Ángel Di María

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ángel Di María
PSG-Shakhter15 (2).jpg
Di María për Paris Saint-Germain F.C. në vitin 2015
Të dhënat personale
Emri i plotëÁngel Fabián Di María Hernández
Data e lindjes (1988-02-14) 14 Shkurt 1988 (31 vjeç)
Vendi i lindjesRosario, Argjentinë
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in) [1]
PozicioniAnësor / Mesfushor sulmues
Informacionet për klubin
Klubi aktualParis Saint-Germain
Numri11
Karriera në rini
1991–1992Torito
1992–2005Rosario Central
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2005–2007Rosario Central35(6)
2007–2010Benfica76(7)
2010–2014Real Madrid124(22)
2014–2015Manchester United27(3)
2015–Paris Saint-Germain123(41)
Ekipi kombëtar
2007Argjentina U2013(3)
2008Argjentina U236(2)
2008–Argjentina102(20)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 14 shtator 2019.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 6 korrik 2019

Ángel Fabián Di María Hernández (lindur më 14 Shkurt 1988) është një futbollist argjentinas i cili luan për klubin anglez Manchester UnitedPremier League dhe me kombëtaren argjentinase. Ai mund të luaj si anësor por edhe si mesfushor sulmues.

Pasi filloi karrierën e tij me Rosario Central, Di María lëvizi në Europë në vitin 2007 ku luajti me Benficën, e cila e transferoi te Real Madrid për 25 milion tre vite më vonë. Pasi fitoi trofeun e Champions Leagues me klubin spanjoll, ai firmoi me klubin anglez Manchester United në vitin 2014 për shumën rekord në Britani prej 59.7 milion £.

Një lojtar i rregullt i Argjentinës që nga viti 2008, Di María ka luajtur më shumë se 50 ndeshje për vendin e tij. Ai shënoi golin për vendin e tij e cila fitoi Lojërat Olimpike 2008, dhe gjithashtu e ka përfaqsuar atë në dy Kupa Bote dhe në 2011 Copa América.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Di María ka lindur më 14 shkurt 1988 në RosarioArgjentinës, dhe është një nga tre fëmijët e Miguel Di María dhe Diana Hernández de Di María; ai u rrit në Perdriel. Si një i mitur, ai ishte jashtëzakonisht aktiv, dhe nën rekomandimin e mjekut filloi të luante futboll që në moshën tre vjeç. Ai gjithashtu ndihmoi prindërit e tij në punën e tyre në një lokal sëbashku me dy motrat e tij, Vanesa dhe Evelyn. Për shkak të të ardhurave të pakta të familjes së tij, blerja e takave të futbollit dhe plotësimi i dëshirave të Di Marías ishte e vështirë për familjen. Ai e konsideron veten të jeten të jetë orjentues i familjes, dhe përdor shuma të mëdha parash për të mbajtur familjen e tij.[2] Pasi u transferua te Benfica, ai pyeti babain e tij për të mos punuar më dhe i bleu motrave dhe prindërve të tij një shtëpi.[3]

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rosario Central[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në moshën katër vjeç, Di María u bë pjesë e Rosario Central. Pasi ai ishte i angazhuar me klubin e tij lokal Torito, Rosario dha 35 futbollistë në këmbim.[2]

Di María bëri debutimin e tij si profesionist më 14 dhjetor 2005 në ndeshjen e fundit të Rosarios në Apertura, në barazimin 2–2 në transfertë kundër Independiente; ai hyri në fushën e lojës në vend të Emiliano Vecchios.[4] Ai shënoi për herë të parë si profesionist më 24 nëntor 2006 në sezonin tjetër të Aperturas, në fitoren 4–2 në shtëpi kundër Quilmes; goli erdhi një minutë pasi zëvëndësoi Leonardo Borzanin në fillim të pjesës së dytë.[5] Pasi luajti në Kupën e Botës nën-20 në Kanada në verën e vitit 2007, Boca Juniors bëri një ofertë 6.5 milion $ për të.[6]

Benfica[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Di María me Benficën në vitin 2007.

Di María u transferua te klubi portugez Benfica në korrik 2007, duke filluar të luaj si anësor. Benfica i pagoi klubit argjentinas 6 milion për 80% të kartonit të lojtarit dhe 50% të kartonit të Andrés Díaz.[7] Vonë, në gusht 2008, klubi portugez pagoi 2 milion € shtesë 20% e mbetur,[8] por i ri-shiti 10% te GestiFute. Di María u ble si zëvëndësuesi i kapitenit të larguar, Simão, i cili u bashkua me Atlético Madrid më herët gjatë verës.[6]

Di María firmosi një kontratë të re me Benficën në tetor 2009, duke shtuar edhe tre vite të tjera kontratës momentale të saj, e cila skadonte më 30 qershor 2015 me 40 milion € klauzolë lirimi.[9] Më vonë në atë muaj, ai ishte cilësuar nga Diego Maradona për të qënë "superylli i ardhshëm argjentinas".[10]

Më 27 shkurt 2010, Di María shënoi tregolëshin e parë si profesionist në fitoren 4–0 kundër Leixões SC. Ditën tjetër, të gjithë titujt e gazetave portugeze lexonin "Magic Tri María".[11]

Real Madrid[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sezoni 2010–11[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 28 qershor 2010, Real Madrid postoi në faqen zyrtare në internet se kishte arritur marrëveshjen me Benficën për transferimin e Di Marías. Ai firmosi një kontratë pesë vjeçare për 25 milion , plus 11 milion € bonuse, siç njoftoi subjekti në portugalisht Stock Exchange.[12] Më 7 korrik 2010, Di María mbërriti në Madrid direkt nga Buenos Aires,[13] dhe kaloi testet mjekësore më 8 korrik 2010.[14]

