo-40x50-mm biometrike online]. Mjafton që të bëni një foto me kamerën e telefonit tuaj, dhe gjithcka merret përsipër nga moderatorët e aplikacionit të cilët rregullojnë sfondin e fotos dhe e prejnë atë në përmasat që ju kërkohet


== [[Galeri dokumentash|Galeri]] ==
== [[Galeri dokumentash|Galeri]] ==

Versioni i datës 6 nëntor 2020 13:52

Pasaporta shqiptare biometrike 2009
Faqja e të dhënave plastike prej polikarbonati dhe e papërthyeshme e pasaportës biometrike

Pasaporta e Shqipërisë është dokument identifikimi dhe udhëtimi që përdoret nga shtetasit shqiptarë për të kryer udhëtime jashtë kufijve të Shqipërisë[1] dhe shërben për të provuar shtetësinë shqiptare dhe për të identifikuar mbajtësin e saj. Organi kompetent për lëshimin e tyre është Ministria e Brendshme. Mbajtësi i pasaportës shqiptare gëzon të drejtën për mbrojtje diplomatike në çdo skaj të botës kapilarisht nga Shteti shqiptar në rast të cenimit të dinjitetit, integritetit dhe të drejtave njerëzore të shtetasve shqiptarë në vendet e huaja.[nevojitet citimi] Me Vendim te Këshillit te Ministrave nr. 913 te datës 21.12.2011 pasaportat jobiemtrike nxirren jashte perdorimit duke filluar nga data 01.03.2012. Nga kjo date pasaportat jobiometrike nuk do vlejne me si dukument udhetimi.[2]

Pasaporta biometrike

Në kuadër të nismës së Qeverisë shqiptare për modernizimin e Gjendjes Civile dhe paisjen e qytetarëve shqiptarë me dokumenta identifikimi të një standardi të lartë ndërkombëtar, pasaporta që lëshohet prej muajit maj të vitit 2009 është e formatit biometrik [3]. Paisja në një numër të konsiderueshëm me këtë dokument të rëndësishëm ishte një nga kushtet që mundësoi qytetarët e Shqipërisë të hyjnë në listën e bardhë Schengen duke filluar nga fundi vitit 2010 [4]. Vetëm mbajtësit e pasaportës biometrike mund të udhëtojnë pa viza në hapësirën Schengen dhe si rrjedhim pasaporta e lëshuar në vitin 2002 natyrshëm do të dalë jashtë qarkullimit.

Aplikimi për pasaportat biometrike bëhet në zyrat e gjendjes civile, aty ku aplikohet edhe për letërnjoftimin dhe pas rreth 15 ditësh tërheqja kryhet pranë organeve të policisë rajonale. Nuk është e nevojshme të paraqiten fotografi pasi personi fotografohet aty për aty me anë të një aparati fotografik digjital. Edhe shenjat e gishtave merren me aparate skaner digjitalë. Praktikisht i njëjti aplikim për letërnjoftim është i vlefshëm edhe për pasaportë. Qytetarët shqiptarë mbi moshën 16 vjeç nuk mund të aplikojnë për pasaportë biometrike pa aplikuar më parë për letërnjoftimin biometrik. Të dy këto dokumenta përmbajnë të njëjtat të dhëna personale të mbajtësit. Ideimi dhe mënyra e prodhimit e pasaportës elektronike ku gjithçka kryhet përballë një nëpunësi të vetëm civil në mënyrë të shpejtë dhe të integruar (identifikimi, fotografimi, marrja e shenjave të gishtave, firma e skanerizuar) e bën këtë dokument një nga më të besueshmit dhe pararojët në botë. Siguria e shtuar e këtij dokumenti qëndron në faktin se të njëjtat të dhëna ndodhen në tre ambjente :

  • në mënyrë të dukshme të shkruara mbi pasaportë,
  • brenda në mikroprocesorin e trupëzuar në faqen plastike të të dhënave dhe të lexueshme vetëm me elektrovalë dhe pa mundësi modifikimi nga askush
  • si dhe po ashtu të depozituara në arkivin elektronik të policisë.

