Cuneus prophetarum

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Çeta e profetëve)
Jump to navigation Jump to search
Pjetër Bogdani në lutje nga "Çeta e profetëve", Padova 1685

Cuneus prophetarum (shqip: Çeta e profetëve) është një traktat teologjik, filozofik dhe shkencor i Pjetër Bogdanit, botuar në Padova në vitin 1685 në shqip dhe latinisht.[1]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bogdani e kishte përfunduar veprën që më 1675, por nuk i qe dhënë nga Propaganda Fide e drejta për ta botuar. Pas dhjetë viteve u botua falë ndihmës së kardinalit të Padovës, Gregorio Barbarigu (të cilit i kushtohet vepra).[2]

Titulli i plotë në origjinalin latinisht është Cuneus prophetarum de Christo salvatore mundi et eius evangelica veritate, italice et epirotice contexta, et in duas partes diuisa a Petro Bogdano Macedone, Sacr. Congr. de Prop. Fide alumno, Philosophiae & Sacrae Theologiae Doctore, olim Episcopo Scodrensi & Administratore Antibarensi, nunc vero Archiepiscopo Scuporum ac totius regni Serviae Administratore.[2] Shqip Vargu i Profetëve përmbi Krishtin Shelbues i Botës dhe të vërtetën Ungjillzore të tijen,[3] botuar në italisht dhe epirotisht, ndarë në dy pjesë nga Pjetër Bogdani i Maqedonisë, nxënës i Kongregatës Shenjte të Propaganda Fides, doktor në filozofi dhe teologji sakrale, ish ipeshkëv i Shkodrës dhe administrator i Tivarit, tanimë arqipeshkëv i Shkupit dhe administrator i mbarë mbretërisë së Serbisë.

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cuneus Prophetarum ndahet në dy vëllime me nga katër kapituj secili, ndarë në dy kolona paralele, njëra në gjuhën shqipe dhe tjetra në gjuhën latine (në botimin e 1685) ose në atë italiane (në botimet të 1691 dhe 1702). Pjesa hyrëse e kapitullit të parë përmban përkushtime dhe eulogji në shqip, latinisht, italisht dhe serbisht.[2] Përmban po ashtu dy poezi tetëvargëshe, e para e shkruar nga Llukë Bogdani, kushëri i Pjetrit, titulluar Pjetër Bogdanit, argjupeshkëpit Skupsë, kushërinit tim dashunit; ndërsa e dyta është e shkruar nga Llukë Summa, një murg nga Shkodra. Tematikat kryesore të katër kapitujve të parë janë nxjerrë prej Dhiatës së Vjetër:

Struktura e veprës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo vepër përbëhet nga dy vëllime:[4]

  • Vëllimi i parë:Çeta e profetëve, flet për krijimin e botës, jetën e profetëve dhe jetën e Sibilave.
  • Vëllimi i dytë: Mbi jetën e Jezu Krishtit, flet për jetën e Krishtit, të bëmat dhe vdekjen e tij.
  • Pjesa e parë është shkruar në trajten e një traktati filozofik e teologjik, me argumentime dhe citime nga autorë mesjetar dhe antikë.
  • Pjesa e dytë është shkruar në trajten e një traktati të tregimit në prozë.

Botimet tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vepra ishte botuar edhe tri herë:

  • Pjesa e parë e saj si tekst i transliteruar u botua në vitin 1940 në Shkodër nga Mark Harapi,
  • Një pjesë e shkëputur nga vëllimi/pjesa e dytë ishte transkriptuar në vitin 1930 në Shkodër nga Ndre Mjeda,
  • Në vitet 1940-1941 revista Lajmëtari filloi botimin e kësaj vepre.

Kurse për vlerat e saj teorike dhe filozofike, Ibrahim Rugova në vitin 1982 në Prishtinë botoi monografinë Vepra e Bogdanit.

Poezitë e Bogdanit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mendimet e veta krijuese dhe qëllimin e veprës i tregon në kuotën e tij "Të primtë para letrarit". Ne i klasifikojmë poezit e Bogdanit në:

  • Poezi të krijimit,
  • Poezi të Sibilave,
  • Poezi të kushtimit.

Rëndësia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Çeta e profetëve" mund të quhet laboratori më i madh i përpunimit të vetëdijshëm e mjeshtëror të shqipes së vjetër. Për të shprehur koncepte të vështira filozofike e teologjike në gjuhën shqipe, Bogdanit iu desh punë e madhe për të njohur e shfrytëzuar mjetet e lashta të shqipes, arsenalin e saj bashkëkohor, pasurinë leksikore dhe vlerat potenciale të gjuhës popullore. Si rezultat në penën e Bogdanit shqipja ka fituar vlera të reja stili.[4]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Robert Elsie (2005). Albanian Literature: A Short History (në anglisht). I.B.Taurus. fq. 27–30. ISBN 1-84511-031-5.
  2. ^ a b c Elsie 2005, fq. 54-55.
  3. ^ Oroshi, Zef (18 gusht 2015) [1965]. "300 vjetori i Çetës së Profetëve të Imzot Pjetër Bogdanit". gazetatema.net. Marrë më 2 janar 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ a b Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Toena. fq. 700–701. ISBN 9992716223.