Shko te përmbajtja

117 (film)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

117 është një film dokumentar i shkurtër kosovarë i vitit 1976, i drejtuar nga Besim Sahatçiu . Filmi u prodhua nga Kosovafilmi në Prishtinë. Ai u xhirua në fshatin Nevokazë të Gjakovës në Kosovë dhe përshkruan jetën e përditshme të një familjeje shqiptare me 117 anëtarë.[1] Filmi fitoi çmimin Grand Prix në Festivalin e Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër të Beogradit në vitin 1978. Ky film u shfaq si film i restauruar në Dokufest 2022.[2][3]

  1. ↑ 117 (1976) | MUBI (në anglisht). Marrë më 2024-12-04 – nëpërmjet mubi.com.
  2. ↑ "117". dokufest.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-04.
  3. ↑ "The empty tower, once home to 117 residents". KOHA.net (në anglisht). 2017-09-10. Marrë më 2024-12-04.