Çmimi Globi I Artë për Aktorin më të Mirë në një Serial Dramatik Televiziv
| Çmimi Globi Artë për Aktorin më te Mirë – në nje Seri Dramatike Televizive | |
|---|---|
Fituesi Aktual: Hiroyuki Sanada | |
| Jepet për | Për Performancën më të Mirë nga një Aktor në një Serial Dramatik Teleiviziv |
| Shteti | SHBA |
| Prezantuar nga | Shoqata e Shtypit Të Huaj në Hollivud |
| Çmimi i parë | Mars 5, 1962 |
| Fituesi në fuqi | Hiroyuki Sanada, Shogun (2024) |
| Çmimet më të shumta | Ed Asner / John Forsythe / Jon Hamm / Hugh Laurie / Telly Savalas (të gjithë nga 2 ) |
| Nominime më të shumta | Peter Falk / Tom Selleck (7) |
| Uebfaqja | goldenglobes.org |
Çmimi Globi I Artë për Aktorin më të Mirë në një Serial Dramatik Televiziv është një çmim që jepet çdo vit nga Shoqata e Shtypit të Huaj në Holivud (HFPA). Çmimi Globi I Artë nderon performancën më të mirë nga një aktor në një serial dramatik televiziv .
Çmimi u nda për herë të parë në Ceremonine e 19-ta Globeve te Arta më 5 mars 1962 për John Charles Daly dhe Bob Newhart me titullin "Ylli më i Mirë i Televizionit - Mashkull". Në vitin 1969, çmimi u nda nën titullin e ri "Aktori më i Mirë Televiziv I zhanrit Dramë"; titulli i tij aktual është përdorur që nga viti 1980. Kandidaturat për çmimin janë shpallur çdo vit që nga viti 1963.
Hiroyuki Sanada është fituesi aktual i çmimit për portretizimin e Lord Yoshii Toranaga në Shōgun . Ed Asner, John Forsythe, Jon Hamm, Hugh Laurie dhe Telly Savalas kanë fituar më shume herë në këtë kategori, secili duke fituar dy herë. Peter Falk dhe Tom Selleck kanë qënë kandidatë për nga shtatë herë secili, për rolet e tyre përkatëse në serialet Columbo dhe Magnum, PI .