Shko te përmbajtja

Fatmir Limani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Фатмир Лимани)
Fatmir Limani
Ministër për Politika sociale, demografi dhe rini në Maqedoninë Veriore
Titullar
Në detyrë
23 qershor 2024
PresidentiGordana Siljanoska-Davkova
KryeministriHristijan Mickoski
Paraprirë ngaGjoko Velkoski
Të dhëna vetjake
U lind më (1973-01-14) 14 janar 1973 (53 vjeç)
Kërçovë, Maqedoni e Veriut, ish-Jugosllavi
Partia politikeLëvizja Besa

Fatmir Limani[a] (lindur më 14 janar 1973) është politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili aktualisht ushtron funksionin e Ministrit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini nga radhët e partisë Lëvizja Besa dhe koalicionit VLEN.

Fatmir Limani është politikan i njohur dhe profesor i historisë. Ai ka lindur më 14 janar 1973 dhe është me kombësi shqiptare.

Limani ka përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, ku në vitin 2004 ka marrë titullin profesor i diplomuar i historisë.

Karrierën e tij profesionale e ka filluar në sektorin privat, ku nga viti 2005 deri në vitin 2007 ka punuar si drejtor i një kompanie private në fushën e tregtisë me derivatet e naftës. Në periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2010 ka qenë kryetar i organizatës qytetare “NDRYSHE”, ku ka punuar në mënyrë aktive për përmirësimin e të drejtave qytetare dhe drejtësisë sociale.

Nga viti 2007 deri në vitin 2011, Limani ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë Aksionare “MEPSO”. Më pas, nga viti 2011 deri në vitin 2021, ka punuar si zëvendësdrejtor i përgjithshëm dhe anëtar i Bordit Drejtues të SHA ESM, ku ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit energjetik.

Në vitin 2021, Limani u kandidua si kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Kërçovës, ndërsa nga viti 2022 është nënkryetar i lëvizjes politike BESA.

Në vitin 2024, Limani u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut duke e dorëzuar më pas këtë mandat, pas marrjes së postit të ministrit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.

Përveç gjuhës shqipe, Fatmir Limani flet rrjedhshëm edhe anglisht dhe gjermanisht.

  1. Gërmëzimi maqedonisht: Фатмир Лимани