Acidi metilmalonik
Acidi metilmalonik është një komponim kimik që bën pjesë në grupin e acideve dikarboksilike. Si strukturë bazike ka acidin malonik që përmban dhe një grup metil. Kripërat e acidit metilmalonik quhen metilmalonate.
Metabolizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Acidi metilmalonik është një nënprodukt i rrugës metabolike të propionatit.[1] Burimet fillestare për këtë janë këto më poshtë, ku secila përmban respektivisht në kllapa, kontributin e përafërt që ka në të gjithë trupin:[2]
- aminoacidet esenciale: metioninë, valinë, treoninë dhe izoleucinë[3] (~ 50%)[2]
- Acidet yndyrore me numër tek karbonesh[3] (~ 30%)[2]
- acidi propionik nga fermentimi bacterial[3] (~ 20%)[2]
- zinxhiri anësor i kolesterolit[3]
- timinë[4]
Derivati i propionatit, propionil-CoA, shndërrohet në D-metilmalonil-CoA nga propionil-CoA karboksilaza, që më pas shndërrohet në L-metilmalonil-CoA nga metilmalonil-CoA epimeraza.[5] Hyrja në ciklin e acidit citrik ndodh përmes shndërrimit të L-metilmalonil-CoA në suksinil-CoA nga L-metilmalonil-CoA mutaza, ku vitamina B12 në formën e adenozilkobalaminë nevojitet si koenzimë.[1] Kjo rrugë metabolike degraduese nga propionil-CoA në suksinil-CoA përfaqëson një nga rrugët anaplerotike më të rëndësishme të ciklit të acidit citrik.[6] Acidi metilmalonik formohet si një nënprodukt i kësaj rruge metabolike kur D-metilmalonil-CoA shpërbashkohet në acid metilmalonik dhe CoA nga D-metilmalonil-CoA hidrolaza.[4][1] Enzima acil-CoA anëtare 3 e familjes sintetazë (ACSF3) nga ana e saj është përgjegjëse për shndërrimin e acidit metilmalonik dhe CoA në metilmalonil-CoA.[7]
Esterazat brenda qelizore janë të afta ta heqin grupin metil (-CH3) nga acidi metilmalonik për të gjeneruar acid malonik.[8]
Rëndësia klinike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mungesa e vitaminës B12
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nivele të larta të acidit metilmalonik mund të tregojë mungesë të vitaminës B12. Testi ka ndjeshmëri të lartë (ata me mungesë vitamine B12 pothuajse gjithmonë kanë nivel të lartë) por jo shumë specifik (edhe ata që nuk kanë mungesë të vitaminës B12 mund të kenë nivel të lartë gjithashtu).[9] Acidi metilmalonik është me nivel të ngritur në 90-98% të pacientëve me mungesë të vitaminës B12. Ka specifitet të ulët përderisa 20-25% e pacientëve me moshë mbi 70 vjeç kanë nivel të lartë të acidit metilmalonik, por 25-33% i tyre nuk kanë mungesë të vitaminës B12. Për këtë arsye, testi i nivelit të acidit metilmalonik nuk rekomandohet zakonisht për të moshuarit.[10]
Sëmundjet metabolike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një tepricë është e lidhur me acidurinë metilmalonike.
Në qoftë se nivele të larta të acidit metilmalonik janë të shoqëruara me nivele të larta të acidit malonik, e cila mund të diktojë sëmundjen metabolike të acidurisë malonike dhe metilmalonike të kombinuar (CMAMMA). Duke llogaritur raportin e acidit malonik ndaj acidit metilmalonik në plazmën e gjakut, CMAMMA mund të dallohet nga aciduria metilmalonike klasike.[11]
Kanceri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për më tepër, grumbullimi në gjak i acidit metilmalonik me kalimin e moshës, në 2020 është lidhur me avancimin e tumorit.[12]
Rritja e tepërt e baktereve në zorrën e hollë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rritja e tepërt e baktereve në zorrën e hollë mund të çojë gjithashtu në nivele të larta të acidit metilmalonik për shkak të konkurrencës së baktereve gjatë procesit të thithjes së vitaminës B12.[13][14] Kjo është e vërtetë si për vitaminën B12 nga ushqimi, ashtu edhe për suplementet orale dhe mund të shmanget me injeksione të vitaminës B12. Nga studimet e rasteve të pacientëve me sindromën e zorrës së shkurtër, është hipotezuar gjithashtu se rritja e tepërt e baktereve intestinale çon në prodhimin e shtuar të acidit propionik, i cili është pararendës i acidit metilmalonik.[15] Është treguar se në këto raste, nivelet e acidit metilmalonik kthehen në normale pas administrimit të metronidazolit.[15][16]
Matja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përqendrimet e acidit metilmalonik në gjak maten me spektrometri e masës kromatografike me gaz ose spektrometri e masës me kromatografi e lëngët, dhe vlerat e pritshme të acidit metilmalonik te njerëzit e shëndetshëm janë midis 73 dhe 271 nmol/L.[17][18]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 Tejero, Joanne; Lazure, Felicia; Gomes, Ana P. (mars 2024). "Methylmalonic acid in aging and disease". Trends in Endocrinology & Metabolism (në anglisht). 35 (3): 188–200. doi:10.1016/j.tem.2023.11.001. ISSN 1043-2760. PMC 10939937. PMID 38030482.
