Ë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ë (ë) është shkronjë e gjuhës shqipe dhe gjuhës kashubiane. Kjo shkronjë gjithashtu paraqitet në Afrikanisht, Holandisht, Frëngjisht dhe Luxemburgish si variant i shkronjës “e”. Gjithashtu paraqitet edhe në gjuhën Turoyo kur ajo shkruhet me shkronja Latine ashtu si dhe në gjuhën ruse me dallimin e vetëm se në rusishte kjo shkronjë lexohet e shqiptohet “ë”. Në shqip është shkronja e tetë e alfabetit dhe zanorja e tretë, është shkronja më e përdorur dhe përbën 10 % të të gjitha shkrimeve.Shkronja "ë" njdonjëherë harrohet. PSH: Shkronjë-Shkronj.

Rregullat drejtshkrimore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendosja e shkronjës ë

Mbiemrat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tek mbiemrat Ë vendoset në fund të tyre për të formuar shumësin, p.sh. “Artikull ushqimor” dhe “Artikuj ushqimorë”,

Foljet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tek foljet vendoset në fund të foljeve kur veprimin e kryen personi ose veta e tretë, p.sh. “Unë do të krijoj” dhe “Ai do të krijojë” ose “Agroni do të krijojë”.

Emrat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tek emrat përdoret për intonacion, pra kur vendoset shkronja ë në fund të fjalës, zanorja e parafundit zgjatet, për shembull tek fjalët "Shkollë" dhe "Gomë", zanorja "o" zgjatet kurse tek fjalët "Top" dhe "Rob", zanorja "o" nuk zgjatet, kështu p.sh. nëse fjalën "Shkollë" e shkruajmë "Shkoll", ajo do të lexohej ndryshe, pra me "o" të shkurtër.

Tek emrat e gjinisë femërore në trajtën e pashquar zanorja e parafundit duhet të zgjatet kështu që vendoset ë-ja në fund të emrit, p.sh. : "Kaltrina" dhe "Kaltrinë" kurse tek gjinia mashkullore bëhet ndryshe "Arbeni" dhe "Arben".

Shih dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

·A · B · C · Ç · D · Dh · E · Ë · F · G · Gj · H · I · J · K · L · Ll · M · N·


Nj · O · P · Q · R · Rr · S · Sh · T · Th · U · V · X · Xh · Y · Z · Zh·

Wiki WikiFjalori: Ë – shfletoni më shumë në fjalorin e lirë