Shko te përmbajtja

Çërçishti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Çërçisht
Τσάρτσιστα
Fshat
Map

Çërçisht (greqisht: Τσάρτσιστα/Tsártsista; maqedonisht: Чрчишта/Črčišta ose Чарчишта/Čarčišta) ishte fshat në Qarkun i Kosturit, Greqi.

Gjatë periudhës midis dy luftërave, fshati Çërçisht u bë e braktisur për shkak të lëvizjeve së popullsisë dhe nuk u rivendos me njerëz.[1] Sot vendbanimi është i pabanuar. Nga veriu Çërçishti kufizohet me Prapackën e Sipërme, nga jugu me Dobrolishtin, nga lindje me Shënedjellin dhe nga verilindja me Oshanjin.

Toponimet të fshatit Çërçisht:(Para vitit 1923)[2]

  • Ara e Asllankës - arë, në P.
  • Ara e Kostës - arë, në P.
  • Ara e Madhe - arë rreth 30 dynymë, në V.
  • Ara e Plepit - arë, në J.
  • Ara e Priftit - arë, në J.
  • Ara e Urovit - arë që mbillej urov, në P.
  • Ara e Vakëfit - ara, në V.
  • Bi Çezmët - ara, në J.
  • Bi Draniç - ara, në P.
  • Burime – ara, në P. Dikur aty ka pasur burime, sot kanë shterur.
  • Burim i Jankos - burim që del nga poshtë dheut, në VL.
  • Cop’ e Vogël - arë e vogël, në L.
  • Dardhat e Nesli Beft (Beut) - ara e dardha, në V.
  • Fusha e Zonjës - arë, në V.
  • Jonxhat - pas lumit. Ara që mbilleshin jonxhë, në P.
  • Kaçkat - tre arra rresht përtej lumit.
  • Klisha e Kodrës - gërmadhë kishe, në V.
  • Kodra e Gremit - kodër, në P.
  • Koria e Grënçit - korie, në P.
  • Kodër e Grosheve - kodër me ara që mbilleshin groshë, në V.
  • Kodra e Klishës - kodër me gërmadhat e një kishe, në V.
  • Kodra e Plloçave - kodër ku ustallarët nxirrnin pllaka guri për të mbuluar çatitë e shtëpive, në V.
  • Kodra e Varreve - kodër ku gjenden varret e fshatit, në L.
  • Korie - ara, në P.
  • Kroi i Vakëfit - pyll me drunj të ndryshëm, në V.
  • Kroi i Priftit - krua i cili gjatë verës shter, në P.
  • Kucura - ara, në P.
  • Kull’e Dervishit - gërmadhë të një kulle, ish pronë e një të quajturi Dervish, në P.
  • Lëndinat - ara, në V.
  • Lucaz - arë, në P.
  • Lum i Oshanjit - lum që kalon mes fshatit.
  • Mburim i Plevicave - burim, në V.
  • Mike - arë, në L.
  • Padinat - arë, në V.
  • Përtejlumit - ara përtej lumit.
  • Përroi i Vreshtave - përrua që më dy krahët ka ara e vreshta, në V.
  • Përroi i Xhaferrit - përrua, në V.
  • Plevicat e Kashtës - vend që ka pasë plevica, në V.
  • Plloçat - vend ku ustallarët nxirrnin pllaka për të mbuluar çatitë e banesave që ndërtonin, në V.
  • Rriponjtë - ara që mbilleshin qiqra, në J.
  • Rrumbullaket - ara, në V.
  • Selishtat - ara, në J.
  • Tre lisat - tre lisa në mesin e një are përtej lumit, në P.
  • Urovishte - arë që mbillej urov, në V.
  • Vakëfet - ara, në V.
  • Varrezat e të Krishterëve - varre ku varroseshin të krishterët, në V.
  • Varr i Dervishit - varr, në L.
  • Varri Mikez - varr në Kodrën e Varreve, në L.
  • Vresht e Madhe - vreshtë, në V.
  • Vresht e Vogël - vreshtë, në V.
  • Zadrat - kodra në fushë, në P.

Familjet në fshatin Çërçisht:(Para vitit 1923)[3]

Merollinj, Zonja, etj.

  1. Todor Hristov Simovski (1999). Atlas of the Inhabited Places of the Aegean Macedonia Old and New Names. Türk Tarih Kurumu Basimevi. f. XXI, 23.
  2. Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 488-489. Tregoi: Sefade Bajram Zëmblaku, nga Çërçishti i Kosturit, Lushnjë, 1973.
  3. Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 488.