ADRA
ADRA është akronimi që i referohet Agjencisë Adventiste për Zhvillim dhe Ndihmë.[1] Ajo është një agjenci humanitare e drejtuar nga Kisha Adventiste e Ditës së Shtatë, që vepron në mbi 120 vende për të luftuar varfërinë dhe për të krijuar ndryshime të qëndrueshme. ADRA përqendrohet në zhvillimin individual, komunitetit dhe në ndihmën në rast fatkeqësish. Po ashtu, ADRA është një autoritet i nxitjes së një ekosistemi dashamirës i biznesit në Emiratin e Abu Dabit. Të dyja organizatat luajnë role të rëndësishme në fushat e tyre përkatëse, njëra në përpjekjet humanitare dhe tjetra në rregullimin e biznesit.
Agjencia Adventiste për Zhvillim dhe Ndihmë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]ADRA është një organizatë humanitare ndërkombëtare jofitimprurëse e krijuar në vitin 1956. Misioni i ADRA-s është “respekt dhe dashuri për të gjithë” dhe ndihmon njerëzit në nevojë pa dallim feje, race apo kombësie. Fushat në të cilat ajo vepron janë:
- Ndihma urgjente në ushqim, ujë, strehim dhe ndihmë mjekësore gjatë fatkeqësive natyrore
- Projekte për përmirësimin e jetesës së komuniteteve të varfera: bujqësi e qëndrueshme, ujësjellës, mikrofinanca
- Arsimi ndërtim shkollash, bursa studimi, programe për alfabetizim
- Klinika lëvizëse, vaksina, trajnime për higjienë dhe parandalim sëmundjesh
ADRA Albania është dega shqiptare e Adventist Development and Relief Agency, një organizatë humanitare botërore[2] e Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë. Vepron në Shqipëri që prej 1993-shit, dhe prej vitit 2000 vepron si organizatë joqeveritare me seli në Tiranë dhe përqendrohet në disa fusha kryesore:
- Arsimi dhe mbështetja e fëmijëve
- Fokus i veçantë tek fëmijët e komuniteteve të margjinalizuara, për shembull Rom/Rromë, Egjiptianë, ose familje me të ardhura të ulëta
- Përkrahja e familjeve dhe komuniteteve
- Ndikim në fushat e mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtave njerëzore
- Reagim ndaj emergjencave
- Shëndetësi dhe informacion publik
- Edukim për masat mbrojtëse kundër sëmundjeve, trajnim të stafit lokal
- Projekti i udhëheqjes së rinisë, aktivizim qytetar, promovimi i mirëkuptimit mes komuniteteve dhe nxitja e bashkëpunimit mes familjeve dhe shkollave
Veprimtaria në komunitete
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zonat: Kruja dhe periferi e Tiranës.
Fëmijë nga komunitetet Rom, Egjiptiane, dhe fëmijë shqiptarë me vështirësi sociale, ekonomike ose arsimore.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "ADRA Albania". adraalbania.org (në anglisht).[lidhje e vdekur]
- ↑ "ADRA Our Work Across the World". adra.org (në anglisht).