Pasaporta e Kosovës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 2 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 1) #IABot (v2.0.1
Shtimi i nje paragrafi ne lidhje me foton e pasaportes te kosoves
Rreshti 74: Rreshti 74:


Pasaporta e Republikës së Kosovës lëshohet në katër variante: Pasaportë e zakonshme, Pasaportë diplomatike, Pasaportë zyrtare dhe Dokument udhëtimi.
Pasaporta e Republikës së Kosovës lëshohet në katër variante: Pasaportë e zakonshme, Pasaportë diplomatike, Pasaportë zyrtare dhe Dokument udhëtimi.

== Fotoja e pasaportës ==
Një foto biometrike është një nga dokumentat kryesore e cila kërkohet kur aplikoni për një pasaportë biometrike. Ajo kërkohet me domosdoshmëri pasi ka një funksion identifikimi të mbajtësit të saj.

Fotoja e pasaportës Shqipëtare ka disa specifikime të cilat duhen të plotësohen në mënyrë që të pranohet nga autoritetet përkatëse.

Fotoja biometrike ka këto kërkesa:

* Përmasat e fotos biometrike duhet të jenë 2 inç në lartësi dhe 2 inç në gjerësi
* Preferohet që fotoja të jetë sa më e re, por jo më e vjetër se 6 muaj.
* Sfondi i fotos duhet të jetë i bardhë.
* Fytyra juaj duhet të ketë një shprehje natyrale.
* Kapelja lejohet vetëm për arsye fetare, ndryshe nuk do të pranohet.
* Syzet lejohen vetëm nëqoftëse nuk i mbulojnë sytë.
* Duhet të bëni të paktën 2 foto.
* Përmasat dhe madhësia (piksele) duhet të jetë të paktën 600 dpi.

=== Ku mund të marrësh një foto biometrike. ===
Zakonisht njerëzit preferojnë që fotot biometrike ti bëjnë në studio fotografike. Një mënyrë është kjo, por ekziston dhe mundësia që fotot biometrike ti porositni online.

Kjo është shumë e thjeshtë, mjafton që të gjeni një aplikacaion i cili ju ofron opsionin për të bërë [https://passport-photo.online/photo-2x2-inch foto biometrike online]. Mjafton që të bëni një foto me kamerën e telefonit tuaj, dhe gjithcka merret përsipër nga moderatorët e aplikacionit të cilët rregullojnë sfondin e fotos dhe e prejnë atë në përmasat që ju kërkohet


== Udhëtimet pa viza ==
== Udhëtimet pa viza ==

Versioni i datës 16 nëntor 2020 13:29

Pasaporta e Kosovës
Faqja e brendshme e Pasaportës

Pasaporta e Kosovës është një dokument identifikimi dhe udhëtimi që u lëshohet qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ky dokument bën të mundur udhëtimet ndërkombëtare dhe është pronë e shtetetit të Kosovës. Kompetenca për lëshimin e pasaportave i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Autoritetet kanë filluar lëshimin e pasaportave biometrike nga tetori i vitit 2011 [1].

Historia

Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran më 17 shkurt 2008. Menjeherë pas miratimit të ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutës, Autoritetet filluan lëshimin e pasaportave për qytetarët e Republikë së Kosovës. Ky ndoshta është dokumenti më i rëndësishëm emblematik pasi bëhet lajmëtar i mëvetësisë së Kosovës në mbarë rruzullin tokësor.

Sidoqoftë Kosova akoma nuk njihet si shtet nga të gjitha kombet e botës dhe si rrjedhim edhe pasaporta e saj has në vështirësi nëpër vendkalimet kufitare apo nga konsullatat e huaja për lëshimin e vizave. Popullata e Kosovës, përgjatë viteve ka pasur nëpër duar pasaporta me mbishkrime të ndryshme:

  • Pasaportë e monarkisë serbo-kroato-sllovene në vitet e para të shekullit të XX.
  • Pasaportë jugosllave pas Luftës së II Botërore.
  • Pasaportë (Dokument Udhëtimi) e lëshuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, UNMIK në vitet 2000-2008.
  • Pasaportë e lëshuar nga shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës nga korriku 2008.

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës  

Për t’u pajisur me pasaportë të RKS aplikuesit në të gjitha rastet duhet të paraqiten personalisht në Ambasadë/ Konsullatë.

