AS Himara
AS Himara | |
Të dhëna bazë | |
Emri i plotë | Akademia Sportive Himara |
Themelimi | 2022 |
Stadiumi | Kompleksi Sportiv "Skënder Halili" |
Trajneri | Andi Loloci |
Liga | Kategoria e Tretë |
2024–25 | Kategoria e Tretë, Group A |
Uebfaqja | as-himara |
Veshjet | |
AS Himara është një klub profesionist futbolli shqiptar me qendër në Himarë. Ata aktualisht janë duke garuar në Kategorinë e Tretë, Grupi A.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi i futbollit KF Himara u themelua në vitin 1932 nën emrin Vetëtima Himarë. Përgjatë viteve 30', kjo skuadër luante në Kategorinë e Dytë, ku për herë të parë mori pjesë në Grupin C me skuadra të tjera të Shqipërisë së Jugut. Deri në 1938 skuadra arriti një vend të dytë, ku humbën finalen kundër Shqiponjës Gjirokastër (sot Luftëtari). Gjatë viteve 1945-1990 skuadra ka milituar kryesisht në Kategorinë e Parë.
Pas viteve 1990, KF Himara ra në Kategorinë e Tretë, por falë një mbështetjeje të komunitetit sportiv himariot e vlonjat klubi arriti të ringrihej në Kategorinë e Parë. Në vitin 2013-14, KF Himara ra nga Kategoria e Parë, pas edhe një incidenti në lidhje me tërheqjen e skuadrës nga kategoria. Dy sezone më vonë, klubi ra në Kategorinë e Tretë, nga ku nuk u ngjit më - KF Himara zyrtarisht u shpërbë në vitin 2016.
Gjashtë vite më vonë, në vitin 2022 krijohet Akademia Sportive Himara - një inisiativë e OJF-së QZHI (Qendra për Zhvillim dhe Integrim). Me një logo dhe identitet të ri, synimi është promovimi i të rinjve në fushën e sportit. Për sezonin 2024-25 AS Himara i luan ndeshjet në Grupin A. [1]
Stadiumi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]AS Himara i luan ndeshjet në Kompleksin Sportiv "Skënder Halili", Tiranë. Ekipi i mëparshëm i qytetit i luante ndeshjet në Stadiumin "Petro Ruci", Himarë.
Skuadra (2024-25)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]FORMACIONI : 1 - Klaudio Blloshmi, 3 - Erald Lekaj, 4 - Andi Loloci, 8 - Vuyo Sibusiso Buthelezi (ZA), 10 - Gerald Shabani, 11 - Klajd Memaj, 13 - Giovani Cara, 14 - Klejdi Gjinaj, 17 - Florian Rama, 19 - Darien Ariza (CO), 22 - Sorgin Osmanaj
ZËVENDËSIME : 69 - Aurel Xhepa, 5 - Donald Shehi, 6 - Mario Xhimi, 18 - Jose Posada (CO), 21 - Rogelt Nole, 91 - Ridian Pashkaj
PËRFAQËSUES : Andi Loloci
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ TQ (2024-11-09). "Panorama Sport - Kategoria e Tretë". Panorama Sport. Marrë më 2025-02-18.