Shko te përmbajtja

Çitadela

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Plan i shek. XVII të qytetit të fortifikuar të Casale Monferrato, ku çitadela është një strukturë në formë ylli në të majtë.

Një çitadelë është zona më e fortifikuar e një qyteti ose qyteze. Ajo mund të jetë një kështjellë, fortesë, ose qendër e fortifikuar. Termi ësthë një zvogëlues i qyteti (që do të thotë "qytet i vogël"), pas është bërthama mbrotëse e një pjese të vogël të qytetit.

Një një fortifikim me bastione, çitadela është pjesa më e fortë e sistemit, ndonjëherë brenda mureve të jashtme dhe bastioneve, por shpesh duke bërë pjesë në muret e jashtme për hir të kursimit ekonomik. Ajo pozicionohet për të qenë vija e fundi e mbrojtjes, nëse armiku do ti çajë komponentet e tjera të sistemit të fortifikimit.[1]

3300–1300 p.e.s.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disa nga strukturat më të vjetra të njohura që kanë shërbyer si çitadela janë ndërtuar nga Qytetërimi i Luginës së Indit, ku çitadelat përfaqësonin një autoritet të qendërzuar. Çitadelat në Luginën e Indit ishin pothuajse 12 metra të larta.[2] Qëllimi i këtyre strukturave, gjithësesi, mbetet i debatuar. Megjithatë strukturat e gjetur në rrënojat e Mohenxho-daro ishin pajisur me mure, është më pak se e qartë se këto struktura mbrojtëse ishin mbrotje kundër sulmeve armike. Ato mund të jenë ndërtuar edhe për të shmangur përmbytjet.

Mjaft vendbanime në Anatoli, duke përfshirë qytetet asiriane të Kanešit në Kültepen moderne, paraqesin çitadela. Çitadela e Kanešit përmban pallatin e qytetit, tempujt, dhe ndërtesat zyrtare.[3] Çitadela e qyteti grek të Mikenës është ndërtuar mbi një kodër shumë të mbrojtshme drejtkëndore dhe më vonë e rrethuar me mure në mënyrë që të shtonte aftësinë e saj mbrojtëse.[4]

800 p.e.s. – 400 e e.s.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rindërtim i fortifikimi të Bibraktes, një pjesë e oppidum gal. Keltët i përdornin këto qytete të fortifikuara në shek. e II dhe të I p.e.s..

Greqinë e Lashtë, një akropolis, i cili tekstualisht do të thotë "qytet i lartë", i vendosur mbi një vend të spikatur komdues, ishte tepër i rëndësishëm për jetën e qytetarëve, duke shërbyer si vend-vrojtimi, strehim dhe një fortesë në rast rreziku, ashtu si dhe mbajtëse e furnizimeve ushtarake dhe ushqimore, një faltore ose tempull dhe një pallat mbretëror. Më i mirënjohuri është Akropoli i Athinës, por pothuajse çdo qytet-shtet grek kishte një të tillë – Akrokorinthi është i famshëm si një kështjellë veçanërisht e fortë. Në një periudhë shumë më të vonë, kur Greqia sundohej nga Perandoria Latine, të njëjtat pika fortifikimi u përdorën nga sunduesit e rinj feudalë për pothuajse të njëjtin qëllim.

Në mijëvjeçarin e parë p.e.s., Kultura Kastro u shfaq në Portugalinë dhe Spanjën veri-perëndimore në rajonin që shtrihet nga Lumi Duro deri te Lumi Minjo, por shpejtë duke u shtrirë përgjatë bregdetit verior dhe në lindje duke ndjekur luginat lumore. Ishte një evoluim autokton i Bashkësive të Periudhës së Bronzit Atlantik. Në vitin 2008, origjina e keltëve iu atribua kësaj periudhe nga John T. Koch[5] dhe i mbështetur nga Barry Cunliffe.[6] Lugina e Lumit Ave në Portugali ishte rajoni qendror i kësaj kulture,[7] me një numër të madh vendbanimesh të vogla (castros), por gjithashtu vendbanime të njohura si çitadela ose oppida nga pushtuesit romakë. Këto kishin mjaft unaza të mureve dhe pushtimi romak i çitadelave të Abobrigas, Lambriakës dhe Cinanias rreth vitit 138 p.e.s. u arrit vetëm nga një rrethim i gjatë.[8] Rrënoja të shquara të çitadelave ekzistojnë akoma dhe njihen nga arkeologët si Citânia de Briteiros, Citânia de Sanfins, Cividade de Terroso dhe Cividade de Bagunte.[7]

Rrebelët që mirnin pushtetin në një qytet, por me çitadelën akoma të mbajtur nga sunduesit e mëparshëm, nuk mund ta konsideronin zotërimin e tyre të sigurtë. Një incident i tillë lujti një rol të rëndësishëm në historinë e Revoltës Makabee kundër Perandorisë Seleukide. Garnizoni helenistik i Jeruzalemit dhe mbështetësve vendorë të Seleukidëve do të qëndronte për shumë vite në çitadelën e Akrës, duke e bërë sundimin makabe në Jeruzalem të paqëndrueshëm. Kur më në fund morën zotërimin e vendit, Makabejtë synuan dhe rrafshuan Akrën, megjithëse ata ndërtuan një tjetër çitadelë për të tyren në një pjesë tjetër të Jeruzalemit.

