Adem Reka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Adem Reka u lind në vitin 1927. Ademi doli partizan dhe ishte në Br. e III-të S. Pas çlirimit të vendit, shkoi vullnetar në ndërtimin e Hekurudhës Durrës-Peqin. Në vitin 1949 fillon punë në Flotën Detare e më vonë në Bigën lundruese. U shqua vazhdimisht për ndërgjegje të lartë, për guxim dhe devotshmëri deri në sakrificë. Ra heroikisht në mbrojtje të pronës së përbashkët, për të shpëtuar Bigën nga valët e tërbuara të detit më 17 nëntor 1966. Për këtë akt u shpall Hero i Punës Socialiste.