La Liga 2018–19
| La Liga | |
| Sezoni | 2018–19 |
| Datat | 17 gusht 2018 – 19 maj 2019 |
| Kampionët | Barcelona titulli 26të |
| Largohen | Girona Huesca Rayo Vallecano |
| Liga e Kampionëve | Barcelona Atlético Madrid Real Madrid Valencia |
| Liga e Evropës | Getafe Sevilla Espanyol |
| Ndeshje të luajtura | 380 |
| Gola të shënuar | 983 (2.59 për ndeshje) |
| Golashënuesi kryesor | Lionel Messi (36 gola) |
| Portieri më i mirë | Jan Oblak (0.73 gola/ndeshje) |
| Fitorja më e madhe në shtëpi | Barcelona 8–2 Huesca (2 shtator 2018) |
| Fitorja më e madhe si mysafir | Levante 0–5 Barcelona (16 dhjetor 2018) |
| Rezultati me më shumë gola | Barcelona 8–2 Huesca (2 shtator 2018) |
| Rrugëtimi më i gjatë me fitore | 8 ndeshje Barcelona |
| Rrugëtimi më i gjatë pa humbje | 23 ndeshje Barcelona |
| Rrugëtimi më i gjatë pa fitore | 16 ndeshje Huesca |
| Rrugëtimi më i gjatë me humbje | 7 ndeshje Rayo Vallecano |
| Pjesëmarrja më e lartë | 93,265 Barcelona 5–1 Real Madrid (28 tetor 2018) |
| Pjesëmarrja më e ulët | 3,652 Eibar 3–0 Espanyol (21 janar 2019) |
| ‹‹ 2017–18 | 2019–20 ›› |
La Liga 2018–19 ishte edicioni i 88-të në historinë e La Ligës, e themeluar në vitin 1929. Sezoni filloi më 17 gusht 2018 dhe përfundoi më 19 maj 2019.[1]
Kampione në fuqi ishte Barcelona.
Nga ky sezon u zbatua sistemi i ndihmës së arbitrave me video (VAR).[2] Ai do të përdoret në katër raste: për gola të dyshimtë, për penallti të dyshimta, në rast përjashtimi të lojtarit dhe kur nuk mund të përcaktohej lojtari që ka shkelur rregullin.[3]
Debutues në La Liga ishte Huesca. Ky ishte sezoni i tretë me radhë kur në kampionatin spanjoll ngjitej një skuadër debutuese. Pas sezonit të kaluar ligën e lanë Deportivo, Las Palmas, Málaga. Në elitë u rikthye gjithashtu Rayo Vallecano. Atij iu bashkua Valladolid si fitues i play-off-it, pas 4 vitesh qëndrimi në Segunda.
Në përfundim të këtij sezoni në divizionin më të ulët — Segunda ranë Girona (pas 2 sezonesh në ligë), Huesca dhe Rayo Vallecano.
Ekipet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]17 ekipet më të mira nga (para-sezoni), dy ekipet më të mira nga sezoni i mëparshëm i divizionit të dytë dhe fituesi i play-offs i divizionit të dytë të mëparshëm u kualifikuan për sezonin 2018–19:
Stadiumet dhe vendndodhjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Skuadra | Vendndodhja | Stadiumi | Kapaciteti |
|---|---|---|---|
| Alavés | Vitoria-Gasteiz | Mendizorrotza | 19.840 |
| Athletic Bilbao | Bilbao | San Mamés | 53.000 |
| Atlético Madrid | Madrid | Wanda Metropolitano | 68.000 |
| Barcelona | Barcelona | Camp Nou | 99.354 |
| Celta Vigo | Vigo | Abanca-Balaídos | 29.000 |
| Eibar | Eibar | Ipurua | 7.083 |
| Espanyol | Cornellà de Llobregat | RCDE Stadium | 40.000 |
| Getafe | Getafe | Coliseum Alfonso Pérez | 17.000 |
| Girona | Girona | Montilivi | 13.500 |
| Huesca | Huesca | El Alcoraz | 7.638 |
| Leganés | Leganés | Butarque | 12.450 |
| Levante | Valencia | Ciutat de València | 26.354 |
| Rayo Vallecano | Madrid | Vallecas | 14.708 |
| Real Betis | Seville | Benito Villamarín | 60.721 |
| Real Madrid | Madrid | Santiago Bernabéu | 81.044 |
| Real Sociedad | San Sebastián | Anoeta | 32.000 |
| Sevilla | Seville | Ramón Sánchez Pizjuán | 43.883 |
| Valencia | Valencia | Mestalla | 55.000 |
| Valladolid | Valladolid | José Zorrilla | 26.512 |
| Villarreal | Villarreal | Estadio de la Cerámica | 23.500 |