Ai bëri debutimin e tij me klubin më 4 gusht 2010 në një ndeshje miqësore kundër Club América, ku Real Madrid fitoi me rezultatin 3–2.[15] Më 22 gusht, Di María shënoi golin e parë me klubin në një ndeshje miqësore kundër Hércules CF, ku Real Madrid fitoi me rezultatin 3–1.[16] Në ndeshjen e fundit të para-sezonit, më 24 gusht, ai shënoi golin e parë të fitores 2–0 kundër CA Peñarol pas një inkursioni personal që u përshkrua si "moment magjik", duke ndihmuar ekipin të fitonte ndeshjen 2–0 dhe Trofeun Santiago Bernabéu.[17]

Di María duke kaluar mbrojtësit e Tottenham Hotspur Benoît Assou-Ekotto dhe Michael DawsonLigën e Kampioneve në prill 2011.

Debutimi i tij në ligë erdhi më 29 gusht, në barazimin 0–0 kundër RCD Mallorca.[18] Më 18 shtator, Di María shënoi golin e parë në ligë për Real Madrid në fitoren 2–1 kundër Real Sociedad.[19] Dhjetë ditë më vonë, ai shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve në fitoren 1–0 kundër francezëve të AJ Auxerre.[20] Ai shënoi një gol të diskutueshëm kundër Sevillës më 19 dhjetor, dhe pas kësaj, Di María asistoi dy golat e Karim Benzemas dhe një gol të Cristiano Ronaldos në fitoren shkatërrimtare 8–8 kundër Levante UD më 22 dhjetor. Në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve kundër Olympique Lyonnais, ai shënoi golin e tretë të fitores 3–0 duke ndihmuar Realin për të shkuar në tetë më të mirat për herë të parë pas shtatë vitesh.[21]

Di María shënoi golin e tretë në ndeshjen e parë çerek-finale të Ligës së Kampioneve kundër anglezëve të Tottenham Hotspur më 5 prill 2011.[22] Më 20 prill, në finalen e Copa del Reyt kundër Barcelonës, Di María asistoi golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga Ronaldo në minutën e 103të në kohën shtesë para se të përjashtohej me karton të kuq në minutën e 120të; kjo fitore solli edhe trofeun e tij të parë në Spanjë.[23]

Sezoni 2011–12[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë fillimit të sezonit 2011–12, Di María pati disa ndeshje të vështira dhe ai luftoi për të kapur ritmin pas pushimeve të verës. Si rezultat, performancat e para e Di Marías ishin pa vazhdimsi. Kjo u shfaq edhe gjatë distafës 1–0 në transfertë kundër Levantes, ku ai bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar Juanfran, duke bërë që të dyja ekipet të grindeshin në fushë. Megjithatë, pas kësaj, performancat e argjentinasit u përmirësuan, duke e mbyllur sezonin si asistuesi i dytë më i mirë në kampionat. Nga tetori i 2011, Di María ishte i zgjedhuri i trajnerit José Mourinho në formacion në vend të mesfushorëve Kaká dhe Mesut Özil, duke vënë në pah përmirësimin e tij.[24]

Më 27 nëntor 2011, Di María luajti 60 minuta në ndeshjen e ligës kundër rivalëve të qytetit Atlético Madrid, duke shënuar gol që ndihmoi në fitimin e ndeshjes 4–1. Më 3 dhjetor 2011, Di María shënoi golin e parë të skuadrës së tij në fitoren 3–0 jashtë fushe kundër Sporting de GijónLa Liga.[25] Ai luajti një ndeshje pozitive si titullar në fitoren 3–0 të Real Madridt kundër Athletic Bilbaos, në një ndeshje ku Los Blancos siguruan titullin e 32të kampion në La Liga.[26]

Sezoni 2012–13[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Di María duke marrë përsipër një korne kundër Barcelonës në prill 2013.

Ai shënoi golin e parë të sezonit kundër Barcelonës në ndeshjen e parë të Supercopa de España 2012Camp Nou pas një gabimi të portierit të Barcelonës Víctor Valdés.[27]

Pavarësisht se Di María nuk pati sezonin e tij më të mirë, ai kontriboi në momente të mëdha, ku një nga më kryesoret ishte krosimi i tij për golin e Cristiano Ronaldos kundër Manchester United më 13 shkurt;[28] në kampionat, ai asistoi disa gola me cilësi, duke shënuar edhe tetë vetë, ku më kryesorët erdhën kundër Atlético Madridit dhe Málagës.

Më 9 gusht 2012, Di María firmosi një kontratë të re me Real Madridin deri në vitin 2018.[29]

Sezoni 2013–14[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 3 tetor 2013, Di María shënoi dy gola në fitoren 4–0 në shtëpi kundër danezëve të Copenhagen në Ligën e Kampioneve.[30] Di María filloi të përdorej në mesfushë pas mbërritjes së trajnerit të ri Carlo Ancelotti.

