Shko te përmbajtja

101 Dalmatët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
101 Dalmatët
Regjia
SkenariBill Peet (uncredited)[1]
Historia ngaBill Peet
Bazuar nëThe Hundred and One Dalmatians
nga Dodie Smith
ProducentëWalt Disney
Në role kryesore
Montazhi
  • Roy M. Brewer, Jr.
  • Donald Halliday
Shpërndarë ngaBuena Vista Distribution
GjuhaAnglisht

101 Dalmatët (anglisht: One Hundred and One Dalmatians) është një film i animuar amerikan i zhanrit komedi dhe aventurë, që e prodhoi Walt Disney Productions. Filmi është një përshtatje e romanit me të njëjtin emër të vitit 1956 nga Dodie Smith. Regjisorët e tij janë Wolfgang Reitherman, Hamilton Luske dhe Clyde Geronimi, duke vepruar me një skenar nga Bill Peet.

Ngjarja e filmit përcjell një pjellë të 15 këlyshëve dalmatë, që janë kidnapuar nga aristokratja obsesive Kruella De Vil, me dëshirën që ta shndërrojë leshin e tyre në pallto. Pongo dhe Perdita, prindërit e pjellës, nisen në një mision përreth shtetit për t'i shpëtuar këlyshët nga Kruella maniake, duke i shpëtuar rrugës edhe 84 këlyshë të rinj, gjë që e sjellë totalin në 101 dalmatë.

101 Dalmatët u shfaq për herë të parë në kinematë amerikane më 25 janar 1961, u prit me vlerësime shumë pozitive dhe ishte shumë përfitues duke korrur 14 milionë dollarë brenda SHBA-ve në shfaqjen e parë nëpër kinema. Ai u bë filmi i parë që fitoi mbi 10 milionë në publikimin e tij të parë, dhe i teti film më fitimprurësi i vitit 1961 në arkën amerikano-veriore. Krahas suksesit në arkë, metodat ekonomike të animacionit, si kserografia gjatë procesit të vizatimit dhe ngjyrosjes së figurave, ndihmuan ta mbanin të ulët çmimin e prodhimit.[2]

Suksesi i filmit e bindi kompaninë Disney që ta shndërrojë në një ekskluzivitet mediatik, me një ribërje live-action më 1996, përcjellur nga një vazhdim i tij në 2000. Një vazhdim i filmit të animuar u lëshua si videofilm më 2003 me emrin 101 dalmatët II: Aventurat e Peçit në Londër. Dy seriale të animuar u prodhuan me bazë mbi këtë ekskluzivitet, 101 Dalmatians: The Series në 1997 dhe 101 Dalmatian Street në 2019. Një film live-action i bazuar në këtë rrëfim, Kruela, u lëshua në vitin 2021.

Roli Zëri në origjinal Dubluar në shqip
Roger RadcliffeBen WrightErvin Bejleri
Anita RadcliffeLisa Davis (actress)Olta Harizaj
Cruella de VilBetty Lou GersonJetmira Dusha
PongoRod TaylorErion Hinaj
PerditaCate Bauer dhe Lisa DanielsSuela Xhonuzi
NannyMartha WentworthMimoza Zotaj
JasperJ. Pat O'MalleyLorenc Kaja
Horace BadunFred WorlockArmir Shkurti
  1. Peet 1989, f. 165.
  2. "2. "101 Dalmatians" (1961) $857.2 million (Adjusted)" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2024. Marrë më 12 prill 2024.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]