{{cite journal}}: Shiko vlerën e|pmc=(Ndihmë!) - 1 2 3 4 Chandler, R.J.; Venditti, C.P. (shtator 2005). "Genetic and genomic systems to study methylmalonic acidemia". Molecular Genetics and Metabolism (në anglisht). 86 (1–2): 34–43. doi:10.1016/j.ymgme.2005.07.020. PMC 2657357. PMID 16182581.
- 1 2 3 4 Baumgartner MR, Hörster F, Dionisi-Vici C, Haliloglu G, Karall D, Chapman KA, etj. (shtator 2014). "Proposed guidelines for the diagnosis and management of methylmalonic and propionic acidemia". Orphanet Journal of Rare Diseases (në anglisht). 9 (1): 130. doi:10.1186/s13023-014-0130-8. PMC 4180313. PMID 25205257.
- 1 2 Kovachy, Robin J.; Stabler, Sally P.; Allen, Robert H. (1988), "[49] d-methylmalonyl-CoA hydrolase", Methods in Enzymology (në anglisht), Elsevier, vëll. 166, fq. 393–400, doi:10.1016/s0076-6879(88)66051-4, ISBN 978-0-12-182067-1, PMID 3071714
- ↑ Diogo, Rui; Rua, Inês B; Ferreira, Sara; Nogueira, Célia; Pereira, Cristina; Rosmaninho-Salgado, Joana; Diogo, Luísa (2023-10-31). "Methylmalonyl Coenzyme A (CoA) Epimerase Deficiency, an Ultra-Rare Cause of Isolated Methylmalonic Aciduria With Predominant Neurological Features". Cureus (në anglisht). 15 (10). doi:10.7759/cureus.48017. ISSN 2168-8184. PMC 10687495. PMID 38034150.
- ↑ Collado, M. Sol; Armstrong, Allison J.; Olson, Matthew; Hoang, Stephen A.; Day, Nathan; Summar, Marshall; Chapman, Kimberly A.; Reardon, John; Figler, Robert A.; Wamhoff, Brian R. (korrik 2020). "Biochemical and anaplerotic applications of in vitro models of propionic acidemia and methylmalonic acidemia using patient-derived primary hepatocytes". Molecular Genetics and Metabolism (në anglisht). 130 (3): 183–196. doi:10.1016/j.ymgme.2020.05.003. PMC 7337260. PMID 32451238.
- ↑ "ACSF3 gene". Medlineplus (në anglisht). Marrë më 2024-04-15.
- ↑ McLaughlin BA, Nelson D, Silver IA, Erecinska M, Chesselet MF (shtator 1998). "Methylmalonate toxicity in primary neuronal cultures". Neuroscience (në anglisht). 86 (1): 279–290. doi:10.1016/S0306-4522(97)00594-0. PMID 9692761.
- ↑ "Sensitivity and Specificity". Emory University School of Medicine (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2012.
- ↑ "B12 Deficiency and Dizziness". www.dizziness-and-balance.com (në anglisht).
- ↑ de Sain-van der Velden MG, van der Ham M, Jans JJ, Visser G, Prinsen HC, Verhoeven-Duif NM, etj. (2016). "A New Approach for Fast Metabolic Diagnostics in CMAMMA". JIMD Reports (në anglisht). Springer Berlin Heidelberg. 30: 15–22. doi:10.1007/8904_2016_531. ISBN 978-3-662-53680-3. PMC 5110436. PMID 26915364.
- ↑ Gomes AP, Ilter D, Low V, Endress JE, Fernández-García J, Rosenzweig A, etj. (shtator 2020). "Age-induced accumulation of methylmalonic acid promotes tumour progression". Nature (në anglisht). 585 (7824): 283–287. doi:10.1038/s41586-020-2630-0. PMC 7785256. PMID 32814897.
- ↑ Dukowicz, Andrew C.; Lacy, Brian E.; Levine, Gary M. (shkurt 2007). "Small Intestinal Bacterial Overgrowth". Gastroenterology & Hepatology (në anglisht). 3 (2): 112–122. ISSN 1554-7914. PMC 3099351. PMID 21960820.
- ↑ Giannella RA, Broitman SA, Zamcheck N (shkurt 1972). "Competition between bacteria and intrinsic factor for vitamin B 12 : implications for vitamin B 12 malabsorption in intestinal bacterial overgrowth". Gastroenterology (në anglisht). 62 (2): 255–260. doi:10.1016/s0016-5085(72)80177-x. PMID 4629318.
- 1 2 Sentongo TA, Azzam R, Charrow J (prill 2009). "Vitamin B12 status, methylmalonic acidemia, and bacterial overgrowth in short bowel syndrome". Journal of Pediatric Gastroenterology and Nutrition (në anglisht). 48 (4): 495–497. doi:10.1097/MPG.0b013e31817f9e5b. PMID 19322060.
- ↑ Jimenez L, Stamm DA, Depaula B, Duggan CP (janar 2018). "Is Serum Methylmalonic Acid a Reliable Biomarker of Vitamin B12 Status in Children with Short Bowel Syndrome: A Case Series". The Journal of Pediatrics (në anglisht). 192: 259–261. doi:10.1016/j.jpeds.2017.09.024. PMC 6029886. PMID 29129351.
- ↑ The role of poor nutritional status and hyperhomocysteinemia in complicated pregnancy in Syria (PDF) (Tezë) (në anglisht). 2007. doi:10.22028/D291-20838.
- ↑ "Methylmalonic Acid, Serum or Plasma (Vitamin B12 Status)". ltd.aruplab.com (në anglisht).