Më vonë gjatë sezonit, për shkak të vendimeve manaxheriale të Carlo Ancelottit, atij iu ndryshua pozicioni duke u vendosur përpara Luka Modrić dhe Xabi Alonsos si një mesfushor sulmues. Ai kontriboi në fitoren 2–1 të klubit kundër Barcelonësfinalen e Copa del Rey, duke shënuar golin e parë të ndeshjes.[31] Di María u shpall asistuesi më i mirë i sezonit në La Liga me 17 asiste.[32]

Më 24 maj 2014, në finalen e Ligës së Kampioneve, ai bëri një driblim fantastik zig-zag duke kaluar tre lojtarë dhe duke e gjuajtur topin në portën e Thibaut Courtois, i cili e priti, por shoku i skuadrës Gareth Bale ishte aty për të goditur topin me kokë dhe për t'i dhënë avantazhin skuadrën 2–1 në minutën e 110të të shtesës kundër rivalëve të Atlético Madrid, me ndeshjen që në fund u mbyll me fitoren 4–1. Di María u shpall lojtari i ndeshjes nga UEFA dhe çmimi ju dha nga trajneri legjendar Alex Ferguson.[33]

Sezoni 2014–15[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Di María ishte një zëvëndësim i papërdorur me Real Madrid që fitoi 2014 Superkupën e Europës kundër Sevillës më 12 gusht.[34] Një javë më vonë, në ndeshjen e parë të Supercopa de España, ai luajti 15 minutat e fundit në barazimin 1–1 në ndeshjen në shtëpi kundër Atléticos; ai hyri si zëvëndësues në vend të kroatit Luka Modrić.[35]

Manchester United[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 26 gusht 2014, Di María firmosi një kontratë pesë vjeçare me klubin anglez Manchester United për shumën e 59.7 milion £, duke u bërë transferimi i pestë më i shtrenjtë në historinë e futbollit dhe transferimi më i shtrenjtë i kryer nga një klub britanik.[36][37][38] Ai mori fanellën me numrin 7 të Manchester United, që më parë ishte veshur nga shumë legjenda të klubit si George Best, Bryan Robson, Eric Cantona, David Beckham dhe Cristiano Ronaldo.[39][40]

Di María bëri debutimin e tij më 30 gusht në barazimin 0–0 kundër Burnley, ku ai u zëvëndësua nga Anderson pas 70 minutash.[41] Ai shënoi golin e parë me United në debutimin e tij në Old Trafford më 14 shtator, duke realizuar me goditje dënimi në fitoren 4–0 kundër skuadrës së sapongjitur Queens Park Rangers.[42][43][44] Ai gjithashtu dhuroi asistin e golit të Juan Matës në të njëjtën ndeshjen, duke u shpallur lojtari i ndeshjes.[42] Performanca e tij u përshkrua nga Sky Sports si lojtar me tipare Player Cam, e cila u kthye në veçanti për këtë ndeshje.[45]

Paris Saint-Germain[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Di María duke luajtur në Ligën e Kampioneve në 2015.

Më 25 korrik 2015, Di María nuk udhëtoi me avion në Shtetet e Bashkuara për t'ju bashkuar Manchester Unitedit në turin e tyre parasezonal. I pyetur rreth kësaj, trajneri Louis van Gaal deklaroi "nuk e di pse".[46] Më 2 gusht, u raportua se Di María do të kryente vizitat mjeksore te Paris Saint-Germain,[47] dhe katër ditë më vonë, Manchester United njoftoi se argjentinasi ishte shitur te kampionët francez për një shifër të pazbuluar, e cila besohej se ishte 44 milion £; lojtari firmosi një kontratë katër-vjeçare.[48][49][50][51]

Di María debutoi në Ligue 1 më 30 gusht në transfertën kundër Monacos, ku ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 66të dhe asistoi golin e fundit të ekipit të tij të shënuar nga Ezequiel Lavezzi në fitoren 3–0 në Stade Louis II.[52] Më 15 shtator, në debutimin e tij në Ligën e Kampioneve për klubin, Di María shënoi golin e parë në fitoren 2–0 kundër Malmö FFParc des Princes.[53] Shtatë ditë më vonë, ai regjistroi golin e tij të parë në Ligue 1 në suksesin 3–0 ndaj Guingamp.[54] Më 23 prill 2016, Di María shënoi golin e fitores për PSG-në në finalen e Coupe de la Ligue kundër LilleStade de France.[55] Ai e përfundoi sezonin 2015–16 duke vendosur një rekord të ri në Ligue 1 për numrin e asisteve në një sezon me 18.[56]

Di María shënoi golin e parë personal për sezonin 2016–17 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Baselit më 19 tetor, duke kontribuar në fitoren 3–0 në shtëpi.[57] Një muaj më vonë, ai shënoi golin e parë në Ligue 1 për sezonin e ri në fitoren 2–0 në shtëpi ndaj Nantes. Më 14 shkurt 2017, Di María shënoi dy gola në fitoren 4–0 kundër Barcelonës në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve në Parc des Princes.[58] Më 1 prill, Di María shënoi në finalen e Coupe de la Ligue kundër Monacos, duke udhëhequr PSG-në drejt një fitoreje 4–1 dhe një tjetër trofeu.[59]

Në sezonin 2017–18, Di María ishte protagonist në ecurinë e ekipit të tij në Coupe de France; ai fillimisht shënoi një dopietë në ndeshjen e raundit të 64-tave kundër Rennes (fitore 6–1, e cila u pasua nga tregolëshi i tij i dytë në karrierë kundër Sochaux (fitore 4–1).[60] Më 28 shkurt 2018, në ndeshjen çerek-finale kundër Marseille, Di María shënoi një tjetër dygolësh duke i dhënë ekipit fitoren 3–0. PSG arriti deri në finale, ku fitoi Les Herbiers VF me rezultatin 2–0, me Di Marían që u aktivizua për 90 minuta të plota.[61]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të rinjtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2007, Di María u zgjodh për të luajtur me skuadrën nën-20. Ai u zgjodh për të përfaqsuar vendin e tij në Kampionatin Amerikano Jugor të të rinjëve 2007 që u zhvillua në Paraguaji. Po në atë vit, ai u zgjodh për të luajtur në Kupën e Botës që u zhvillua në Kanada. Argjentina fitoi turnamentin me mesfushorin që shënoi tre gola gjatë zhvillimit të saj.[62]