1.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat mbi 16 vjec

  • Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
  • Pasaporta paraprake e skaduar nëse pala ka pasur një të tillë
  • Dëshmi e pagesës për pasaportë

2.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat nën 16 vjec

  • Çertifikatën e lindjes
  • Çertifikatë shtetësie
  • Dëshminë e identitetit të prindërve (letërnjoftim, pasaportë e RKS, patentë- shofer)
  • Çertifikatë e vdekjes së prindit në rast vdekje
  • Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës në rast se prindërit janë të ndarë
  • Autorizimi ligjor origjinal i legalizuar nga noteri në rast të mungesës së njërit prind
  • Çertifikata e vendbanimit e RKS
  • Dëshmia e pagesës për pasaportë

3.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit për personat mbi 16 vjec

  • Një kopje të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
  • Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar)
  • Raportin origjinal të policisë të shtetit ku ka humbur ( nëse aplikon për shkak të humbjes së pasaportit, brenda tre muajve nga data e humbjes)
  • Vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente  në rast të konfiskimit të pasaportit
  • Dëshmia e pagesës për pasaportë

4.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit për personat nën 16 vjec

  • Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar)
  • Raportin origjinal të policisë të shtetit ku ka humbur ( nëse aplikon për shkak të humbjes së pasaportit, brenda tre muajve nga data e humbjes)
  • Dëshminë e identitetit të prindërve (letërnjoftim, pasaportë e RKS, patentë- shofer)
  • -    Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës në rast se prindërit janë të ndarë
  • Autorizimi ligjor origjinal i legalizuar nga noteri në rast të mungesës së njërit prind
  • Vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente  në rast të konfiskimit të pasaportës
  • Dëshmia e pagesës për pasaportë

5.    Dokumentet e nevojshme për ndërrimin/ripërtrirjen e të dhënave për personat mbi 16 vjec

  • Kopjen e letërnjoftimit të ndërruar/ripërtërirë
  • Pasaportën e vjetër
  • Dëshmia e pagesës për pasaportë

6.    Dokumentet e nevojshme për ndërrimin/ripërtrirjen e të dhënave për personat nën 16 vjec

  • Pasaportën e vjetër
  • Vendimin për ndryshimin e të dhënave (për rastet e ndërrimit)
  • Fotografinë elektronike (në rast të ripërtrirjes)
  • Çertifikatën e vendbanimit
  • Dëshmia e pagesës për pasaportë

Tiparet

Pasaporta aktuale e Kosovës tani është biometrike. Ngjyra është e kuqe, me stemën e Republikës së Kosovës në mes të kopertinës. Fjalët "REPUBLIKA E KOSOVËS" dhe "PASAPORTË" janë të shkruara ne gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Edhe të dhënat personale në faqen e brendshme janë të shkruara në të tria këto gjuhë. Pasaporta kosovare përputhet me shumë standarde të rekomanduara nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil si: përmasat, elementë sigurie, modeli, etj.

Për shtetasit mbi 18 vjeç pasaporta ka vlefshmëri 10 vjeçare nga data e lëshimit.

Pasaporta e Republikës së Kosovës lëshohet në katër variante: Pasaportë e zakonshme, Pasaportë diplomatike, Pasaportë zyrtare dhe Dokument udhëtimi.

Fotoja e pasaportës

Një foto biometrike është një nga dokumentat kryesore e cila kërkohet kur aplikoni për një pasaportë biometrike. Ajo kërkohet me domosdoshmëri pasi ka një funksion identifikimi të mbajtësit të saj.

Fotoja e pasaportës Shqipëtare ka disa specifikime të cilat duhen të plotësohen në mënyrë që të pranohet nga autoritetet përkatëse.

Fotoja biometrike ka këto kërkesa:

  • Përmasat e fotos biometrike duhet të jenë 2 inç në lartësi dhe 2 inç në gjerësi
  • Preferohet që fotoja të jetë sa më e re, por jo më e vjetër se 6 muaj.
  • Sfondi i fotos duhet të jetë i bardhë.
  • Fytyra juaj duhet të ketë një shprehje natyrale.
  • Kapelja lejohet vetëm për arsye fetare, ndryshe nuk do të pranohet.
  • Syzet lejohen vetëm nëqoftëse nuk i mbulojnë sytë.
  • Duhet të bëni të paktën 2 foto.
  • Përmasat dhe madhësia (piksele) duhet të jetë të paktën 600 dpi.

Ku mund të marrësh një foto biometrike.

Zakonisht njerëzit preferojnë që fotot biometrike ti bëjnë në studio fotografike. Një mënyrë është kjo, por ekziston dhe mundësia që fotot biometrike ti porositni online.

Kjo është shumë e thjeshtë, mjafton që të gjeni një aplikacaion i cili ju ofron opsionin për të bërë foto biometrike online. Mjafton që të bëni një foto me kamerën e telefonit tuaj, dhe gjithcka merret përsipër nga moderatorët e aplikacionit të cilët rregullojnë sfondin e fotos dhe e prejnë atë në përmasat që ju kërkohet

Udhëtimet pa viza

Shiko edhe

Lidhje të jashtme

Burimi i të dhënave

  1. ^ Kosova lëshon pasaporta biometrike në 2011