Tabela e ligës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Pos | Skuadra | NL | F | B | H | GP | GK | GN | P | Kualifikim ose rënie |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Barcelona (K) | 38 | 26 | 9 | 3 | 90 | 36 | +54 | 87 | Kualifikimi për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve |
| 2 | Atlético Madrid | 38 | 22 | 10 | 6 | 55 | 29 | +26 | 76 | |
| 3 | Real Madrid | 38 | 21 | 5 | 12 | 63 | 46 | +17 | 68 | |
| 4 | Valencia | 38 | 15 | 16 | 7 | 51 | 35 | +16 | 61 | |
| 5 | Getafe | 38 | 15 | 14 | 9 | 48 | 35 | +13 | 59[a] | Kualifikimi për fazën e grupeve të Ligës së Evropës[b] |
| 6 | Sevilla | 38 | 17 | 8 | 13 | 62 | 47 | +15 | 59[a] | |
| 7 | Espanyol | 38 | 14 | 11 | 13 | 48 | 50 | −2 | 53[c] | Kualifikimi për raundin e dytë kualifikues i Ligës së Evropës[b] |
| 8 | Athletic Bilbao | 38 | 13 | 14 | 11 | 41 | 45 | −4 | 53[c] | |
| 9 | Real Sociedad | 38 | 13 | 11 | 14 | 45 | 46 | −1 | 50[d] | |
| 10 | Real Betis | 38 | 14 | 8 | 16 | 44 | 52 | −8 | 50[d] | |
| 11 | Alavés | 38 | 13 | 11 | 14 | 39 | 50 | −11 | 50[d] | |
| 12 | Eibar | 38 | 11 | 14 | 13 | 46 | 50 | −4 | 47 | |
| 13 | Leganés | 38 | 11 | 12 | 15 | 37 | 43 | −6 | 45 | |
| 14 | Villarreal | 38 | 10 | 14 | 14 | 49 | 52 | −3 | 44[e] | |
| 15 | Levante | 38 | 11 | 11 | 16 | 59 | 66 | −7 | 44[e] | |
| 16 | Valladolid | 38 | 10 | 11 | 17 | 32 | 51 | −19 | 41[f] | |
| 17 | Celta Vigo | 38 | 10 | 11 | 17 | 53 | 62 | −9 | 41[f] | |
| 18 | Girona (Z) | 38 | 9 | 10 | 19 | 37 | 53 | −16 | 37 | Zbritje tek Segunda División |
| 19 | Huesca (Z) | 38 | 7 | 12 | 19 | 43 | 65 | −22 | 33 | |
| 20 | Rayo Vallecano (Z) | 38 | 8 | 8 | 22 | 41 | 70 | −29 | 32 |
Rregullat për klasifikimin: 1) Pikë; 2) Pikë kokë më kokë; 3) Diferenca e golave kokë më kokë; 4) Diferenca e golave; 5) Gola të shënuar; 6) Pikë të Fair-play (Shënim: Rekordi i ndeshjeve kokë më kokë përdoret vetëm pasi të jenë luajtur të gjitha ndeshjet midis ekipeve në fjalë)
(K) Kampion; (Z) Zbritur
Notes:
- 1 2 Getafe përfundoi përpara Sevillas në pikët e ndeshjeve kokë më kokë: Sevilla 0–2 Getafe, Getafe 3–0 Sevilla.
- 1 2 Meqenëse fituesi i Copa del Rey 2018–19, Valencia, u kualifikua për në garat evropiane bazuar në pozicionin në ligë, vendi i dhënë fituesve të kupës (faza e grupeve të Ligës së Evropës) iu kalua ekipit të vendit të gjashtë dhe vendi i dhënë ekipit të vendit të gjashtë (raundi i dytë kualifikues i Ligës së Evropës) iu kalua ekipit të vendit të shtatë.
- 1 2 Espanyol përfundoi përpara Athletic Bilbaos në pikët e ndeshjeve kokë më kokë: Espanyol 1–0 Athletic Bilbao, Athletic Bilbao 1–1 Espanyol.
- 1 2 3 Real Sociedad përfundoi përpara Real Betis dhe Alavés në pikët e përballjeve kokë më kokë: Real Sociedad 6, Real Betis 5, Alavés 5. Real Betis përfundoi përpara Alavés për nga diferenca e golave: Real Betis –8, Alavés –11.
- 1 2 Villarreal përfundoi përpara Levantes në pikët e përballjeve kokë më kokë: Villarreal 1–1 Levante, Levante 0–2 Villarreal.
- 1 2 Valladolid përfundoi përpara Celta Vigos në pikët e përballjeve kokë më kokë: Celta Vigo 3–3 Valladolid, Valladolid 2–1 Celta Vigo.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Competition calendar". Liga de Fútbol Profesional (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2018-08-10. Marrë më 2018-08-10.
- ↑ "La Liga confirms Video Assistant Referee (VAR) will be used from next season". Sky Sports (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2019-04-27. Marrë më 2018-06-11.
- ↑ España, Madrid,. "Nota informativa". Liga de Fútbol Profesional (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 2018-06-12. Marrë më 2018-06-11.
{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Pikësim shtesë (lidhja)