Nëse të dhënat në të tre këto ambiente nuk përputhen atëherë pasaporta bëhet e pavlefshme dhe kjo sjell edhe përballjen me sanksionet ligjore në fuqi.

Kostoja e pasaportës është 6 mijë lekë dhe ka vlefshmëri 10 vjeçare për të rritur dhe 5 vjeçare për personat nga 0 deri në 16 vjeç.

Shqipëri lëshohen tre lloj pasaportash: të zakonshme nga MPB, shërbimi dhe diplomatike nga MPJ.

Tiparet e pasaportës biometrike

Pasaporta biometrike shqiptare dhe europiane (ita) të lëshuara në 2009

Pasaporta biometrike ka një përmbajtje të lartë elektronike dhe lyp kujdes të veçantë në mbajtjen e saj. Ngjyra është e kuqerremtë ashtu si pasaporta e vendeve të Bashkimit Evropian. Faqja e të dhënave/fotos është e një konceptimi bashkohor. Është plastike prej polikarbonati, e ngurtë dhe e papërkulshme pasi në të ndodhet i trupëzuar mikroprocesori në të cilin janë të magazinuar një sërë elementesh biometrikë dhe identifikues të mbajtësit si: fotografia, shenjat e 10 gishtave dhe firma e skanerizuar e mbajtësit. Nxjerrja e të dhënave nga microchipi bëhet me anë të teknologjisë wireless RFID (Radio Frequency IDentification) prej një distance jo më shumë se 10 cm për arsye sigurie për të dhënat personale. Në qendër të kopertinës qëndron stema e Republikës së Shqipërisë ku në dallim nga pasaportat e mëparshme ka edhe përkrenaren e Skënderbeut. Në fund të kapakut qëndron simboli i mikroproçesorit .

Në faqen e të dhënave, lirisht të dukshme dhe të shkruara në shqip dhe anglisht, janë stamposur mbiemri, emri, datëlindja, vendlindja, shtetësia, data e lëshimit dhe skadencës, autoriteti lëshues, firma e mbajtësit, numri i pasaportës dhe ai personal. Në fund të faqes ndodhet kodi alfanumerik që e bën pasaportën të lexueshme në mënyrë të menjëhershme me lexues optik. Janë shtuar karakteristika sigurie të ngjashme me ato të kartëmonedhave. Konkretisht në faqen e fotos janë stamposur mikropulla, shkrime me përmasa mikroskopike dhe të një preçizioni shumë të lartë, pamje holografike, pamje të shikueshme vetëm me Rrezet ultravioletë, filigrana dhe të tjerë elementë sigurie. Imazhi digjital është i pirografuar direkt në faqe dhe reagon ndaj rrezeve UV. Edhe faqet e vizave përmbajnë filigrana(shirit) dhe pamje të Skënderbeut që duken vetëm kundrejt dritës.

Pasaportat biometrike shqiptare janë konform udhëzimeve të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil.

Procedura për paisje

  • Në zyrën postare paguhet shuma prej 6 mijë lekësh të reja dhe merret kuponi për aplikim. Ndërsa për proçedurën e përshpejtuar e cila zgjat nga 3 ditë, qytetari duhet të pajiset me kuponin që kushton 15 mijë lekë të reja.
  • Në zyrën e gjendjes civile dorëzohet kuponi, kryhet gjetja dhe kontrollimi i të dhënave personale. Kryhet fotografimi, marrja e shenjave të gishtave dhe firma dixhitale. Nëpunësi lëshon kuponin përkatës me të cilin qytetari shkon pranë policisë kur është përmbushur afati i prodhimit të pasaportës.
  • polici, pas 15-30 ditësh, personi vetë ose një i deleguar i tij tërheq pasaportën. Në këtë moment qytetarit i bëhet me dije se pasaporta e mëparshme (nqs e ka) bëhet e pavlefshme dhe nxirret jashtë perdorimit duke e shënuar.[5]
  • Qytetari duhet të ketë parasysh që në momentin që ai aplikon për pasaportën biometrike, me pasaportën e vjetër nuk mund të udhëtojë më ndërkohë që pret pasaportën e re sepse sistemi kompjuterik TIMS e nxjerr automatikisht jashtë përdorimit pasaportën e vjetër.