Megjithëse shumë nga Nica u plaçkit gjatë rrethimit të qytetit në vitin 1543, forcat Franko-Osmane që rrethonin Nicën qenë të paafta për ta zaptuar çitadelën. Çitadelat shpesh janë përdorur si mbrojtje e fundit për një ushtri të rrethuar.

Në periudha të ndryshme dhe veçanërisht gjatë Mesjetës dhe Rilindjes, çitadela – duke pasur fortifikimet e veta, të pavarura nga muret e qytetit – ishte mbrojtja e fundit e një ushtrie të rrethuar, shpesh e mbajtur edhe pasi qyteti pushtohej. Ushtritë mbrojtëse vendase shpesh e kanë mbajtur çitadelat gjatë edhe pasi qyteti kishte rënë. Për shembull, në vitin 1543 Rrethimi i Nicës nga forcat osmane të drejtuara nga Barbarosa pushtuan dhe plaçkitën qytetin dhe morën shumë robër, por çitadela do të rezistonte.

Filipine, populli Ivatan i ishujve verior të Batanes shpesh ndërtoi fortifikime për të mbrojtur veten gjatë kohëve të luftë. Ata ndërtuan të ashtuquajtura idjanga të tyre mbi kodra dhe zona të larta. Këto fortifikime ngjasonin me kështjellat evropiane për shkak të qëllimit të tyre. Zakonisht, hyrja e vetme për në kështjella do të mundësohet nëpërmjet një shkalle litarësh që do të ulej për fshatarët dhe mund të mbahej largë kur mbërrinin pushtuesit.[9]

1600 deri në të tashme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kohët e luftës, çitadela në shumë raste mundësonte strehimin për popullin që jetonte në zonat përreth qytetit. Megjithatë, çitadelat shpesh përdoreshin edhe për të mbrojtur një garnizon ose pushtet politik nga banorët e qytetit, ku ajo ndodhej, duke qenë paracaktuar për të siguruar besnikërinë e qytetit që ato mbronin. Kjo përdorej, për shembull, gjatë Luftërave Anglo-Holandeze të viteve 16641667: mbreti Çarlsi II i Anglisë ndërtoi një çitadelë mbretërore në Plimuth, një kanal i rëndësishëm portual që nevojitej për tu mbrojtur nga një sulm i mundshëm naval. Gjithësesi, për shkak të mbështetjes së Plimuthit për Parliamentarët, në Luftën Civile Angleze atëherë e afërt, Çitadela e Plimuthit në këtë mënyrë ishte paracaktuar që topat e saj të qëllonin mbi qytetin ashtu si dhe mbi sulment detare.

Barcelona kishte një çitadelë të madhe të ndërtuar në vitin 1714 për të intimiduar katalanasit kundër përsëritjes së rrebelimeve të tyre të mesit të shekullit të XVII dhe fillimi të shekullit të XVIII kundër qeverisë qendrore spanjolle.[10] Në shekullin e XIX, kur klima politike ishte liberalizuar mjaftueshëm për ta lejuar atë, banorët e Barcelonës do ta shkatërronin çitadelën dhe do ta zëvendësonin atë me parkun kryesor qendror të qytetit, Parc de la Ciutadella.[11] Një shembull i ngjashëm ësthë Çitadella në Budapest, Hungari.

Sulmi mbi Bastije gjatë Revolucionit Francez – megjithëse në fund i kujtuar kryesisht për lirimin e një grushti të burgosurish që mbaheshin aty – ishte në një shkallë të konsiderueshme i motivuar nga të qenit e strukturës një çitadelë mbretërore në mes të Parisit Revolucionar.

Ngjashmërisht, pas përmbysjes nga GaribaldiSundimit BurbonPalermo, gjatë Bashkimit të Italisë në vitin 1860, Çitadela e Palermos Castellamare – një simbol i sundimit të mëparshëm të urryer dhe shtypës – do të shkatërrohej në mënyrë ceremoniale.

Duke pasuar fitimin e Pavarësisë së Belgjikës në vitin 1830, një garnizon holandez nën gjeneral David Hendrik Chassé qëndroi në Çitadelën e Antverpenit midis viteve 1830 dhe 1832, ndërsa qyteti tashmë ishte bërë pjesë e Belgjikës së pavarur.

