Abdullah ibn Mubarek

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Abdullah ibn el-Mubarek (118/726-797 AH / CE, Arabisht: عبد الله بن المبارك) [1] ka lindur gjatë sundimit të Hisham ibn Abdulmelik . Abdullah ibn Mubareku ishte një musliman i hershëm, i devotshëm i njohur për kujtesën e tij dhe zellin për dije, mbledhjen e hadithit ( muhaddith ) dhe njihet për asketizmin e tij. [2] Ai fitoi titullin Amir el-Mu'minin fi al-Hadith . Babai i tij, i quajtur Mubarek, ishte turkmen nga Horasani dhe u bë një klient ( mawāli ) i një tregtari arab nga fisi i Beni Hanzalës në qytetin e Hamadanit, dhe nëna e tij thuhej të ishte nga Harezmi . [3] Mubareku më vonë u martua me Hindin, vajzën e tregtarit. [3] Thuhet se Abdullah ibn Mubarek u largua nga qyteti i tij i lindjes Merv, dhe ndërsa jetonte në Hamadan, vazhdoi të vizitonte dhe të fliste shpesh në Bagdad . [2] Imam Ahmedi ka thënë për Abdullah ibn Mubarekun se askush nuk ka më shumë dëshirë të udhëtojë për të kërkuar njohuri se ai. Mësimdhënësit e tij përfshinin Sufjan el-Theuri dhe Ebu Hanife . [4] Ai shkroi Kitab el-Xhihadin, një koleksion të haditheve dhe thënieve të muslimanëve të hershëm në luftë, dhe Kitab el-Zuhd ve el-Rakaik, një libër mbi asketizmin. Ai ishte gjithashtu i njohur për mbrojtjen e kufijve islamikë në kufijtë e Tarsusit dhe el-Masisah, dhe më vonë vdiq në Hit, pranë Eufratit, në vitin 797 të es. [4] [5]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Ibn Hajr, Tahdhib al-Tahdhib (5/386). {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Abu Nu'aym. Ḥilyat al-Awliyā’. fq. v. 11 p. 389. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Abu Nu'aym. Ḥilyat al-Awliyā’. fq. v. 11 p. 390. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b Robson, J. Encyclopaedia of Islam, Second Edition. Brill. fq. Ibn al- Mubārak. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ SALEM, FERYAL E. (2013). ‘ABD ALLĀH B. AL-MUBĀRAK BETWEEN ḤADĪTH, JIHĀD, AND ZUHD: AN EXPRESSION OF EARLY SUNNI IDENTITY IN THE FORMATIVE PERIOD. University of Chicago: Dissertation. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)