Proçedura për paisje ne zyrat konusllore dhe ambasadë

  • Shtetasit shqipëtarë në emigrim mund të pajisen me pasaporta biometrike dhe letërnjoftime pranë zyrave konsullore dhe legatave shqiptare.[6]
  • Pagesa e shërbimit për pajisjen më pasaporte biometrike shtetasi duhet ta kryej pranë një banke të paracaktuar nga zyrat konsullore apo legatat e me pas te paraqitet pranë tyre me mandat-pagesën për të zhvilluar proçesin. Pajisja me letërnjoftim kushton 10 euro, ndërsa me pasaportë biometrike kushton 108 euro.

Historia

Pasaportat e para shqiptare fillojnë të lëshohen nga vitet '20 te shekullit të kaluar periudhë kjo kur filloi të merrte trajtë Shteti shqiptar [1]. Pasaporta e mbretërisë kishte në parathënie të saj disa citime.

  • Ta dijsh dhe të jesh i sigurtë se fatbardhësia dhe lumtunija jote gjindet në Shqipni, e cila t’ep nder e të falë emnin Shqiptar.
  • Ruaje mire karakterin kombtar dhe kryenaltësinë shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit, kudo që të jesh.
  • Çdo shqiptar asht vllau i yt: nderoje kurdohere dhe ndihmoje kur të ketë nevojë.
  • Mos e përbuz gjuhën e nanes s’ate tue folë në gjuhë të huej, kur nuk asht nevoja.
  • Ndero flamurin e Atdheut t’and: kush nuk e nderon Shenjin e kombësisë, shnderon vehten e vet.

Gjatë periudhës së regjimit komunist Shqipëria nuk lejonte qytetarët e saj të udhëtonin jashtë shtetit ndaj nuk lëshonte pasaporta të zakonshme por vetëm pasaporta diplomatike dhe shërbimi në numër të kufizuar. Pasaporta shërbimi u lëshoheshin edhe shoferëve apo studentëve shqiptarë me studime në vende të huaja por pas përfundimit të misioneve apo studimeve pasaporta duhej të dorëzohej përsëri në organet e policisë. Me ardhjen e demokracisë autoritetet lëshojnë pasaporta për çdo qytetar që bën kërkesë dhe që përmbush kushtet e vendosura me ligj.

  • Nga viti 1991 deri në 1996 pasaporta ishte me ngjyrë te kuqe dhe nuk përmbante asnjë element sigurie në mos vulën e thatë mbi foton e pambuluar. Të dhënat ishin të shkruara me dorë me bojë tush. Mbante ende stemën e Shqipërisë komuniste.
  • Nga viti 1996 e deri në 2002 pasaporta kishte ngjyrë te kaftë dhe përmbante elementet e parë të sigurisë si foto e mbështjellë me plastikë(e laminuar), etj. Të dhënat ishin të shkruara me makinë. Prodhohej nga një kompani kanadeze.
  • Pasaporta e lëshuar në vitin 2002, përsëri me ngjyrë të kuqe, është e një standardi mjaft të kënaqshëm. Ka shumë elementë sigurie të ngjashëm me pasaportën biometrike përveç microchipit. Prodhohej nga kompania ish shtetërore gjermane Bundesdruckerei.
  • Pasaporta biometrike 2009 dhe letërnjoftimi elektronik prodhohen nga kompania franceze Sagem Sécurité (Morfo, Safran Group)[7] fituese e Tenderit ndërkombëtar.