Rrethimi i Alkazarit në Luftën Civile Spanjolle, në të cilën nacionalistët qëndruan kundër një force shumë më të madhe republikane për dy muaj deri sa u liruan, tregon se në disa raste një çitadelë mund të jetë efektive edhe në luftimin modern; një rast i ngjashëm është Beteja e Huế, gjatë Luftës së Vietnamit, ku një divizion i Ushtrisë Veri-Vietnameze e mbajti çitadelën e Huế për 26 ditë kundër pak a shumë të njëjtit numër trupash amerikane dhe jug-vietnameze më mirë të pajisura.

Përdorimi modern

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Streha e garnizonit të Regjimentit të 22-të Mbretëror është Çitadela e Kebeut në Kanada. Çitadela është më e madhja akoma në shërbim në Amerikën Veriore.

Çitadela e Kebekut (ndërtimi do të fillonte në vitin 1673 dhe do të përfundonte në vitin 1820) mbijeton akoma si çitadela më e madhe akoma në përdorim zyrtar në Amerikën Veriore. Ajo është bujtëse e Regjimentit të 22-të Mbretëror të Ushtrisë Kanadeze[12] dhe bënë pjesë në fortifikimet e Qytetit të Kebekut që datojnë që nga vitet 1620.[13]

Që nga mesi i shekullit të XX, çitadelat zakonish përfshijnë qendra të kamandës dhe kontrollit ushtarak, në vend që qytetet ose pikat strategjike të mbrojtjes mbi kufijtë e një vendi. Këto çitadela moderne janë ndërtuar për të mbrojtur qendrën e komandës nga sulme të rënda, si bombardimet ajrore ose bërthamore. Çitadelat ushtarake nën Londër në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë kompleksin masiv nëntoksor të Pindarit nën Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe Kompleksi bunkerëve të Malit Çejen në Shtetet e Bashkuara janë disa shembuj të shquar.

Hyrja për në çitadelën e blinduar të luftanijes USS New Jersey

luftanije të koracuara, seksioni i koracuar rëndë i anijes që mbron hapsirat e municioneve dhe makinerive quhet çitadela e blinduar ose koracuar. Dhoma e sigurisë së një anijeje quhet gjithashtu çitadelë.

Një interpretim naval modern i referohet pjesës së mbrojtur më fortë të trupit të anijes si "jetësoret", ndërsa çitadela është bordi i lirë gjysmë-i koracuar mbi jetësoret. Përgjithësisht, gjuhët angleze dhe gjermane ndjekin këtë ndërsa burimet/gjuha ruse i referohet "jetësoreve" si цитадель, "çitadel". Në mënyrë të ngjashme, literatura ruse shpesh i referohet turretës së një tanku si kullë.

  1. Caves, R. W. (2004). Encyclopedia of the City (në anglisht). Routledge. fq. 83.
  2. Thapar, B. K. (1975). "Kalibangan: A Harappan Metropolis Beyond the Indus Valley". Expedition (në anglisht). 17 (2): 19–32.
  3. Michel, Cecile (2016). Sharon R. Steadman; Gregory McMahon (red.). The Oxford Handbook of Ancient Anatolia: (10,000-323 BC) (në anglisht). Oxford University Press. fq. 313–320. ISBN 978-0-19-933601-2.
  4. Thomas, Carol G.; Conant, Craig (2003). Citadel to City-State: The Transformation of Greece, 1200-700 BC (në anglisht). Indiana University Press. fq. 2–10. ISBN 978-025321602-1.
  5. Koch, John (2009). "Tartessian: Celtic from the Southwest at the Dawn of History in Acta Palaeohispanica X Palaeohispanica 9 (2009)" (PDF). Palaeohispánica: Revista Sobre Lenguas y Culturas de la Hispania Antigua (në anglisht). Palaeohispanica: 339–351. ISSN 1578-5386. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 23 qershor 2010.
  6. Cunliffe, Barry (2009). A Race Apart: Insularity and Connectivity in Proceedings of the Prehistoric Society 75, 2009 (në anglisht). The Prehistoric Society. fq. 55–64.
  7. 1 2 Armando Coelho Ferreira da Silva (1986). A Cultura Castreja no Noroeste de Portugal (në portugalisht). Museu Arqueológico da Citânia de Sanfins.
  8. Don José de Santiago y Gómez (1896). Historia de Vigo y Su comarca (në spanjisht). Imprenta y Lotografía Del Asilo De Huérfanos Del Sagrado Corázon de Jesús.
  9. "15 Most Intense Archaeological Discoveries in Philippine History" (në anglisht). Filipknow. 3 korrik 2018.
  10. Vargas, Michael (2018). Constructing Catalan Identity (në anglisht). Palgrave Macmillan. fq. 89. ISBN 978-3-319-76744-4.
  11. Vargas, Michael (2018). Constructing Catalan Identity (në anglisht). Palgrave Macmillan. fq. 90. ISBN 978-3-319-76744-4.
  12. "Musée Royal 22e Régiment - La Citadelle". lacitadelle.qc.ca (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2014.
  13. "Canada's Historic Places". HistoricPlaces.ca (në anglisht).

Burime të lashta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burime historiografike moderne

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]