Më 28 janar 2008, Di María dhe disa nga shokët e ekipit u zgjodhën për të luajtur me kombëtaren olimpikeLojërat olimpike verorePekin. Në ndeshjen çerek-finale kundër Holandës, ai shënoi golin e avantazhit në minutën e 105të pas një pasimi nga Lionel Messi, duke udhëhequr Argjentinën drejt një fitore 2–1.[63] Më 23 gusht, Di María shënoi golin e vetëm të finales ndaj Nigerisë falë një parabole brënda zone në minutën e 57të; Argjentina fitoi medaljen e dytë rresht të artë në lojërat olimpike.[64]

Kombëtarja e parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Di María (majtas) dhe Raul Meireles (djathtas) duke luajtur në një ndeshje miqësore ndërmjet Argjentinës dhe Portugalisë, më 9 Shkurt 2011.

Më 6 shtator 2008, Di María bëri debutimin e tij me kombëtaren argjentinase në një ndeshje kundër Paraguajit.[65]

2010 FIFA Kupa e Botës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 19 maj 2010, Di María u zgjodh nga trajneri i asaj kohe Diego Maradona si një nga 23 lojtarët për të luajtur në Kupën e Botës 2010 që u zhvillua në Afrikën e Jugut.[66] Në fitoren 5–0 kundër Kanadasë më 24 maj, Di María shënoi golin e parë me kombëtaren të tij, duke mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje jashtë zone që përfundoi në të dyja shtyllat dhe më pas në rrjetë.[67] Ai ndihmoi kombëtaren e tij të arrinte në çerek-finale, duke luajtur në të pesta ndeshjet e Argjentinës duke nisur katër si titullar.[65]

Pas Kupës së Botës, më 11 gusht 2010, ai shënoi golin e parë ndërkombëtar në stadiumin e ri të Dublimit në Aviva Stadium në një ndeshje miqësore kundër Irlandës, me Argjentinën që fitoi me rezultatin 1–0.[68]

2014 FIFA Kupa e Botës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Di María bëri 12 paraqitje gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës 2014,[65] dhe më pas ishte në listën e 23 lojtarëve të zgjedhur për të përfaqsuar Argjentinën në turnament.[69] Në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Zvicrës, Di María shënoi golin e vetëm të takimit psa 118 minutash.[70] Gjatë ndeshjes çerek-finale kundër Belgjikës, Di María pësoi një tërheqje të muskujve dhe u nxorr jashtë nga fusha me barrelë. U konfirmua më vonë se ai do të humbiste pjesën tjetër të turnamentit për shkak të këtij dëmtimi;[71] Argjentina shkoi deri në finale ku u mposht nga Gjermania me rezultatin 1–0 pas kohës shtesë.[72]

Më 11 korrik, Di María ishte në listën e 10 lojtarëve për të fituar Topin e Artë të FIFA-s si lojtari më i mirë i turnamentit.[73]

Më 3 shtator 2014, në një ndeshje miqësore kundër Kampionëve të Botës, Gjermanisë, Di María mori pjesë në të katërt golat e shënuar nga Argjentina, duke asistuar tre dhe duke shënuar një.[74]

Stili i lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Di María është një anësor i shpejtë dhe i talentuar i cili është i aftë të luajë në një pozicion më sulmues në mesfushë në të dyja krahët, edhe pse është këmbë-majtë.[75] Në vitet e fundit, ai është aktivizuar me sukses në rolin e mesfushorit të qëndrës, veçanërisht me italianin Carlo Ancelotti si trajner te Real Madridi.[76] Di María është një lojtar i shktathët, teknik dhe krijues i cili ka aftësi dribluese dhe kontroll topi të shkëlqyeshëm; përveç kësaj, ai ka shpjetësi, nxitim dhe rezistencë të madhe, veti këto që e bëjnë atë një nga lojtarët më të mirë në duelet një-kundër-një. Ai është gjithashtu i pasur me vizion, aftësi për të krosuar dhe pasur, gjë që e bën atë lojtar të përshtatshëm për të luajtur në rolin e organizatorit, ku ai bëhet asistues, edhe pse është i aftë për të shënuar gola rregullisht. Pavarësisht se ka një fizik të vogël, ai është një lojtar shumë puntor, duke bërë që aftësitë mbrojtëse të tij të përmirsohen ndjeshëm nën drejtimin e trajnerit José Mourinho.[77][78]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Di María ka pseudonimin "Fideo", që në spanjisht do të thotë "hajvan".[79] Ai zotëron pasaportën Italiane.[80]

Ai është martuar me gruan e tij Jorgelina në vitin 2011.[81] Sëbashku ata kanë një vajzë, Mia, e cila lindi tre muaj para kohe dhe arriti të mbijetojë pas një trajtimi dhe kujdesi intesiv në Hospital Universitario Montepríncipe në Madrid.[81][82]

Statistikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 14 shtator 2014 [83]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Kontinenti Tjetër1 Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Rosario Central 200506 10 0 0 0 4 0 0 0 14 0
200607 25 6 0 0 0 0 0 0 25 6
Total 35 6 0 0 4 0 0 0 39 6
Benfica 2007–08 26 0 5 0 3 0 10 1 0 0 44 1
2008–09 24 2 0 0 5 1 5 1 0 0 34 4
2009–10 26 5 1 0 4 1 14 4 0 0 45 10
Total 76 7 6 0 12 2 29 6 0 0 123 15
Real Madrid 2010–11 35 6 8 0 10 3 0 0 53 9
2011–12 23 5 2 0 7 2 0 0 32 7
2012–13 32 7 9 2 11 0 0 0 52 9
2013–14 34 4 7 4 11 3 0 0 52 11
2014–15 0 0 0 0 0 0 1 0 1 0
Total 124 22 27 6 39 8 1 0 191 36
Manchester United 2014–15 2 1 0 0 0 0 0 0 2 1
Total 2 1 0 0 0 0 0 0 0 0 2 1
Karriera në total 237 36 33 6 12 2 72 14 1 0 355 58
1 Përfshirë Supercopa de España.