Fotoja e pasaportës

Një foto biometrike është një nga dokumentat kryesore e cila kërkohet kur aplikoni për një pasaportë biometrike. Ajo kërkohet me domosdoshmëri pasi ka një funksion identifikimi të mbajtësit të saj.

Fotoja e pasaportës Shqipëtare ka disa specifikime të cilat duhen të plotësohen në mënyrë që të pranohet nga autoritetet përkatëse.

Fotoja biometrike ka këto kërkesa:

  • Përmasat e fotos biometrike duhet të jenë 40mm me 50mm, gjerësi dhe lartësi.
  • Preferohet që fotoja të jetë sa më e re, por jo më e vjetër se 6 muaj.
  • Sfondi i fotos duhet të jetë i bardhë.
  • Fytyra juaj duhet të ketë një shprehje natyrale.
  • Kapelja lejohet vetëm për arsye fetare, ndryshe nuk do të pranohet.
  • Syzet lejohen vetëm nëqoftëse nuk i mbulojnë sytë.
  • Duhet të bëni të paktën 2 foto.
  • Përmasat dhe madhësia (piksele) duhet të jetë të paktën 600 dpi.

Ku mund të marrësh një foto biometrike.

Zakonisht njerëzit preferojnë që fotot biometrike ti bëjnë në studio fotografike. Një mënyrë është kjo, por ekziston dhe mundësia që fotot biometrike ti porositni online.

Kjo është shumë e thjeshtë, mjafton që të gjeni një aplikacaion i cili ju ofron opsionin për të bërë foto biometrike online. Mjafton që të bëni një foto me kamerën e telefonit tuaj, dhe gjithcka merret përsipër nga moderatorët e aplikacionit të cilët rregullojnë sfondin e fotos dhe e prejnë atë në përmasat që ju kërkohet

Galeri

Udhëtimi dhe vizat

Vendet në të cilat mbajtësit e pasaportave shqiptare hyjnë pa pasur nevojë për vizë ose e marrin vizën në kufi :

Harta e shteteve në të cilët qytetarët shqiptarë, mbajtës të pasaportave biometrike, hyjnë pa pasur nevojë për vizë ose e marrin atë në kuf. Janar 2020

Evropë

  • Stampa:Country data Europe Zona Schengen . Me vendim të datës 08.11.2010 Bashkimi Europian e futi Shqipërinë në listën e vendeve që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë ne Hapësirën Schengen për qëllime turistike, familjare apo bisnesi me pasaportë biometrike dhe jo më tepër se 90 ditë në çdo 180.[4].

El salvador

Azi, Afrikë dhe Oqeani

* Marrëveshje për qarkullim duke përdorur vetëm letërnjoftimin shqiptar[13].Egjipt Visa merret ne kufi

Shiko edhe

Burim i të dhënave

  1. ^ "Kuvendi i RSh, Ligji Nr.8668, datë 23.11.2001". Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2010. Marrë më 2 maj 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Consolato Generale d'Albania - Milano". Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2012. Marrë më 6 shkurt 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Udhëzimi për paisjen me pasaporta biometrike
  4. ^ a b BE liberalizon vizat me Shqipërinë
  5. ^ "Udhëzim i Ministrisë së Brendshme për paisjen me pasaportë biometrike". Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2012. Marrë më 10 shtator 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Consolato Generale d'Albania - Milano". Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2012. Marrë më 6 shkurt 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Albania selects Sagem Sécurité (Safran Group) for secure ID documents". Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2012. Marrë më 8 dhjetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Shqipëri - Kroaci pa viza
  9. ^ Shqipëri - Serbi pa viza|http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=287554
  10. ^ Shqipëri - Bolivi viza merret në kufi[lidhje e vdekur]
  11. ^ "Shqipëri - Brazil pa viza, Ministria e Jashtme e Brazilit". Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2012. Marrë më 8 dhjetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Shqipëri - Brazil, hiqen vizat, http://top-channel.tv
  13. ^ Marrëveshje trepalëshe SHQ-MZ-MQ për qarkullim vetëm me letërnjoftim përkatës

Lidhje të jashtme