Çaji i koprës shton qumështin e gjirit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Bima e koprës, përveç shijes mjaft të mirë që jep në gatime, ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e shëndetit. Në mjekësinë popullore bima e koprës njihet qindra vjet më parë. Çaji i përftuar ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka.

Mjekë popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrim të organizmit nga helmet përmes urinimit. Çaji i koprës ndihmon edhe ata që vuajnë nga anemia, apo siç i thonë ndryshe, pagjakësia. Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçë dhe tërfil. Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë. Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet 3 deri 4 gota në ditë.

Rezultatet[redakto | redakto tekstin burimor]

Me sukses përdoret kjo bimë edhe kundër kollës, apo edhe për të larguar gripin, sidomos kur ai shoqërohet me bllokim të rrugëve të frymëmarrjes. Këshillohet që gjatë kësaj kohe lëngu të pihet esëll në mëngjes dhe i ëmbëlsuar me mjaltë. Mjaft pozitive është kjo bimë kur përdoret te foshnjat e sapolindura. Ajo jepet në formë çaji për pengimin e dhimbjeve dhe shtrëngimeve, të cilat e shoqërojnë foshnjën në muajt e parë të lindjes. Përdorimi i çajit të koprës është shumë i përshtatshëm edhe për nënat lehona, që nuk kanë sasinë e duhur të qumështit, gjithashtu ndikon pozitivisht edhe në shëndetin e foshnjës. Me përdorimin e këtij çaji bëhet pastrimi dhe rigjenerimi i mëlçisë. Bima ndihmon mjaft në qarkullimin sa më të mirë të gjakut në organizëm. Gjithashtu, çaji i përgatitur nga bima ndihmon në tretjen e ushqimit. Prandaj këshillohet në rastet kur keni probleme me tretjen apo edhe kur e keni abuzuar me sasinë e ushqimit, nevojitet një gotë me çaj kopre dhe do ta ndieni veten shumë më të lehtësuar. Çaji gjithashtu ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve stomakut. Bima e koprës kryesisht përdoret si infuz, çaj, apo si tinkturë.

Vaji[redakto | redakto tekstin burimor]

Vaji eterik i kësaj bime është shumë i përshtatshëm për qetësimin e dhimbjeve në lukth, si dhe për mjekimin e mukozës së traktit të jashtëqitjes. Për mjekimin e këtyre sëmundjeve këshillohet 2 deri në 5 pika pas çdo vakti. Marrja e vajit nuk duhet të zgjasë më tepër se 2 javë.

Bima[redakto | redakto tekstin burimor]

Në trevat tona kjo bimë njihet edhe me emra si maraq, nedër, marackë. Gjethet i ka fijore me degëzime, të gjata dhe me aromë karakteristike për këtë bimë. Lulet e koprës së rëndomtë janë me ngjyrë të verdhë në të portokalltë, të imta, të përbëra me kurorë nga 5 petale, në kupën e së cilës ndodhen 5 thekë dhe 2 pistila. Fryti është në formë vezake, i cili në gjendje të freskët ndahet në dy gjysmëfryte. Rritet në lartësi prej disa dhjetëra centimetrash deri në dy metra. Zakonisht gjendet ne lëndina dhe fusha. Në mjekësinë popullore përdoret kryesisht fryti i tharë i koprës. Aroma e fortë karakteristike e bimës tregon se sa është e pasur me vajëra eterike.