A (kthjellim)
Kjo faqe bën kthjellimin e titujve që kanë për bazë A (kthjellim).
Nëse një lidhje e brendshme ju solli këtu, ju lutemi, ndryshojeni lidhjen në fjalë që të ridrejtojë direkt te faqja e duhur.
A është shkronja e parë e alfabetit të gjuhës shqipe. Me të shënohet shkronja A e madhe e shtypit. Kjo shkronjë ka katër forma kryesore të cilat janë: A e madhe e shtypit, a e vogël e shtypit, A e madhe e shkrimit dhe a e vogël e shkrimit.
A I
1. si em. f. Zanorja dhe shkronja a. A-ja e vogël (e madhe). A-ja e dorës (e shtypit). A-ja nistore.
2. si em. f. fig. Fillimi i një pune, pikënisja për diçka; njohuritë fillestare e më të thjeshta për diçka, abëcëja. A-ja e çështjes (e punës).Filloj nga a-ja. E bëj nga a-ja.
3. Simboli i një lloji vitaminash. Vitamina A.
- Nga a-ja deri te zh-ja nga fillimi deri në fund, fund e krye,
tërësisht.
A II lidh.
1. Përdoret për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie ose dy fjali, që përjashtojnë ose që zëvendësojnë njëra-tjetrën; ose, o. Sot a nesër. Shpejt (herët) a vonë. I vogli a i madhi. Çift a tek? Atë a këtë? Bën a s'bën?Vjen a s’vjen? E di a s’e di?
2. Përdoret e përsëritur për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie ose dy fjali që veçohen njëra nga tjetra, që i kundërvihen njëra-tjetrës nga kuptimi ose që plotësojnë njëra-tjetrën; ose. A unë a ti. A sot a kurrë. A s’e ka ditur, a e ka harruar.
3. Përdoret për të lidhur dy gjymtyrët e një togfjalëshi foljor, ku folja përsëritet me mohim për ta shprehur veprimin në shkallë të lartë; apo. Këndonte a s’këndonte. Qante a s’qante. Binte a s’binte shi.
- Pak a shumë shih te PAK.
A III pj.
1. Përdoret në fillim të një fjalie pyetëse për të theksuar më shumë pyetjen; përdoret në një fjali pyetëse retorike për të përforcuar shprehjen e pohimit, të mohimit a të dyshimit që nënkupton a jo. A do të vish? A më kupton? A e mban mend? A je mirë? A ka? A mos e di? A thua? A ka gjë më të rëndë? A nuk e di ti? A do të vijë ajo ditë? A je, si je? pyetje, që përdoret në vend të përshëndetjes, kur takohen dy veta.
2. Përdoret në krye të njërës prej dy fjalive pyetëse të zhdrejta, kur e dyta lidhet me lidhëzën veçuese «apo», për të theksuar kundërvënien e veprimeve. Pyete, a do të bëhet tani mbledhja, apo u shty. Shih a erdhën, apo s’duken ende.
3. Përdoret zakonisht në fund të një fjalie pyetëse, që shpreh habi, ironi, qesëndi, zemërim, miratim etj.; ë. Nuk e paske, a? Po lahet, a? S’e dashka, a?
4. Përdoret zakonisht në fillim të fjalisë për të theksuar përçmimin, qesëndinë ose ironinë; ama. A, për ujë që qenka! A, për burrë që qenka!
- A thua se ... sikur.
A IV pasth.
1. Përdoret për të shprehur habi kur ndodhemi papandehur përpara një të papriture; ah. A, kush qenka!
2. Përdoret për të theksuar shprehjen e gëzimit të kënaqësisë, të miratimit etj.; ah. A, sa e bukur qenka!
3. Përdoret kur shprehim zemërim, urrejtje, qortim, dhembje, keqardhje etj.; ah. A, sa më dhemb! A, në të zënça!
4. Përdoret për të shprehur mospërfillje, ironi, qesëndi ose kundërshtim, pakënaqësi për dikë a diçka që nuk e miratojmë. A, mos e pyeti. A, jo, nuk jam në një mendje me ty. A, këtë dashke ti!
5. Përdoret kur i drejtohemi një njeriu zakonisht të afërt a të njohur, me fjalë a me shprehje që kanë ngjyrime emocionale. Mirë, a derëbardhë! Ç`u bëre, a i vrarë! Mirë, a të keqen nëna!
6. Përdoret kur kujtohemi papritur për diçka gjatë bisedës me dikë; aha. A, po, m'u kujtua.
Gramatikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gramatikë A përdoret për të formuar fjalë pyetëse dhe në këso raste gjendet në fillim të fjalisë.
- Shembull:
- A e njihni ju Shqipërinë?
- A punoni?
A shenohet Puna Mekanike e cila ka te beje me zhvendosjen e trupit nga nje vend ne vendin tjeter A=F*S. Puna Mekanike është e barabart me prodhimin mes Forces dhe Rruges , njesi per Punen Mekanike është J(xhuli) A(=)J.
Matematikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në matematikë shkronjat e para të alfabetit të gjuhës shqipe ndër to dhe a përdoren për emërimin e elementeve ose tërësive të ndryshme matematikore si bashkësive, drejtëzave, barazimeve etj.
Shih dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]·A · B · C · Ç · D · Dh · E · Ë · F · G · Gj · H · I · J · K · L · Ll · M · N·
|