Adnan Januzaj
![]() Januzaj gjatë Kupës së Botës 2018 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Adnan Januzaj[1] | ||
Datëlindja | 5 Shkurt 1995 | ||
Vendlindja | Bruksel, Belgjikë | ||
Gjatësia | 1.80 m (5 ft 11 in)[2] | ||
Pozicioni | Anësor Mesfushor Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Skuadra aktuale | Real Sociedad | ||
Numri | 11 | ||
Karriera rinore | |||
2001–2005 | FC Brussels | ||
2005–2011 | Anderlecht | ||
2011–2013 | Manchester United | ||
Senior career* | |||
Vitet | Skuadra | Paraqitjet | (Golat) |
2013–2017 | Manchester United | 50 | (5) |
2015–2016 | → Borussia Dortmund (huazim) | 6 | (0) |
2016–2017 | → Sunderland (huazim) | 25 | (0) |
2017– | Real Sociedad | 54 | (5) |
Kombëtarja‡ | |||
2014– | Belgjika | 12 | (1) |
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 29 shtator 2019 ‡ National team caps and goals correct as of 6 shtator 2019 |
Adnan Abedin Januzaj (lindur më 5 shkurt 1996) është një futbollist profesionist belg i cili luan si anësor për klubin spanjoll Real Sociedad dhe kombëtaren belge.
I lindur dhe i rritur në Bruksel, Januzaj filloi karrierën e tij me Anderlecht përpara se të bashkohej me Manchester United në vitin 2011 në moshën 16 vjeç.
Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Januzaj ka lindur në Bruksel të Belgjikës, ku familja e tij shqiptaro–kosovare emigroi në vitin 1992, kështu që babai i tij Abedin mund të shpëtonte rekrutimit të ushtrisë jugosllave. Babai i tij ishte më i madhi i gjashtë fëmijëve të famijes nga Istogu, Kosovë. Xhaxhallarët e Januzajt, Januz dhe Shemsedin, ishte pjestar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila luftoi për pavarësinë kosovare në Luftën e Kosovës. Familja e mamasë së Januzaj u dëbuan për në Turqi nga autoritetet jugosllave në bazë të një plani për të shtypur nacionalizmin shqiptar. Që nga pavarësia e Kosovës e shpallur në vitin 2008, Januzaj ka vizituar rregullisht familjen e tij të zgjeruar në Kosovë gjatë verës.
Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Anderlecht[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Adnan Januzaj e filloi karrerën e tij profesioniste në vitin 2005, ku Januzaj u transferua nga FC Brussels tek Anderlecht. Drejtuesit e Anderlecht e konsideruan si një nga talentat më të mëdhenj të Anderlechtit. Talenti i Januzaj ra në sytë e drejtuesve të akademisë së Manchester United, të cilët bënë gjithashtu një ofertë për talentin Shqiptar. Adnan Januzaj u transferua tek Manchester United në vitin 2011, pasi Alex Ferguson e dëshironte me çdo kusht në skuadër. Manchester United, falë këmbënguljes së Alex Ferguson pagoi 300.000 € për të marrë talentin Januzaj. Kjo ishte hera e parë që Manchester United pagoi 300.000 € për një talent 16 vjeçar.
