Shko te përmbajtja

Çifçiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Çifçi quhej fshatari që punonte në një çiflig. Përfaqësonte shtresën më të varfër dhe më të shfrytëzuar të popullsisë. Kjo shtresë e fshatarësisë lindi në shekullin e XVII. Mbi çifçiun rëndonin si zgjedha e spahiut me detyrimet e veta, ashtu edhe ajo e çifligarit. Për ngastrën që punonte çifçiu në tokën e çifligarit, ishte i detyruar t’i jepte atij detyrime në natyrë dhe shërbime angari. Situata e çifçiut nuk ndryshoi dhe atëherë kur çifliku brenda të cilit punonte fshatari, u njoh si pronë private dhe çifçiu u kthye në një qiramarrës, por duke mbetur gjithmonë në vartësinë e pronarit të tokës me të njëjtat detyrime.[1]

  1. Selami Pulaha (2002). "Kreu II: Zhvillimi Politik i Tokave Shqiptare. Kryengritjet e Armatosura (Shek. XVI – Mesi i Shek. XVIII)". përmbledhur nga Petrika Thëngjilli (red.). Historia e Popullit Shqiptar. Vëll. Pjesa e Tretë: Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI – vitet 20 të shek. XIX. Akademia e Shkencave e ShqipërisëInstituti i Historisë. fq. 560–586. ISBN 99927-1-622-3. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016.