Jump to content

“Këmishat e kuqe”

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Këmisha e kuqe ishte uniforma dhe shenja dalluese e luftëtarëve të Xhuzepe Garibaldit, heroit të bashkimit të Italisë, patriotit të madh italian. Historia e kësaj këmishe nis kur në krye të 500 italianëve, Garibaldi luftonte në mbrojtje të republikës së re uruguaiane në Amerikën Latine, në 1843. Duke mos pasur shumë fonde, Garibaldi shfrytëzoi një sasi cope të kuqe që e përdornin si veshje kasapët për të fshehur njollat e gjakut, dhe për të dalluar trupat e tij u kërkoi të vishnin këmishë me këtë pëlhurë.