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombëtarja Klubi Sezoni Ndeshje Gola
Argjentina Benfica 2008–09 3 0
2009–10 10 1
Real Madrid 2010–11 10 3
2011–12 6 2
2012–13 10 2
2013–14 13 2
Manchester United 2014–15 2 1
Total 53 11

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e Golave dhe rezultateve me kombëtaren argjentinase.
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 24 Maj 2010 El Monumental, Buenos Aires, Argjentinë Flamuri Kanada 3–0 5–0 Ndeshje Miqësore
2. 11 gusht 2010 Aviva Stadium, Dublin, Irlandë Flamuri Irlanda 1–0 1–0 Ndeshje Miqësore
3. 9 Shkurt 2011 Stade de Genève, Gjenevë, Zvicrës Flamuri Portugalia 1–0 2–1 Ndeshje Miqësore
4. 11 korrik 2011 Estadio Mario Alberto Kempes, Córdoba, Argjentinë Flamuri Kosta Rika 3–0 3–0 2011 Copa America
5. 6 shtator 2011 Bangabandhu National Stadium, Dhaka, Bangladesh Flamuri Nigeria 2–0 3–1 Ndeshje Miqësore
6. 3 qershor 2012 El Monumental, Buenos Aires, Argjentinë Flamuri Ekuadori 4–0 4–0 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
7. 15 gusht 2012 Commerzbank-Arena, Frankfurt, Gjermani Flamuri Gjermania 3–0 3–1 Ndeshje Miqësore
8. 7 shtator 2012 Estadio Mario Alberto Kempes, Córdoba, Argjentinë Flamuri Paraguaji 1–0 3–1 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
9. 10 shtator 2013 Defensores del Chaco, Asunción, Paraguaji Flamuri Paraguaji 3–1 5–2 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
10. 1 korrik 2014 Arena Corinthians, São Paulo, Brazil Flamuri Zvicra 1–0 1–0 2014 FIFA Kupa e Botës
11. 3 shtator 2014 Esprit Arena, Düsseldorf, Gjermani Flamuri Gjermania 4–0 4–2 Ndeshje Miqësore

