Çrregullimi narcisistik i personalitetit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Çrregullimi narcisistik i personalitetit (ÇNP) është një çrregullim personaliteti në të cilin një person është tepër i preokupuar me përshtatshmërinë, pushtetin, prestigjin dhe pamjen personale, të paaftë mendërisht për të parë dëmin shkatërruese që janë duke shkaktuar për veten e tyre dhe shpesh për të tjerët. Ai bën pjesë në grupin B të çrregullimit të personalitetit.[1]

Është vlerësuar se kjo gjendje prek një për qind të popullsisë, me normë më të madhe për burrat. Para se të formulohej në vitin 1968, ÇNP quhej historikisht mëndjemadhësi, dhe është një formë e egocentrizmit të rëndë.

Shenjat dhe simptomat[redakto | përpunoni burim]

Njerëzit me çrregullim narcisistik të personalitetit karakterizohen nga ndjenja të ekzagjeruara të rëndësisë së vetvetes. Ata kanë një ndjenjë të meritimit dhe demonstrojnë madhështi në besimin dhe sjelljen e tyre. Ata kanë një nevojë të fortë për admirim, por nuk janë të ndjeshëm ndaj ndjenjave dhe nevojave të të tjerëve.[2]

(MDS-5)[redakto | përpunoni burim]

Simptomat e kësaj sëmundje, siç është përcaktuar nga Manuali Diagnostik dhe Statistikor i Çrregullimeve Mendore, Botimi i pestë (MDS-5), përfshijnë:[3]

A. Dëmtime të rëndësishme në funksionimin e personalitetit manifestuar nga:

1. Dëmtime në funksionimin e vetes (a ose b):
a. Identiteti: Referenca e tepërt tek të tjerët për vetë përcaktimin dhe rregullimin e vetëbesimit. Vetë-vlerësimi i ekzagjeruar mund të rritet ose zvogëlohet, apo luhatet midis ekstremeve. Rregullimi emocional pasqyron luhatjet në vetë-respekt.
b. Vetë-drejtimi: Vendosja e qëllimit bazohet në fitimin e miratimit nga të tjerët; standardet personale janë paarësyeshmërisht të larta për ta parë veten si të jashtëzakonshëm, ose shumë të ulëta bazuar në një kuptim të meritimit, shpesh të pavetëdijshëm për motivet e veta.
2. Dëmtime në funksionimin ndërpersonal (a ose b):
a. Mungesa e ndjeshmërisë ndaj të tjerëve: mungesë e aftësisë për të njohur ose të identifikuar ndjenjat dhe nevojat e të tjerëve. Tepër të përshtatur për reagimet e të tjerëve, por vetëm nëse konsiderohen të rëndësishme për vete; mbi ose nënvlerësim të efektit të tyre mbi të tjerët.
b. Intimiteti: Marrëdhëniet janë kryesisht sipërfaqësore dhe ekzistojnë për të shërbyer rregullimit të vetë-respektit. Ndërsjellshmëria është e kufizuar nga interesi i çastit tek të tjerët dhe mbizotërimi i nevojës për përfitim personal.

B. Tiparet e personalitetit patologjik në fushën e mëposhtme:

1. Antagonizmi, i karakterizuar nga:
a. Madhështia: Ndjenja e meritimit, e hapur ose e fshehtë; vetë-vlerësimi; mbajtja fort në besimin se është më i mirë se të tjerët. Mospërfillës ndaj të tjerëve.
b. Kërkimi i vëmendjes: Përpjekje të tepërta për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve dhe për të qenë në qendër të vëmendjes së të tyre. Kërkim admirimi.

C. Dëmtimet në funksionimin e personalitetit dhe të shprehjes së tiparit të personalitetit individual janë relativisht të qëndrueshme në kohë dhe të qëndrueshme në të gjithë situatat.

D. Dëmtime në funksionimin e personalitetit dhe të shprehjes së tiparit të personalitetit individual nuk janë kuptuar më mirë si normë për fazën e zhvillimit të individit ose të mjedisit socio-kulturor.

E. Dëmtime në funksionimin e personalitetit dhe të shprehjes së tiparit të personalitetit individual nuk janë vetëm për shkak të efekteve të drejtpërdrejta fiziologjike të një substance (p.sh., abuzim me drogë ose ilaçe) ose një gjendje të përgjithshme mjekësore (p.sh., trauma të rënda në kokë).

