Shko te përmbajtja

Abdurrahman Dibra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Abdurrahman Dibra
Ministër i Brendshëm
Në detyrë
30 maj  10 qershor, 1924
Paraprirë ngaShefqet Vërlaci
Pasuar ngaRexhep Shala
Në detyrë
12 shkurt, 1927  10 maj, 1928
Paraprirë ngaMusa Juka
Pasuar ngaKostaq Kotta
Ministër i Financave
Në detyrë
11 janar, 1933  16 tetor, 1935
Paraprirë ngaLame Kareco
Pasuar ngaRrok Gera
Ministër i Arsimit
Në detyrë
16 janar, 1929  5 mars, 1930
Paraprirë ngaXhaferr bej Ypi
Pasuar ngaHilë Mosi
Në detyrë
31 maj, 1938  7 prill, 1939
Paraprirë ngaFaik Shatku
Pasuar ngaPertef Pogoni
Të dhëna vetjake
U lind më1885
Dibra e Madhe, Perandoria Osmane
Vdiq më1961
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
PunësimiPolitikan

Abdurrahman Dibra (Dibër, 1883/1885 - Tiranë, shkurt 1961) ka qenë nëpunës i Perandorisë Osmane dhe ministër i shtetit shqiptar.

U lind më 1883 ose më 1885 në qytetin e Dibrës së Madhe, i biri i Elmaz beut, zyrtar dhe personazh i njohur në sanxhak. Abdurrahmani ndoqi ryzhdijen në vendlindje, idadijen në Manastir dhe shkollimin e lartë në Stamboll në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore "Mülkiye-i-Sehahané" për ekonomi dhe administratë civile, të cilën e përfundoi më 1907. Periudhën e trajnimit e bëri në Vilajetin e Manastirit, ku pas Revolucionit Xhonturk u ngrit në krye të komunitetit dibran për një identitet gegë dhe myslyman kokë për kokë kundrejt nacionalistëve shqiptarë.

Mes 1910 dhe 1916 kreu detyrën e kajmekamit në Nashliç dhe KumanovëVilajetit të Manastirit dhe në Fatih në Stamboll. Prej 1916 dhe deri në periudhën e armëpushimit, shërbeu si inspektor i shërbimit civil. U kthye më 1923 në Shqipëri pasi u thirr nga Ahmet bej Zogolli dhe si i njohur i tij i afërm, u zgjodh deputet në zgjedhjet e atij viti dhe u emërua ministër në qeverinë jetëshkurtër Vrioni para Lëvizjes së qershorit.

Në periudhën e pas Triumfit të Legaliteti ka qenë ministër në gati çdo kabinet qeveritar.

Pas pushtimit italian u internua në Itali,[1] u kthye në Shqipëri vetëm kur më 1943 kur kapitulloi Italia.

Edhe pas mbarimit të Luftës në fundin e vitit 1944, ndonëse Abdurrahmani kishte shërbyer për gati 19-vjet si deputet dhe ministër i Monarkisë së Zogut, komunistët që erdhën në pushtet nuk e trazuan fare atë. Por peripecitë e mëdha për familjen e tijë filluan në pranverën e vitit 1946 kur komunistët arrestuan të birin e tij Qenanin.[2]

U arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg për "agjitacion e propagandë", prej të cilave kreu 8 vjet e gjysmë të dënimit. Ndërroi jetë në Tiranë pranë familjes nga një hemoragji cerebrale.[3]

  1. Özdalga, Elisabeth (2013). Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy (në anglisht). Routledge. fq. 329. ISBN 9781134294732.
  2. Dibra, Urhan (3 mars 2021). "Babai im, ish-nënprefekti i Stambollit dhe ministër në disa kabinete të Zogut". memorie.al (Intervistë). Intervistuar nga Dashnor Kaloçi.
  3. Dibra, Urhan (4 mars 2021). "Vëllanë ma pushkatuan me tetë pjestarë të grupit Bashkimi Demokrat dhe trupat i çuan në breg të lumit". memorie.al (Intervistë).