Abdullah Konushevci
Abdullah Konushevci | |
Fotoporteti | |
Emri | Abdullah |
Mbiemri | Konushevci |
Lindur më | 1958 |
Lindur në | Prishtinë |
Vdiq më | 2013 |
Shtetësia | kosovare |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | shkrimtar, gazetar |
Abdullah Konushevci lindi në vitin 1958 në Prishtinë, është shkrimtar i shquar shqiptar. Në Prishtinë mbaroi shkollimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në "Universitetin e Zagrebit" dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në Bota e Re dhe Rilindja. Ai ka vdekur me 30 nentor 2013.[1]
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vëllime me poezi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pasqyrë dhe diell (poezi, "Rilindja", Prishtinë, 1979},
- Rënia e mollës (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1981),
- Pad jabuke (serbisht, "Jedinstvo", Prishtinë 1982),
- Qerrja e diellit (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1983),
- Loja e strucit (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1987),
- Të qenët të mosqenë (poezi, "Rilindja", Prishtinë, 1990),
- Pikat AD (poezi, "Papyrus", Prishtinë,2002),
- Dashni dhe vdekje (poezi. "Nositi", Prishtinë, 2011),
- Lutje dashurie (poezi, "Nositi", Prishtinë, 2012}.
Tekste shkollore dhe kritikë letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gjuha shqipe XI (libër shkollor, "Dukagjini", 2004, 2009)
- Demaçi, vepra letrare (monografi, "Nositi", Prishtinë, 2008)
- Për poezinë (kritikë letrare, "Nositi", Prishtinë, 2008)
- At Gjergj Fishta 1871-1940 (monografi, përgatiti për shtyp Abdullah Konushevci), NOSITI, Prishtinë, 2011)
- Romani 'Gjarpinjtë e gjakut' i Adem Demaçit (artikuj të zgjedhur letrarë nga Abdullah Konushevci, kritikë letrare), NOSITI, Prishtinë 2011)
Përkthime nga anglishtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rabindranath Tagore: Gitangjali dhe Mbledhja e frutave (“Rilindja”, 1988);
- Ernest Hemingway: Dielli lind përsëri (botoi “Rilindja” në vazhdime, 1989);
- Ikona e lotëve (film dokumentar” (2006), përkthyer nga shqipja në anglisht
- Ludo Hupperts: Koncerti dhe tregime të tjera, SHB "Nositi", Prishtinë, 2008.
Përkthime nga kroatishtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Teofrasti: Karakteret (“Rilindja”, 1983),
- M. Slaviçek: Pse të mos jemi derisa jemi (“Rilindja”, 1990),
- Grup autorësh: Historia e letërsisë botërore, V (“Rilindja”, 1989) dhe
- Milan Shufflay: Histori e shqiptarëve të Veriut ("Nositi", 2009)
Të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka botuar me qindra artikuj dhe recensioni për letërsinë e shkruar dhe gojore, për gjuhën shqipe, si dhe ka përgatitur për shtyp (radhitje, faqosje) një numër të madh veprash e revistash letrare. Shumë poezi të tij janë përkthyer anglisht, spanjisht, gjermanisht, frëngjisht,rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht. Për veprat e Abdullah Konushevcit kanë shkruar: Sylejman Syla, Xhemail Mustafa, Ibrahim Rugova, Kujtim Rrahmani, Vehap Shita, Hysni Hoxha, Ali Aliu, Abdyl Kadolli, Merxhan Avdyli, Sabri Hamiti, Ramadan Musliu, Rushit Ramabaja, Milazim Krasniqi, Ismail Belaj, Ismail Syla, Salih Bytyçi, Emin Azemi, Nazif Zejnullahu, Medi Memishi, Rrustem Geci etj.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Ndërron jetë poeti Abdullah Konushevci Arkivuar 23 janar 2020 tek Wayback Machine Vizituar më 27.07.2016.