Manchester United[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në fund të sezonit 2012–13, tranjeri i Manchester United, Sir Alex Ferguson i dhuroj atij fanellën me numrin 44, megjithatë ai nuk u shfaq në fund të sezonit, edhe pse ishte lojtar rezervë në ndeshjen e fundit të Premier League midis Manchester United dhe West Bromwich Albion që përfundoi me rezultatin 5-5, Januzaj nuk luajti në këtë ndeshje.[3] Januzaj fitoi trofeun "2013 Denzil Haroun Reserve Team Player of the Year" në moshën 18 vjeçare.[4] Ai u bashkua me skuadrën e parë në sezonin 2013–14 për shkak të paraqitjeve fantastike në ndeshjet parasezonale, duke arritur të shënojë edhe një gol. Januzaj gjithashtu ishte i pranishëm në ndeshjen miqësore ku asitoi në golin e vetëm të Manchester United që humbi me rezultatin 1–3 ndaj Seviljes; Januzaj u shpall lojtari i ndeshjes.[5]
Më 11 gusht 2013, Januzaj bëri debutimin e tij për skuadrën e parë në finalen e FA Community Shield kundër Wigan Athletic, ai zëvëndësoi Robin van Persie që shënoi të dy golat në fitoren 2–0. Ky ishte trofeu i parë i tij me klubin.[6] Më 5 tetor, ishte ndeshja e tij e parë si titullar dhe shënoi dy gola për ti dhënë fitoren 2–1 jashtë fushe kundër Sunderland.[7]
Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në Qershor 2013, ish trajneri i Belgjikës U18 dhe U19 Marc Van Geersom deklaroi që Januzaj kishte refuzuar ftesat e kombëtares belge, pasi ai preferon të luaj me Kombëtaren Shqiptare.[8][9]
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi kishte deklaruar se Januzaj ishte një talent i madh, dhe se Federata Shqiptare e Futbollit ishte duke pritur momentin e duhur për të folur me të dhe për ta afruar në kombëtare.[10]
Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kupa e Ligës | Europa | Other[nb 1] | Total | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Manchester United | 2013–14 | 3 | 2 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 5 | 2 |
Total | 3 | 2 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 5 | 2 | |
Karriera në total | 3 | 2 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 5 | 2 |
- ^ Përfshirë kompedicionet e tjera, përfshirë FA Community Shield
Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Redaktuar më 6 shtator 2019[11]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Belgjika | 2014 | 6 | 0 |
2018 | 4 | 1 | |
2019 | 2 | 0 | |
Gjithsej | 12 | 1 |
Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Manchester United
- FA Community Shield (1): 2013
- Manchester United U21
- Barclays Under-21 Premier League: 2013
- Manchester Senior Cup: 2013
- Personale
- Lojtari më i mirë i Akademisë së Manchester United F.C.: 2013
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Barclays Premier League Squad Numbers 2013/14" (në anglisht). Premier League. 16 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2013. Marrë më 17 gusht 2013.
- ^ "Adnan Januzaj" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 12 janar 2014.
- ^ "West Brom 5–5 Manchester United" (në anglisht). BBC Sport. 19 maj 2013. Marrë më 12 gusht 2013.
- ^ Marshall, Adam (15 maj 2013). "Januzaj voted star manUnited". ManUtd.com (në anglisht). Manchester United. Marrë më 15 maj 2013.
- ^ "Manchester United 1–3 Sevilla" (në anglisht). Eurosport. 9 gusht 2013. Marrë më 9 gusht 2013.
- ^ "Community Shield: Man Utd 2–0 Wigan" (në anglisht). BBC Sport. 11 gusht 2013. Marrë më 12 gusht 2013.
- ^ "Manchester United's Adnan Januzaj inspires comeback against Sunderland" (në anglisht). The Guardian. 5 tetor 2013. Marrë më 7 tetor 2013.
- ^ "Van Geersom: Januzaj refuzoi Belgjikën, i ati preferon Shqipërinë" (në anglisht). Gazeta Express. 7 qershor 2013. Marrë më 7 qershor 2013.
- ^ "Januzaj krijgt kans bij Man U" (në holandisht). Sportmagazime. 6 qershor 2013. Marrë më 13 gusht 2013.
- ^ "De Biasi dëshiron Januzajn në kombëtare". RTV21. 12 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 13 gusht 2013.
- ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Adnan Januzaj" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 4 nëntor 2019.
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Adnan Januzaj. |
- Lindje 1995
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë belgë
- Futbollistë me origjinë nga Kosova
- Futbollistë në Manchester United F.C.
- Futbollistë në Borussia Dortmund
- Futbollistë në Sunderland A.F.C.
- Futbollistë në Real Sociedad
- Futbollistë në Premier League
- Futbollistë në Bundesliga
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2018 FIFA Kupën e Botës