2016–17 UEFA Liga e Kampionëve
The Millennium Stadium in Cardiff hosted the final | |
| Detajet | |
|---|---|
| Datat | Kualifikueset: 28 qershor – 24 gusht 2016 Nga faza e grupeve: 13 shtator 2016 – 3 qershor 2017 |
| Skuadrat | Nga faza e grupeve: 32 Gjithsej: 78 (nga 53 shoqata) |
| Renditja përfundimtare | |
| Kampionët | |
| Vendi i dytë | |
| Statistikat | |
| Ndeshje të luajtura | 125 |
| Gola të shënuar | 380 (3.04 për ndeshje) |
| Pjesëmarrja | 5.399.802 (43.198 për ndeshje) |
| Golashënuesi më i mirë | |
| Lojtari më i mirë |
|
UEFA Liga e Kampionëve 2016–17 ishte edicioni i 62-të i kompeticionit më të rëndësishëm të klubeve evropiane i organizuar nga UEFA, si dhe edicioni i 25-të që kur ky turne u riemërua nga "Kupa e klubeve kampione të Evropës" në "UEFA Liga e Kampionëve".
Finalja u luajt midis Juventusit dhe Real Madridit në stadiumin Millennium në Kardif të Uellsit.[1][2] Kjo ishte hera e dytë që këto dy ekipe do të përballeshin në një ndeshje vendimtare të këtij kompeticioni, hera e parë ishte në finalen e vitit 1998. Real Madridi, kampioni në fuqi, mundi Juventusin me rezultatin 4–1 për të fituar titullin e 12-të në histori, duke rritur rekordin. Me këtë fitore, Real Madridi u bë ekipi i parë që e mbrojti titullin në mënyrë të suksesshme në epokën e Ligës së Kampionëve, dhe i pari ekip që mbrojti një Kupë Evropiane pas Milanit në vitin 1990.
Si fituesi i këtij kompeticioni, Real Madridi u kualifikua si përfaqsues i UEFA-s në FIFA Kupën e Botës për Klube 2017 në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe fitoi të drejtën të luante në ndeshjen e UEFA Superkupës 2017 kundër fituesit të UEFA Ligës së Evropës, Manchester United, përfundimisht duke triumfuar në të dyja garat.
Ndarja e ekipeve dhe shoqatave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjithsej 78 skuadra nga 53 nga 55 shoqatat anëtare të UEFA -s pritej të merrnin pjesë në UEFA Ligën e Kampionëve 2016–17 (përjashtim bën Lihtenshtajni, i cili nuk organizoi një ligë vendase dhe Kosova, pjesëmarrja e së cilës nuk u pranua në përpjekjen e parë të tyre si anëtarë të UEFA-s). Renditja e shoqatave bazuar në koeficientët e vendeve të UEFA -s është përdorur për të përcaktuar numrin e ekipeve pjesëmarrëse për secilën shoqatë.[3]
- Shoqatat 1–3 secila kishin katër skuadra të kualifikuara.
- Shoqatat 4–6 secila kishin tre skuadra të kualifikuara.
- Shoqatat 7–15 secila kishin dy skuadra të kualifikuara.
- Shoqatat 16–54 (përveç Lihtenshtajnit) secila kishte një skuadër të kualifikuar.
- Fituesve të 2015-16 UEFA Ligës së Kampionëve dhe 2015-16 UEFA Ligës së Evropës, secilit iu dha një hyrje shtesë nëse nuk kualifikoheshin për UEFA Ligën e Kampionëve 2016–17 përmes ligës së tyre vendase. Për shkak se maksimum pesë skuadra nga një shoqatë mund të hyjnë në Ligën e Kampionëve, nëse të dy titullarët e Ligës së Kampionëve dhe titullarët e Ligës së Evropës ishin nga e njëjta shoqatë e renditur në tri të parat (në ranglistën e UEFA-s) dhe përfundojnë jashtë katërshes së parë të ligës së tyre vendase, skuadra e katërt e shoqatës së tyre do të transferohej në Ligën e Evropës.[4] Për këtë sezon:
- Fituesit e 2015-16 UEFA Ligës së Kampionëve, Real Madrid, u kualifikuan përmes ligës së tyre vendase, që do të thotë se hyrja shtesë për titullarët e Ligës së Kampionëve nuk ishte e nevojshme.
- Fituesit e 2015-16 UEFA Ligës së Evropës, Sevilla, nuk u kualifikuan përmes ligës së tyre vendase, që do të thotë se hyrja shtesë për titullarët e Ligës së Evropës ishte e nevojshme.
Renditja e federatave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për UEFA Ligën e Kampionëve 2016–17, shoqatave iu ndanë vendet sipas koeficientëve të tyre të vendeve të UEFA-s 2015, të cilat morën parasysh performancën e tyre në garat evropiane nga 2010–11 deri në 2014–15.[5]
Përveç ndarjes bazuar në koeficientët e vendit, shoqatat mund të kenë ekipe shtesë që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve, siç theksohet më poshtë:
(EL) – Vend shtesë për titullarët e Ligës së Evropës
|
|
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Kosova (KOS): Kosova u bë anëtar i UEFA-s më 3 maj 2016.[6] UEFA vendosi që klubi fitues i kampionatit të Kosovës të merrte pjesë në UEFA Ligën e Kampioneve 2016–17 vetëm nëse do t'i plotësonte kriteret e pjesmarrjes sipas artikullit 15 të rregullores së Liçensimit të Klubeve & Fair Play Financiar të UEFA-s, e cila duhej të arrihej para datës 31 maj 2016.[7] Megjithatē, Feronikeli, fituesi i kampionatit kosovar, i'u mohua hyrja në qershor për shkak se klubi nuk i plotësoi kriteret minimale të liçensimit, duke mos pasur një stadium të duhur si dhe UEFA nuk i lejoi t'i luante ndeshjet si pritës në njē vend të huaj.[8]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Champions League: Cardiff's Millennium Stadium to host 2017 final" [Liga e Kampioneve: Stadiumi Millennium i Kardifit do të presi finalen e 2017] (në anglisht). BBC Sport. 30 qershor 2015. Marrë më 30 qershor 2015.
- ↑ "Cardiff to host 2017 Champions League final" [Kardif do të presi finalen e Ligës së Kampioneve 2017] (në anglisht). UEFA. 30 qershor 2015. Marrë më 30 qershor 2015.
- ↑ "Regulations of the UEFA Champions League 2016/17 Season" [Rregullorja e sezonit 2016/17 të UEFA Ligës së Kampionëve] (PDF). UEFA.com (në anglisht). Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit. 4 mars 2016.
- ↑ "How the Europa League winners will enter the Champions League" [Si do të hyjnë fituesit e Ligës së Evropës në Ligën e Kampionëve]. UEFA.com (në anglisht). Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit. 27 shkurt 2015.
- ↑ "UEFA Country Ranking 2015" [Renditja e vendeve të UEFA-s 2015]. kassiesa.net (në anglisht). Bert Kassies.
- ↑ "Football Federation of Kosovo joins UEFA" (në anglisht). UEFA. 3 maj 2016. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2016. Marrë më 3 maj 2016.
- ↑ "Timeline for UEFA Presidential elections decided" (në anglisht). UEFA. 18 maj 2016. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2016. Marrë më 18 maj 2016.
- ↑ "Infrastruktura i lë jashtë Evropës!". zeri.info. 2 qershor 2016.