(MDS-IV-RT)[redakto | përpunoni burim]

Simptomat e kësaj sëmundje, siç përcaktohet nga Manuali Diagnostik dhe Statistikor i Çrregullimeve Mendore, Botimi i katërt, Rishikim Teksti (MDS-IV-RT), përfshijnë:[1]

1. Ka një ndjenjë madhështie të rëndësisë së vetvetes (psh, ekzagjeron arritjet dhe talentin e tij, pret që të njihet si superior pa arritje proporcionale).
2. Është i preokupuar me fantazitë e suksesit, madhështisë, bukurisë, dashurisë ideale apo të pushtetit të pakufizuar.
3. Beson se ai është "i veçantë" dhe i pakrahasueshëm, dhe mund të kuptohet ose shoqërohet vetëm nga njerëz të tjerë, të veçantë ose me status të lartë.
4. Kërkon admirim të tepërt.
5. Ka ndjenjën e meritimit, dmth kërkon në mënyrë të paarsyeshme trajtim veçanërisht të favorshëm ose pajtim automatik me pritshmëritë e tij.
6. Është ndërpersonalisht shfrytëzues, dmth merr përparësitë e të tjerëve për të arritur qëllimet e tij.
7. Nuk ka ndjeshmëri, pra nuk është i gatshëm të njohë ose të identifikojë ndjenjat dhe nevojat e të tjerëve.
8. Shpesh është ziliqar i të tjerëve, ose beson se të tjerët janë ziliqarë të tij
9. Tregon sjellje arrogante, apo krenari të neveritshme.

Simptoma të tjera përveç atyre të përcaktuara nga DSM-IV-TR përfshijnë: Është shfrytëzues ndër-personal, pra përdor përparësitë e të tjerëve për të arritur qëllimet e tij. Ka vështirësi për të mbajtur marrëdhënie të mira me të tjerët, i lënduar apo refuzuar lehtësisht, shfaqet pa emocione, dhe duke ekzagjeruar arritje dhe talent të veçantë, vendos qëllime jorealiste për veten e tij.[4]

Çrregullimi Narcisistik i Personalitetit karakterizohet nga një ndjenjë e mbi-fryrë e vetë-rëndësisë, si dhe sjellje dramatike, emocionale që është në të njëjtën kategori si çrregullimi antisocial i personalitetit dhe çrregullimi kufitar i personalitetit.[5]

Përveç këtyre simptomave, personi mund të shfaqë arrogancë, të tregojë superioritet, dhe të kërkojë pushtet.[6] Simptomat e çrregullimit narcisistik të personalitetit mund të jenë të ngjashme me tiparet e individëve me vetë-respekt dhe vetë-besim të fortë. Ndryshimi ndodh kur strukturat themelore psikologjike të këtyre tipareve të konsiderohen patologjike. Narcisistët kanë një ndjenjë të tillë të ngritur të vetë-vlerësimit, sa që ata e vlerësojnë veten si më të mirë se të tjerët, kur në të vërtetë ata kanë një vetëbesim të brishtë, nuk pranojnë kritika, dhe shpesh përpiqen për ta kompensuar këtë brishtësi të brendshme duke nënçmuar ose përçmuar të tjerët në përpjekje për të vërtetuar vlerat e tyre. Komentet dhe kritikat e tyre rreth të tjerëve janë të egra, në përpjekje për të rritur vetë-besimin e tyre të varfër.[7]

Një tjetër simptomë narcisiste është mungesa e ndjeshmërisë. Ata nuk janë në gjendje të marrin parasysh, të kuptojnë, dhe racionalizojnë ndjenjat e të tjerëve. Në vend që të sillen në një mënyrë që tregon se si ata ndjehen në moment, ata të sillen në mënyrën që u jep atyre më shumë vëmendje.[4]

Burimet e të dhënave[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b Narcissistic personality disorder – Manuali Diagnostik dhe Statistikor i Çrregullimeve Mendore, Botimi i katërt, Rishikim Teksti (DSM-IV-RT) Shoqata Psikiatrike Amerikane (2000)
  2. ^ "Glossary of Terms -Narcissistic personality disorder". Bpdresourcecenter.org. 5 nëntor 2009. Marrë më 10 prill 2016. 
  3. ^ Narcissistic personality disorder – Manuali Diagnostik dhe Statistikor i Çrregullimeve Mendore, Botimi i pestë (MDS-5) Shoqata Psikiatrike Amerikane (2013)
  4. ^ a b Freeman, Arthur; Angela Breitmeyer; Melissa Flint (2000). "The Challenges in Diagnosing Narcissistic Personality Disorder: Difficult to Define, but "We Know It When We See It"". Clinical Forum. 
  5. ^ Narcissistic personality disorder: Symptoms – MayoClinic.com." Mayo Clinic. N.p., n.d. Web. 2 dhjetor 2011. http://www.mayoclinic.com/health/narcissistic-personality-disorder/DS00652/DSECTION=symptoms
  6. ^ Ronningstam E (2011). "Narcissistic personality disorder: a clinical perspective". J Psychiatr Pract. 17 (2): 89–99. :10.1097/01.pra.0000396060.67150.40.  21430487. 
  7. ^ Narcissistic personality disorder: Symptoms – MayoClinic.com." Mayo Clinic. N.p., n.d. Web. 2 dhjetor 2011. <http://www.mayoclinic.com/health/narcissistic-personality-disorder/DS00652/DSECTION=symptoms