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Benfica
Real Madrid

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Argentina

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Ángel Di María Player Profile
  2. ^ a b "Angel Di Maria to Manchester United: Winger was once sold for 35 footballs - now it's £60m" [Angel Di Maria te Manchester United: Anësori që më parë u shit për 35 topa futbolli - tani vlen 60 miljon £] (në anglisht). The Independent. 25 gusht 2014. Marrë më 27 gusht 2014.
  3. ^ "The man who doesn't run alone" [Njeriu që nuk vrapon i vetëm] (në anglisht). ESPN FC. 2 qershor 2014. Marrë më 4 shtator 2014.
  4. ^ "Cuatro goles para despedir el campeonato" [Katër gola për të vulosur kampionatin] (në spanjisht). ESPN FC. 14 dhjetor 2005. Marrë më 28 gusht 2014.
  5. ^ "En casa es mucho mejor" [Në shtëpi është shumë herë më mirë] (në anglisht). ESPN FC. 24 dhjetor 2006. Marrë më 28 gusht 2014.
  6. ^ a b "A Boca "le soplaron" a Di María por la misma plata" [Boca "shpërtheu te" Di María për të njëjtat para] (në spanjisht). Infobae. 27 korrik 2007. Marrë më 28 gusht 2014.
  7. ^ "Sport Lisboa e Benfica – Futebol, SAD announces an agreement in principle for the acquisition of Andrez Dias and Angel Di María" (PDF) (në anglisht). S.L. Benfica. 27 korrik 2007. Marrë më 4 tetor 2010.
  8. ^ "Sport Lisboa e Benfica – Futebol SAD announces acquiring the remaining 20% of Di Maria's economic rights" (PDF) (në anglisht). S.L. Benfica. 13 gusht 2008. Marrë më 4 tetor 2010.
  9. ^ "Di Maria e a renovação: "É uma motivação mais."" [Di Maria rinovon: "Është një motivim më shumë."] (në portugalisht). S.L. Benfica. 2 tetor 2009. Marrë më 8 tetor 2009.
  10. ^ "Maradona hails Di María" [Maradona vlerëson Di Marían] (në anglisht). Ontheminute.com. 28 tetor 2009. Marrë më 28 tetor 2009.
  11. ^ "10 things you need to know about Liverpool target Angel De Maria" [10 gjëra që duhet t'i dini rreth objektivit të Liverpoolit Angel Di Maria] (në anglisht). Mirror Football. 17 shtator 2009. Marrë më 1 korrik 2010.
  12. ^ "Official announcement" [Lajmërim zyrtar] (PDF) (në anglisht). CMVM – Portuguese Securities Market Commission. 28 qershor 2010. Marrë më 16 korrik 2010.
  13. ^ "Di Maria arrives in Madrid" [Di Maria mbërrin në Madrid] (në anglisht). Real Madrid C.F. 7 korrik 2010. Marrë më 7 korrik 2010.
  14. ^ "Di Maria passes physical" [Di Maria kalon testet fizike] (në anglisht). Real Madrid C.F. 8 korrik 2010. Marrë më 8 korrik 2010.
  15. ^ Elliott Almond (4 gusht 2010). "Real Madrid rallies to beat Club America in Bay Area match" [Real Madridi mposht Club Almerican në ndeshjen në Bay Area] (në anglisht). The Mercury News. Marrë më 5 nëntor 2019.
  16. ^ Hercules v Real Madrid – Goal.com Goal.com, 23 gusht 2010.
  17. ^ "Real Madrid 2–0 Penarol: Hosts Win Sixth Successive Trofeo Santiago Bernabéu" [Real Madrid 2–0 Penarol: Vëndasit fitojnë Trofeo Santiago Bernabéu për të gjashtën herë rresht] (në anglisht). Goal.com. 24 gusht 2010. Marrë më 5 nëntor 2019.
  18. ^ Report: Mallorca v Real Madrid – Spanish Primera División – ESPN Soccernet soccernet.espn.com, 30 gusht 2010.
  19. ^ Report: Real Sociedad 1 – 2 Real Madrid soccernet.espn.go.com, 19 shtator 2010.
  20. ^ Report: AJ Auxerre 0 – 1 Real Madrid goal.com, 28 shtator 2010.
  21. ^ "Jubilant Madrid breeze past Lyon" [Madridi jubilant kalon Lyonin] (në anglisht). UEFA. 16 mars 2011. Marrë më 26 gusht 2014.
  22. ^ "Majestic Madrid sweep Tottenham away" [Madridi magjik fshin Tottenhamin] (në anglisht). UEFA. 5 prill 2011. Marrë më 26 gusht 2014.
  23. ^ "Ronaldo's late goal gives Real Madrid win over Barcelona in Copa del Rey" [Goli në fund i Ronaldos i jep Real Madridit fitoren ndaj Barcelonës në Copa del Rey] (në anglisht). The Guardian. 21 prill 2011. Marrë më 26 gusht 2014.
  24. ^ "Angel Di Maria profile" [Profili i Angel Di Marias] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 5 tetor 2014.
  25. ^ "Sporting Gijón vs. Real Madrid 0 – 3" (në anglisht). Soccerway. 3 dhjetor 2011. Marrë më 26 gusht 2014.
  26. ^ Michael Cerna (3 maj 2012). "Real Madrid Win 32nd La Liga Title with Win over Athletic Bilbao" [Real Madridi fiton titullin e 32të të La Ligas me fitore kundër Athletic Bilbaos] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 26 gusht 2014.
  27. ^ "The seven best Di Maria moments at Real Madrid" [Shtatë momentet më të mira të Di Marias tek Real Madridi] (në anglisht). Goal.com. 26 gusht 2014. Marrë më 26 gusht 2014.
  28. ^ "Real Madrid 1-1 Manchester United" (në anglisht). BBC Sport. 13 shkurt 2013. Marrë më 25 maj 2014.
  29. ^ "Di Maria extends Real Madrid contract until 2018" [Di Maria rinovon kontratën e tij me Real Madridin deri në vitin 2018] (në anglisht). Goal.com. 9 gusht 2012. Marrë më 7 shkurt 2014.
  30. ^ Jenson, Pete (2 tetor 2013). "Ronaldo hits double in Real Madrid romp to make it a staggering 212 goals in 208 games" (në anglisht). Daily Mail. Marrë më 25 maj 2014.
  31. ^ "Barcelona 1-2 Real Madrid" (në anglisht). BBC Sport. 16 prill 2014. Marrë më 17 prill 2014.
  32. ^ "Spanish La Liga stats: Assists leaders – 2013-14" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 17 maj 2014.
