Abdylaziz et-Tarifi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Quhet Abdulaziz ibn Merzuk et-Tarifi. Ka lindur me datën 7.12.1396 hënor (7.9.1976 diellor).

Sa i përket studimeve universitare, ai diplomoi në jurisprudencë islame në universitetin Imam Muhamed ibn Saud, në qytetin e Rijadit. E sa i përket profesionit, ai ka qenë hulumtues shkencor në Ministrinë e Çështjeve Islame, pastaj u bë drejtor i studimeve dhe kërkimeve në Qendrën e Kërkimeve dhe Studimeve, pastaj u bë studiues islam në po të njëjtën qendër.

Filloi të mësonte përmendësh tekstet islame në moshën 13 vjeçare. Libri i parë që mësoi përmendësh ishte “El-Bejkunijjeh” (libër në shkencën e hadithit). Ai mësoi “Keshf esh-Shubuhat”, “Kitab et-Teuhid”, “Fadl el-Islam”, “el-Mandhumah er-Rahbijjeh” dhe “Bulug el-Meram”, në të njëjtën kohë mësoi qindra vargje të poezisë gjersa ishte 18 vjeç. Më pastaj vazhdoi me mësimin përmendësh të “Sahih el-Buhari”, “Sahih Muslim”, “Sunen Ebi Davud” dhe libra të tjerë të hadithit. Ai gjithashtu mësoi “Menar es-Sebil” dhe “er-Risaleh” (të Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani) në fikhun e Imam Malikut.

Studioi libra të panumërt në lëmin e hadithit, fikhut, usulit, tefsirit, literaturës njashtu librat e fikhut në medh-hebin e Imam Ebu Hanifes, Imam Ahmedit, Imam esh-Shafi’iut dhe Imam Malikut. Ai studioi libra të shumtë të hadithit, duke përfshirë “Sunenin e Bejhekiut”, “Sahihun e Ibn Huzejmes”, “Sahihun e Ibn Hibbanit”, “Musannefin e Ibn Ebi Shejbes”, “Musannefin” e Abdur-Rezzakut dhe “Sunenin e ed-Darekutniut.” Librat e tjerë që studioi janë: “Fetaua Ibn Tejmijjeh”, “Zad el-Mead”, “Tefsir Ibn Kethir”, “Tefsir et-Taberi”, “Tefsir el-Begaui”, “Tefsir ez-Zemahsheri”, “Tefsir eth-Tha’lebi”, “Sireh Ibn Hisham” dhe “el-Mugni.”

Shejhu lexon në një mesatare prej 13-15 orë në ditë dhe mësonte rreth 30-50 hadithe çdo ditë.

Prej mësuesve të shquar të tij[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkëlqesia e tij, dijetari i madh, Abdul-Aziz Ibn Baz, të cilin e shoqëroi rreth katër vite. Shejh Safiurrahman el-Mubarekfuri. Shejh Abdullah ibn Akil Shejh, kryetar i Komitetit të Përhershëm në “Këshillin Gjyqësor.” Abdul-Kerim el-Hudajri, tek i cili ka lexuar librin “El Baith El Hathith” në vitin 1418 h. Shejh Salih Alush-Shejh, tek i cili ka lexuar disa pjesë të librit “Mufredat Garaib El Kuran” të Er Ragib El Asfehani, “Sunen Ebu Davud” në po të njëjtin vit (1418 h). Shejh Muhamed El Burni, tek i cili ka lexuar “Fet’hul Bari.” Shejh Abdurrahman El Berrak, të cilin e shoqëroi disa muaj me librin “El I’tikad” të Bejhekiut. Shejh Muhamed Abdullah es-Sumali. Hasan El Ethjubi, tek i cili ka mësuar sintaksën dhe morfologjinë, etj.

Burimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shejh AbdulAziz Et-Tarifi në Gjuhën Shqipe