Kërceni tek përmbajtja

Acidi yndyror

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ky artikull apo seksion është jo i plotë ose me cilësi të dobët. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar!
Ky artikull duhet të përmirësuar në:  Pa referenca, Pa kategori. Nuk ka strukture te mirë, Nuk ka përmbajtje të mjaftueshme --Liridon 16 mars 2011 16:50 (CET)

Acidet e larta yndyrore jane acide karboksilike me vargje te gjata karbonike .Acidet e larta yndyrore janë shumë të rëndësishëm për jete. Ato janë përbërës te yndyrave, rrëshirave natyrore dhe dyllit. Përfitohen me hidrolize te yndyrave. Më te rëndësishmet janë: acidi laurik,miristik,palmitik dhe stearik te ngopura si dhe acidi oleik dhe linoleik te pangopura.

acide yndyrore të ngopura. Ato janë lipide të formuara nga zinxhirë të atomeve të karbonit të bashkuara me lidhje të vetme. Një acid yndyror thuhet se është i ngopur kur nuk ka lidhje të dyfishta në strukturën e tij. Si të gjithë lipidet, acidet yndyrore janë përbërje hidrofobike që treten mirë në tretës jopolarë si eteri, kloroformi dhe benzeni.

Lipidet kanë një rëndësi të madhe biologjike, veçanërisht acidet yndyrore dhe derivatet e tyre, yndyrnat neutrale (trigliceridet), fosfolipidet dhe sterolët. Trigliceridet janë një formë ruajtje e yndyrës, acidet yndyrore të pranishme në yndyrnat natyrore kanë një numër të barabartë të atomeve të karbonit dhe mund të jenë të ngopura ose të pangopura.