  33. ^ Yorke, Graeme (25 maj 2014). "Sir Alex Ferguson presents Angel Di Maria with man-of-the-match award... hours after wine collection sells for over £2MILLION!" (në anglisht). Daily Mail. Marrë më 25 maj 2014.
  34. ^ "Europa i përket Realit, K.Ronaldo e pushton". Panorama Sport. 13 gusht 2014. Marrë më 13 gusht 2014.
  35. ^ Todd, Oliver (19 gusht 2014). "Real Madrid 1-1 Atletico Madrid MATCH REPORT: James Rodriguez scores after replacing injured Cristiano Ronaldo but Raul Garcia levels to make it advantage Atletico ahead of Super Cup second leg" [Real Madrid 1-1 Atletico Madrid raporti i ndeshjes: James Rodriguez shënon pasi zëvëndësoi të dëmtuarin Cristiano Ronaldo por Raul Garcia barazon për t'i dhënë avantazhin Atleticos para ndeshjes së dytë të Superkupës] (në anglisht). Daily Mail. Marrë më 28 gusht 2014.
  36. ^ Jackson, Jamie. "Ángel di María completes record £59.7m move to Manchester United" [Angel Di Maria plotëson kalimin rekord 59.7 milion £ te Manchester United] (në anglisht). The Guardian.
  37. ^ Hirst, Paul (26 gusht 2014). "Angel di Maria to Manchester United: Premier League club sign Argentine winger in record £59.7m deal" [Angel Di Maria te Manchester United: Klubi i Premier Ligës firmos me ansorin argjentinas për marrëveshjen rekord 59.7 milion £] (në anglisht). The Independent. Marrë më 26 gusht 2014.
  38. ^ Ogden, Mark (26 gusht 2014). "Ángel di María signs for Manchester United in £59.7 million deal" (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 26 gusht 2014.
  39. ^ "Angel di Maria is Man United's new No 7... but not all were magnificent - Michael Owen, Keith Gillespie and Ralph Milne wore the top" [Angel Di Maria është nr 7 i ri i Man United... por jo të gjithë kanë qënë të jashtëzakonshëm - Michael Owen, Keith Gillespie dhe Ralph Milne veshën fanellën] (në anglisht). Daily Mail. Marrë më 2 shtator 2014.
  40. ^ McDonnell, David (29 shtator 2007). "Cristiano Ronaldo exclusive" [Cristiano Ronaldo eksluzive] (në anglisht). The Mirror. Marrë më 2 shtator 2014.
  41. ^ Ogden, Mark (30 gusht 2014). "Angel Di Maria makes his Premier League debut" [Angel Di Maria bën debutimin e tij në Premier Ligë] (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 30 gusht 2014.
  42. ^ a b "Manchester United click again as they crush Queens Park Rangers" [Manchester United kërcet sërisht, ata shkatërrojnë Queens Park Rangers] (në anglisht). Sky Sports. 14 shtator 2014. Marrë më 14 shtator 2014.
  43. ^ "Man Utd 4 - 0 QPR" (në anglisht). Premier League. 14 shtator 2014. Marrë më 14 shtator 2014.
  44. ^ "Mançester mund QPR, Januzaj luan 8 minuta". Panorama Sport. 15 shtator 2014. Marrë më 6 tetor 2014.
  45. ^ Bate, Adam (14 shtator 2014). "Angel di Maria shows why he can be the difference maker for Manchester United in emphatic 4-0 win over QPR" [Angel Di Maria tregon se ai mund të bëjë diferencën për Manchester United në fitoren fantastike 4-0 kundër QPR-së] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 17 shtator 2014.
  46. ^ "Angel Di Maria not on flight to join up with Man United on tour" [Angel Di Maria nuk udhëton për t'ju bashkuar Man United në tur] (në anglisht). ESPN FC. 25 korrik 2015. Marrë më 1 gusht 2015.
  47. ^ Stone, Simon (2 gusht 2015). "Angel Di Maria: Man Utd winger set for Paris St-Germain medical" [Angel Di Maria: Anësori i Man Utd gati të kryej vizitat mjeksore te Paris St-Germain] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 2 gusht 2015.
  48. ^ Marshall, Adam (6 gusht 2015). "Manchester United completes sale of Angel Di Maria to Paris-Saint Germain" [Manchester United përfundon shitjen e Angel Di Marias te Paris-Saint Germain]. ManUtd.com (në anglisht). Manchester United. Marrë më 6 gusht 2015.
  49. ^ "Angel Di Maria signs for Paris Saint-Germain until 2019" [Angel Di Maria firmos për Paris Saint-Germain deri në vitin 2019]. psg.fr (në anglisht). Paris Saint-Germain FC. 6 gusht 2015. Marrë më 6 gusht 2015.
  50. ^ "Di Maria completes £44m PSG move" [Di Maria përfundon kalimin 44 milion £ te PSG] (në anglisht). BBC Sport. 6 gusht 2015. Marrë më 6 gusht 2015.
  51. ^ "Angel Di Maria". psg.fr (në frëngjisht). Paris Saint-Germain. Arkivuar nga origjinali origjinali më 19 gusht 2017. Marrë më 19 gusht 2017.
  52. ^ "Monaco 0–1 Paris St G" (në anglisht). BBC Sport. 30 gusht 2015. Marrë më 31 gusht 2015.
  53. ^ "Angel Di Maria scores first PSG goal in Champions League win against Malmo" [Angel Di Maria shënon golin e parë me PSG-në në fitoren në Ligën e Kampioneve kundër Malmo] (në anglisht). ESPN FC. 15 shtator 2015. Marrë më 15 shtator 2015.
  54. ^ "Ángel Di María on target as Paris Saint-Germain beat Guingamp" [Ángel Di María shënon me Paris Saint-Germain që mposht Guingamp] (në anglisht). The Guardian. 23 shtator 2015. Marrë më 21 shtator 2019.
  55. ^ "Paris St-Germain beat Lille 2-1 in the Coupe de la Ligue final" [Paris St-Germain mposht Lille në finalen e Coupe de la Ligue] (në anglisht). BBC Sport. 23 prill 2016. Marrë më 21 shtator 2019.
  56. ^ "Di Maria sets new Ligue 1 record with 18 assists" [Di Maria vendos rekord të ri në Ligue 1 me 18 asiste] (në anglisht). Goal.com. 14 maj 2016. Marrë më 21 shtator 2019.
