Çka ka Shpija
| Çka ka Shpija | |
|---|---|
| Zhanri | Komedi situative Satirë |
| Krijuar nga | Naser Rafuna |
| Shkruar nga |
|
| Skenari nga | Naser Rafuna |
| Regjia nga |
|
| Në role kryesore |
|
| Muzika nga | Ben Haliti |
| Shteti i origjinës | Kosovë |
| Gjuha origjinale | Shqip |
| Nr. i sezoneve | 12 |
| Nr. i episodeve | 351 |
| Prodhimi | |
| Producenti ekzekutiv | Liridon Cahani |
| Producentët |
|
| Kamera | Shefki Bytyqi |
| Montazheri/ja | Kastriot Saqipi |
| Kohëzgjatja | 30 minuta |
| Studioja prodhuese | 2B Studio (9–) |
| Publikimi origjinal | |
| Rrjeti | RTK 1 |
| Publikimi | dhjetor 2014 – dhjetor 2021 |
| Rrjeti | Klan Kosova |
| Publikimi | 18 prill 2022 – 1 janar 2026 |
Çka ka Shpija, ose Çka ka Shpija... kallzon fmija, është një serial kosovar sitcom i krijuar nga Naser Rafuna. Ai u transmetua për tetë sezona në RTK 1 prej për tetë sezona,[1] dhe kaloi në Klan Kosova prej 18 prillit 2022 deri më 1 janar 2026 për sezonet 9-13.[2][3]
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Seriali përqëndrohet rreth familjes Demollari, të përbërë prej kryefamiljarit Xhek "Setra" (Naser Rafuna), një biznesmen i pasur koprrac; gruas së tij Rabijen (Gresa Pallaska) prej një martese të detyruar; dhe katër fëmijët e tyre: Hamdiun (Dardan Gashi), Andin (Orik Morina), Republikën (Maylinda Kosumovic -- Teuta Krasniqin) dhe Hajrushin (Treva Riza). Me ta jeton edhe motra e Xhekut, Argjenda.
Rolet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Naser Rafuna – Xhek Setra
- Gresa Pallaska – Rabije Demollari (prej sez. 1, deri ne sez. 11 ep. 16)
- Adem Mikullovci † – Beqiri
- Irena Cahani – Argjenda Setra
- Leze Qena – Nana Njerkë
- Dardan Gashi – Hamdi Demollari
- Maylinda Kosumovic - Republika (prej sez. 3, ep. 16 zëvendësohet nga Teuta Krasniqi)
- Fiona Gllavica – Pajtesa Gashi
- Teuta Krasniqi - Aferdita (Futet në serial në sez. 11, ep 29)
- Ilir Prapashtica - Laluki
- Agan Asllani - Doktori
- Astrit Kabashi - Skenaristi (sezoni 3)
- Shkëlqim Bunjaku - Selimi
- Orik Morina - Andi
- Granit Uka - Herifi
- Kastriot Saqipi
- Fatbardha Hoxha - Rebeka
- Treva Riza - Hajrushi
Sezonet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Sezoni | Sasia | Vitet | Episodat | Rrjeti |
|---|---|---|---|---|
| 1 | 28 | 2014-2015 | 1-27 | RTK |
| 2 | 35 | 2015-2016 | 28-62 | |
| 3 | 34 | 2016-2017 | 63-96 | |
| 4 | 29 | 2017-2018 | 97-125 | |
| 5 | 36 | 2018-2019 | 126-161 | |
| 6 | 33 | 2019-2020 | 162-194 | |
| 7 | 33 | 2020-2021 | 195-227 | |
| 8 | 14 | 2021 | 228-241 | |
| 9 | 14 | 2022 | 242-255 | Klan Kosova |
| 10 | 43 | 2022-2023 | 256-299 | |
| 11 | 38 | 2023-2024 | 300-338 | |
| 12 | 23 | 2024-2025 | 338- |
- Shënim: Sezoni 8 i serialit Çka Ka Shpija ka transmetuar 14 episoda (së bashku me episodin festiv të fundvitit i cili u transmetua me 2 Janar 2022),
dhe me 8 Janar ka dhëne "promon" për episodin "14", por i cili nuk është transmetuar asnjëherë.
Kurse Sezoni 9 është transmetuar në periudhën Prill-Qërshor dhe episodi 14 ka qenë Fundi i Sezonit 9.
Pritja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pa u nënçmuar kohëzgjatja e serialit, Çka ka Shpija është ndër serialet më të shikuara shqiptare të viteve 2010 dhe 2020. Sipas firmës Kerolli, Çka ka Shpija u gjet ndër frazat më të kërkuara në YouTube nga përdoruesit në Kosovë gjatë vitit 2021, krahas Për'puthen dhe Big Brother.[4] Përkundër popullaritetit të tij, shikues të profilit të lartë dhe aktorë nga industria e kanë kritikuar serialin negativisht. Në një botim tani të fshirë në Facebook, shefi i stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi e quajti serialin "plot sjellje degjeneruese", duke shkruar më tutje, "Më pengon fakti që këso seriale pa shije, pa kreativitet e mbi të gjitha pa elemente edukuese për fëmijët shfaqen në televizionin tonë publik, të paguar me taksat e qytetarëve". Krijuesi Naser Rafuna iu përgjigj Dalipit në një reagim duke i thënë, "...te falemnderojme por mendimit tende i pergjigjet me se miri audienca." [sic][5][6]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Seriali "Çka ka Shpija" pas 8 sezoneve përfundon së transmetuari në RTK – Epoka e Re". Epoka e Re. Marrë më 2024-04-28.
- ↑ "Seriali "Çka ka shpija" së shpejti në Klan Kosova – Epoka e Re". Epoka e Re. Marrë më 2024-04-28.
- ↑ "Pas 11 vitesh, "Çka ka shpija" fik dritat". [[Zëri (gazetë)|]]. Marrë më 1 janar 2026.
- ↑ ""Përputhen", "Çka ka shpia" dhe "Big Brother", fjalët që kosovarët i kërkojnë më së shumti në Youtube". Reporteri.net. 6 janar 2022. Marrë më 28 prill 2024.
- ↑ "Shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi e quan serialin "Çka ka shpija" degjenerues - kundërpërgjigjet Naser Rafuna". Telegrafi.com. 26 maj 2020. Marrë më 28 prill 2024.
- ↑ Sylejmani, Majlnda (2020-05-26). "Rafuna i përgjigjet këshilltarit të Kurtit pasi ia kritikoi serialin: Mos u bo personazh, pak më parë e mora vesh kush je". Ballkani.info. Marrë më 2024-04-28.
- Pages using infobox television with alias parameters
- Pages using infobox television with unnecessary name parameter
- Pages using infobox television with nonstandard dates
- Official website not in Wikidata
- Seriale shqiptare
- Programacioni i Klan Kosovës
- Programacioni i RTK1
- Sitcome kosovare të viteve 2010
- Sitcome kosovare të viteve 2020