  57. ^ "Paris Saint-Germain vs Basel, 2016–2017 UEFA Champions League Group stage" [Paris Saint-Germain vs Basel, 2016–2017 UEFA Liga e Kampioneve faza e grupeve] (në anglisht). Goal.com. 19 tetor 2016. Marrë më 21 shtator 2019.
  58. ^ Gary Rose (14 shkurt 2017). "Paris st-Germain 4-0 Barcelona" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 22 shtator 2019.
  59. ^ "AS Monaco 4-1 Paris Saint-Germain" (në frëngjisht). Ligue 1. 1 prill 2017. Marrë më 22 shtator 2019.
  60. ^ Vertelney, Seth (2 shkurt 2018). "VIDEO: Di Maria hits hat-trick in PSG Coupe de France triumph at Sochaux" [Video: Di Maria shënon tregolësh në triumfin e PSG-së në Coupe de France në Sochaux] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 22 shtator 2019.
  61. ^ Begley, Emlyn (8 maj 2018). "French Cup final - PSG beat Les Herbiers" [Finalja e Kupës së Francës - PSG mposht Les Herbiers] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 12 prill 2019.
  62. ^ "Argentina's joy of six" [Kënaqësia e gjashtë e Argjentinës] (në anglisht). FIFA. Marrë më 27 gusht 2014.
  63. ^ "Argentina 2:1 Netherlands" [Argjentina 2:1 Holanda] (në anglisht). FIFA. 16 gusht 2014. Marrë më 27 gusht 2014.
  64. ^ "Olympics: Di Maria winner earns gold for Argentina" [Olimpiada: Goli i fitores i Di Marias i jep të artën Argjentinës] (në anglisht). The Guardian. 23 gusht 2008. Marrë më 27 gusht 2014.
  65. ^ a b c "Angel DI MARIA" (në anglisht). FIFA. Marrë më 2 korrik 2014.
  66. ^ "World Cup 2010: Argentina Squad - Maradona Announces Final 23-Man Roster" [Kupa e Botës 2010: Skuadra e Argjentinës - Maradona lajmëron ekipin përfundimtar me 23 lojtarë] (në anglisht). Goal.com. 19 maj 2010. Marrë më 26 gusht 2014.
  67. ^ "Argentina 5 Canada 0: match report" [Argjentina 5 Kanada 0: raporti i ndeshjes] (në anglisht). The Telegraph. 24 maj 2010. Marrë më 26 gusht 2014.
  68. ^ "Republic of Ireland 0–1 Argentina" [Republika e Irlandës 0–1 Argjentina] (në anglisht). RTÉ Sport. 11 gusht 2010. Marrë më 11 gusht 2010.
  69. ^ "Argentina World Cup 2014 squad" [Ekipi i Argjentinës për Kupën e Botës 2014] (në anglisht). The Telegraph. 2 qershor 2014. Marrë më 2 korrik 2014.
  70. ^ "Argentina 1–0 Switzerland" [Argjentina 1–0 Zvicra] (në anglisht). BBC Sport. 1 korrik 2014. Marrë më 2 qershor 2014.
  71. ^ "Argentina's Ángel di María ruled out of World Cup with thigh injury" [Angel Di Maria i Argjentinës jashtë Kupës së Botës me dëmtim në kofshë] (në anglisht). The Guardian. 5 korrik 2014. Marrë më 27 gusht 2014.
  72. ^ "Germany 1–0 Argentina" [Gjermania 1–0 Argjentina] (në anglisht). BBC Sport. 13 korrik 2014. Marrë më 27 gusht 2014.
  73. ^ "World Cup 2014: Fifa announces Golden Ball shortlist" [Kupa e Botës 2014: FIFA publikon listën e Topit të Artë] (në anglisht). BBC Sport. 11 korrik 2014. Marrë më 12 korrik 2014.
  74. ^ Androkli Dralo (4 shtator 2014). "Di Maria monstruoz, leksione Gjermanisë". Panorama Sport. Marrë më 6 tetor 2014.
  75. ^ Pickup, Oliver (25 gusht 2014). "Angel Di Maria: 15 things you should know about the Manchester United target" [Angel Di Maria: 15 gjërat që duhet t'i dini rreth objektivit të Manchester United] (në anglisht). The Daily Telegraph. Marrë më 24 dhjetor 2014.
  76. ^ "Gareth Bale set for central midfield role at Real Madrid as Carlo Ancelotti seeks to rebalance his side after selling Angel Di Maria" [Gareth Bale gati për rolin e mesfushorit të qëndrës te Real Madridi me Carlo Ancelottin që kërkon të ribalancoj ekipin e tij pasi shiti Angel Di Marian] (në anglisht). Daily Mail. Marrë më 7 nëntor 2014.
  77. ^ "Angel Di Maria – Caratteristiche Tecniche" [Angel Di Maria – Karakteristikat Teknike] (në italisht). canalejuve.it. Arkivuar nga origjinali origjinali më 7 nëntor 2014. Marrë më 7 nëntor 2014.
  78. ^ Musa Okwonga (24 tetor 2014). "Angel Di Maria holds the key to defeating Chelsea's midfield" [Angel Di Maria mban çelsin për të mposhtur mesfushën e Çelsit] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 25 korrik 2016.
  79. ^ Gadd, Michael; Scott, Charlie (24 gusht 2014). "Real Madrid midfielder Xabi Alonso says goodbye to Angel Di Maria on Twitter and Instagram - wishing the Argentine luck 'even at Manchester United'" [Mesfushori i Real Madridit Xabi Alonso i thotë mirupafshim Angel Di Marias në Twitter dhe Instagram, madje i uroj argjentinasit fat te Manchester United] (në anglisht). Daily Mail. Marrë më 28 gusht 2014.
  80. ^ Sheen, Tom (29 gusht 2014). "Marcos Rojo: Why is it taking so long for Manchester United to get a work permit?" [Marcos Rojo? Pse po i duhet kaq kohë Manchester Unitedit të marrë një leje pune?] (në anglisht). The Independent. Marrë më 30 gusht 2014.
  81. ^ a b "Angel Di Maria: 15 things you should know about the Manchester United target" [Angel Di Maria: 15 gjëra që duhet t'i dini rreth objektivit të Manchester United] (në anglisht). The Telegraph. 25 gusht 2014. Marrë më 26 gusht 2014.
  82. ^ "Di Maria: Real Madrid circulated 'lies'" [Di Maria: Real Madridi i qarkulloi 'gënjeshtrat'] (në anglisht). ESPN FC. 26 gusht 2014. Marrë më 26 gusht 2014.
  83. ^ Ángel Di María Profile, Statistics, News, Game Log – ESPN Soccernet soccernet.espn.go.com. Retrieved 13 tetor 2010.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]